Lëvizjet internacionale, nuk kanë zgjidhur kurrë çështje nacionale!

Opinione

Lëvizjet internacionale, nuk kanë zgjidhur kurrë çështje nacionale!

Nga: Hisen Berisha Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:16
Hisen Berisha

Pritjet e sinqerta qytetare dhe ato hileqare të publicistëve fanatik e mediave subjektive apo naive, ishin se këto dite do të jenë vendimtare për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit, dolën hiç.

Si njohës i rrjedhave historike dhe momenteve të veçanta që po ri përsëriten në një dimension identik vetëm se në rrethana më të avancuara por motive të njëjta, mendova se kjo do të ndodhte brenda kësaj jave, jo pse jam luhatur nga vlerësimi im se këto zgjedhje dhe rezultati i tyre nuk do të sjellin stabilitet apo funksionalitet institucional, por meqë koincidonte me një ngjarje dhe date me rendësi dhe peshë nga historia e kaluar apo e shekullit të kaluar të bërjes së Shqipërisë.

Pra, në ditën e sotme të vitit1921, pra 98 vite më parë Hasan Prishtina kompletoi kabineti e tij qeverisës në frymë demokratike. Edhe pse pati jetë të shkurtër, e la një gjurmë të pa shlyeshme në historinë tonë kombëtare. I preokupuar dhe i gatshëm të mbështesim krijimin e institucioneve pas zgjedhore të vendit, përkundër identifikimit të shumë pandershmërisë në ndërveprueshmërinë politike të dy subjekteve që po negociojnë, në ndër dijen time heshturazi dëshirova që të jetë edhe ky Dhjetor, një refleksion i madhështisë së Dhjetorit 1921, të Hasan Prishtinës, dhe Liderët që dolën si Parti të para, të dalin mbi interesat e ngushta ideologjike e partiake dhe të pandikuar nga forcat e dekadencës dhe errësirës që nuk e durojnë prosperitetin tonë dhe luftojnë të degradojnë interesat kombëtare.
E kjo situatë dëshpëruese po më bën të mendoj, edhe pse nuk dëshiroj, se internacionalja socialiste si dhe vetëqeverisja socialiste, që për emërues të përbashkët e kanë ideologjinë komuniste, as nuk po arrijnë të ndajnë kulaçin e pushtetit, për të udhëhequr me shtetin në të cilin se kanë asnjë kredi të sakrificave sublime të shumë brezave që u flijuan për lirinë që Ne sot e gëzojmë, as e kanë kurajën qytetare të tejkalojnë vetveten në interes të pritjeve qytetare ndaj tyre dhe të Kosovës.

Kjo situatë e forcon edhe më shumë bindjen time se Kosova ka nevojë që një subjekt politik, që ka kredi në historinë e shtet bërjes së Kosovës, të fitoj mbi 50% të votave dhe të ketë shumicën e theksuar parlamentare për të prodhuar stabilitet shumëdimensional në Kosovë. Përndryshe po mbetet e qëlluar vërejta e ish-Ambasadorës amerikane, që shkoj nga misioni me plagë në trupë (parakrah) në mbrojtje të institucioneve dhe vlerave të demokracisë në , se “këto koalicione jo normale nuk sjellin asgjë të mire dhe vetëm sa do e gjenerojnë krizën”. Ndaj duhet të ketë fitues të zgjedhjeve e jo parti të parë, që edhe më tej po na mbajnë në rrethin viciozë të krizave dhe jo stabilitetit politik që afekton të gjitha aspekteve shtetrore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat