Jo negociata Xhelal, Vetëvendosje! - Bota Sot
Jo negociata Xhelal, Vetëvendosje!

Opinione

Jo negociata Xhelal, Vetëvendosje!

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:11
Xhelal Svçela

Xhelal Svçela bëri gabimin më të madh kur dje u ul në një tavolinë për të pirë kafe me të ashtuquajturin shef i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Ai gjithashtu ishte mohues i masakrës së Reçakut.

Në tavolinë nuk ishte vetëm Xhelal Sveçla, mirëpo edhe Arban Abrashi i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së, por, për këta të dy nuk është ndonjë befasi pasi kemi parë edhe më herët zyrtarë dhe liderë të këtyre dy partive duke u takuar me zyrtarë serb.

Befasi ishte Xhelal Sveçla, zyrtar i Vetëvendosjes, parti kjo që u rrit dhe shkoi në maje e madje edhe fitoi zgjedhjet nën kauzat se nuk duhet ulur në tavolinë me serbët, pra “Jo negociata, Vetëvendosje”. Gjithashtu kjo parti u ngrit nën parullat se partitë tjera po e rrezikojnë Kosovën duke u takuar me zyrtarë e liderë serbë.

Xhelal Sveçla i zhgënjeu të gjithë përkrahësit e Vetëvendosjes, ndonëse besimi në liderin Albin Kurti, nuk ka lëvizur.

Deri Sveçla mundohej mbrëmë të arsyetohej për takimin, ai më mirë do të ishte të kërkonte falje për atë takim. Le që kjo nuk ndodhi, mirëpo tha publikisht dhe personalisht se ai nuk iu ikë tryezave ku bisedohet për Kosovën, që kësaj të fundit të mos i bëhet dëm, si në rastin e partive paraprake që ishin në pushtet.

Mirëpo kjo është e gabuar Xhelal!

Nuk mund të kesh bisedë në të mirën e Kosovës me një njeri që nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe e mohon masakrën e Reçakut.

Fakti që je pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është arsyeja që ky veprim po kritikohet nga të gjithë. Po të ishte pjesë e ndonjë partie tjetër, kjo do të ishte normale.

Nuk mund të jesh pjesë e Vetëvendosjes dhe të bisedosh me Gjuriqin. Nuk e ke pasur as detyrim e as obligim që të ulesh në tavolinë me Gjuriqin.

Nuk je ti Albin Kurti që bisedosh me Vuçiqin në Bruksel. Kurti e ka obligim dhe detyrim, ndërsa ti jo.

Krejt çka mbetet është të kërkosh falje, Xhelal, pasi nuk e ke mundësinë të dorëhiqesh pasi nuk u rizgjedhe deputet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat