Kosova ka ra në hall

Opinione

Kosova ka ra në hall

Nga: Xhemaledin SALIHU Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:16
Xhemaledin SALIHU

Pas zgjedhjeve të 6 qershorit nuk po ndodh kompromisi dhe bërja e qeverisë LVV-LDK, e dëshiruar nga populli shqiptar i Kosovës.

Si duket në këtë mes të kompromisit po ndërhyjnë forca të ndryshme dashakeqe që nuk ia dojnë të mirën Kosovës, përkundër vullnetit të mirë të shteteve të mëdha europiane dhe Amerikës që të ndodh bërja e kësaj qeverisjeje.

Në mjetet e informimit kemi lajme të ndryshme, jo fajtore LDK, jo LVV fajtore, por bërja e qeverisë sipas verdiktit të sovranit nuk po ndodh.

Ajo që po më shqetëson është se e vjetra/jo mosha/ po ladron, po sillet sikur në bahçe të babës së vet, me punësime partiake, me të tjera.

Andaj ka nevojë që LVV dhe LDK të ulen dhe të gjejnë të përbashkten dhe më të miren për Kosovën dhe ta formojnë qeverinë. Përndryshe PAN-i po heshtë, por janë gati ta marrin edhe një qeverisje.

Mendimi im i lirë është që LVV dhe LDK mos të zihen aq për Presidentin, por të merren vesh, për mua një zgjidhje fatlume për Kosoven do t'ishte e mundur që Albini të marrë Kryeministrinë, ndërsa Vjosa Osmani ta marrë Presidencen, për çka do të bënte jehonë të madhe në botë, President-femër dhe për shumë arsye të tjera profesionale, apo nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, atëherë, Albini ta marrë Presidencën, ndërsa Vjosa ta marrë Kryeministrinë.

Në një postim të mëhershëm pata shpreh mendimin tim që Albini të jetë President, ndërsa Abdullah Hoti-Kryeministër.

Në këtë marrëveshje duhet të përfshihet edhe Akademik Kujtim Shala, ndoshta kryetar Kuvendi, sepse ka respekt nga të gjitha partitë politike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat