Institucioni i përgjegjësisë si kusht i stabilitetit të qëndrueshëm në vend

Opinione

Institucioni i përgjegjësisë si kusht i stabilitetit të qëndrueshëm në vend

Nga: Hisen Berisha Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:44
Hisen Berisha

Nga testimi i dijeve të nxënësve kosovarë po rezulton se për 20 vite në kemi aplikuar metodologji të gabuar në mësimdhënie dhe për pasoj kemi dështuar edhe në mësim nxënie.

Pas testimit të dytë në PISA, që tregoi dështimin e sistemit arsimor të Kosovës përmes “viktimave” të këtij sistemi e që janë nxënësit/fëmijët tanë, e ardhmja e Kosovës dhe e popullit të saj, kuptuam se i tërë sistemi arsimor dhe ata që krijuan politikat arsimore dhe standardet e mësimdhënies kanë bërë punë të gabuar apo kanë prodhuar politika arsimore që na kanë sjellë para dështimit si shtet dhe komunitet.

Po ashtu, duhet të i kujtojmë këtu milionat e investuara në trajnimin dhe përgatitjen e qindra e mijëra mësimdhënësve të të gjitha kategorive dhe të gjitha niveleve akademike, për standardet e reja të aplikimit të mësimdhënies.
Sprova testuese PISA, na dha të kuptojmë se kemi pasur një qasje të gabuar në metodologjinë e të ligjëruarit, mësimdhënies, mësim nxënies, vlerësimit të dijeve, e për më keq edhe të kuptuarit e këtij misioni të shenjt dhe shumë fisnik brenda një komuniteti e vendi.
Pra , duke e keqkuptuar misionin pedagogjik, metodik, didaktik, andragogjik dhe të transmetimit të dijeve edhe ashtu të varfëra nga vetja te nxënësit, e duke pritur që ata këto dije të deformuara e të varfëra ti mbajnë përmendësh dhe ti konceptojnë si metoda për përgatitje jetësore, kemi bërë krimin e pafalshëm ndaj nxënësve dhe studentëve për 20 vite rresht.

Pra, sipas ekspertit të vonuar për 20 vite z. Rexhaj, (për të cilin kam një vlerësim specifik) “mësimdhënësi në cilin do nivel akademik shkollor, nuk duhet të provoj të transferoj dijet e veta tek nxënësi, që pastaj të testoj mbajtjen në mend të këtyre dijeve por, e teston përgatitjen për jete dhe përdorimin e dijeve të fituara shkollore, në jetën e vet nxënësi. Pra jo doemos dijet faktike por nxjerrja e informacioneve relevante për një situatë të caktuar për zgjidhjen e një problem të caktuar”. Nga kjo, në sistemin arsimor imponohet nevoja e ndryshimit të qasjes së arsimtarit ndaj nxënësit, se është nxënësi ai që duhet të jet në qendër të vëmendjes e jo mësimdhënësi. Të përpiqemi pra, që fëmijët të jenë vetë më hulumtues.

Qasja se mësimdhënësi transferon dije të nxënësi është qasje e gabuar sepse ti shikon a ka mbajt mend a jo. Shkolla e mësimdhënësi nuk e k ka detyre të transferoj dije por e kanë për detyre që të ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë dijet e veta në mënyrë që të përgatiten për jetë.

Tani çështja shtrohet se si duhet vepruar ndaj atyre që na sollën deri në këtë pikë. A do ti “eliminojmë” fizikisht apo profesionalisht mësimdhënësit, apo ti paralizojmë juridikisht ministrat, qeveritë, parlamentet dhe institucionet tjera përgjegjëse që prodhuan politika arsimore tash e 20 vite?!

Apo do të reagojmë më doktrinën e “Komplotit të Heshtjes”, siç kemi bërë përballë shumë situatave kriminalizuese të segmenteve të ndryshme shtetërorë në këtë vend siç, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, planifikimi hapësinorë, sistemi i sigurisë etj. Që po të kishte një PISA vlerësim do të dëshpëronim edhe armiqtë me agresiv të vendit tonë.

Po ta shohim shkatërrimin e sistemit arsimorë dhe provimin e një populli nga dijet e mirëfillta, për të qenë të aftë për tu zhvilluar në jetë, në prizmin e krimit politik dhe juridik, kjo vepër rreshtohet në Gjenocid. Pra, gjenocidi si metodologji lufte për zhdukje sistematike e qenies së një komuniteti, ku me theks konsiderohet i ndjeshëm arsimi.

Nisur nga kjo, a duhen paralizuar pushtet bartësit, polit bërësit me theks në sistemin arsimorë të improvizuar të Kosovës?

Një mikut tim nëse mund ta quaj, para se të integrohej në politikë i pata sugjeruar, meqë i ofrohej fusha e arsimit që të bënte përpjekje që në Kosovën e pasluftës të aplikohej sistemi arsimorë finlandez, meqë të njëjtën gjë e kishin bërë edhe gjermanët dhe thuaja të gjitha shtet e zhvilluara perëndimore. Por, nuk ndodhi ajo.

Ndodhi që sistemi ynë mësimor të prodhoj “fabrika diplomash” që në raportin vjetor të ndërkombëtar 2015, thuhej në anglisht “shumë diploma pak dije” apo “analfabet me diploma”.

Ndërtuam sistem arsimor baqëlloresh me dhe pa fakultet, mastergjishë e doktorësh , veteran të betejës së Pollogut si temë e titujve akademik.

Pra çështja shkon më tutje se, a duhet tani të veprojmë njëjtë edhe me të gjitha segmentet tjera të shtetit që janë po ashtu një improvizim, e që si i tillë rezulton të jetë i terë shteti dhe sistemi shtetëror në të. Pra, vet Republika e Kosovës apo KOSOVO*.
Pra deri ku duhet të shtrihet gama e penalizmit?

Por, pyetja që merr përgjigjen më tragjike është se, kush i bartë pasojat nga tërë ky krim i përsëritur për 20 vite? E kjo dihet tashmë, Populli i Kosovës & Shteti i Kosovës në inkubator.

Prandaj duhet që në Kosovë të ngritët institucioni i përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës. Po ashtu, duhet të kemi Ligjin e dekriminalizimit të institucioneve; Ligjin e lustracionit; dhe institucionin “USKOK” që në Kroaci nuk kurseu as kryeministrin Sanader dhe as Heroin Gjeneral Gotovina. Ky është shembulli për tu ndjekur!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat