Basha mbron qytetarët, Edi Ramës i’a janë djegur kartat! - Bota Sot
Basha mbron qytetarët, Edi Ramës i’a janë djegur kartat!

Opinione

Basha mbron qytetarët, Edi Ramës i’a janë djegur kartat!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:42
Qamil Gjyrezi

Tërmeti apokaliptik i datës 26 Nëntor ka vënë përballë opozitën me Rilindjen ose e shkruar qartë Rilindjen kundër të gjithëve, qytetarëve dhe opozitës!

Tërmeti nxori në dritë “fëtyrën e vërtetë” të një qeverie të korruptuar, që në bashkëpunim 6 vite me oligarkët ka shkaktuar në Shqipëri, tëmete sociale, psikologjike dhe ekonomike!

Tërmeti nxorri në pah korrupsionin dhe informalitetin e një qeverie, e cila përpiqet të bëjë propagandë, me varfërinë, pasigurinë e të gjithëve.  Tërmeti tronditi më shumë sidomos shtresën e pa mbrojtur në Shqipëri, që kanë ndërtuar për të “mbuluar kokën” dhe kanë bërë një dyqan për të mbajtur familjet me kursimet e emigracionit ose punëve të ndershme!

Në këto ditë të vështira opozita po kryen misionin e saj në mbrojtje të qytetarëve!

Opozita po  identifikon  dëmet reale nga tërmeti, duke i mbrojtur interesat e qytetarëve nga qeveria e papërgjegjshme dhe “cakejtë e babëzitur” që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë!

Rilindja bën vetëm propagandë dhe përpiqet të mos japi të dhëna të sakta nga dëmet e tërmetit për të përfituar materialisht dhe për përfitime politike në të ardhmen!

Basha deklaron se nuk jemi në “luftë politike”, nga ana tjetër Edi Rama po bën “korrupsion politik” me fatkeqësinë e njerëzve!

Opozita është në misionin e saj për mbrojtjen e qytetarëve dhe propozon projekte konkrete për identifikimin e dëmeve të bëra që janë me miliona dollar!

Rilindja dhe Edi Rama përpiqen t’ia mbyllin gojën opozitës, gjoja duke e ftuar publikisht për bashkëpunim dhe të cenzurojnë median e lirë, për të mos krijuar panik!?

Rilindja e krijon vetë panikun me paaftësinë e saj për të menaxhuar këtë situatë dramatike, kur nuk është në gjendje dhe nuk ka institucione të pregatitura të mbrojur qytetarët në këto situata!

Rilindja harxhon para me miliona për të rregulluar zyrat e saja, duke i bërë paratë “rrush e kumbulla”, dhe nuk është në gjendje të blejë dhe trajnojë “qenj” të specializuar për këto gjëndje të jashtëzakonshme.

“Sataku” qeni i specializuar nga Kosova, shpëtoi jetë njerëzish  nga pasojat e tërmetit!

Edi Ramës i’a janë djegur kartat në këto 6 vite. Në Shqipëri tërmeti nxori në pah si në “dritën e diellit” plagët e korrupsionit 6 vjecar të Rilindjes!

Nuk ka tërmet që e “shpëton” Edi Ramën, për t’i dhënë shanse për fitore elektorale në të ardhmen!

Rilindja duhet të gjindet afër të gjithëve dhe të bëjë mirë analizën e dëmeve të tërmetit, mbasi për këtë mision është votuar nga qytetarët të cilët janë sot në “qiell të hapur” dhe presin edhe ndihmën e opozitës shqiptare, e cila po e kryen më së miri misionin e saj historik!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat