A duhet që Kosova ta pranojë Vuçiqin si bashkëbisedues rreth marrëveshjës Kosovë-Serbi pas këtyre deklaratave skandaloze?!

Opinione

A duhet që Kosova ta pranojë Vuçiqin si bashkëbisedues rreth marrëveshjës Kosovë-Serbi pas këtyre deklaratave skandaloze?!

Nga: Hafiz Shala Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 19:46
Hafiz Shala

Tani shtrohet pyetja e thjeshtë së, si mundë që në mënyrë të qetë dhë pa reagime të futët përfaqësuesi i  Listës serbe në Qeverinë e re të Republikëssë Kosovës  kur ata dirigjohen dhë udhëhiqen  nga Vuqiqi, President I nji shteti tjetër I cili brutalishtë ndërhynë dhë e pengonë nji shtet tjetër më të cilin pretendonë të arrijë marrëveshje për paqë, tëcilët, nuk e njohin Republikën e Kosovës, nuk e pranojnë flamurin dhe himnin më fiskëllim sikur që e pranuam pa deshirë I cili I ngjanë sikur bariu kur ju fishkëllonë deleve.

Dhë, Kosova për hirë të paqës dhë marrëdhenieve të mira fqinjësore, më Planin e Marty Athisarit bëri konqesione në fomen e diskriminimit pozitiv.

Përderisa Serbia e kushtëzonë Kosovën për ti vazhduar bisedimet si kushtë hjekja e   taksës 100% gjoja për dëmtimin e interesave ekonomike, si mundë Kosova ta tejkalojë mohimin e gjenocidit nga Serbia gjithandej Kosovës duke e përfshirë Raqakun që e tronditi botën si vazhdimësi e marakrave në Drenicë dhë likuidimin e familjës heroike të Jasharajve si krenari të kombit, e ne, nuk ja paraqesim kushtë Serbisë së bashkbisedimi më Vuqiqin është e njejtë sikur ta ngjallin Millosheviqin e të bisedojmë më te.

Bota civilizuese demokratike dhë humane, nuk mundë dhë nuk duhet të kalojë mbi këtë presedent i cili nuk jep kurfar garancioni së përfaqësuesit shtetëror serb janë serioz dhë të përkushtuar që të arrihet paqë në mes të këtyre dy popujve më nji histori të gjatë më shekuj në konflikt gjithmonë të inicuar dhë shkaktuar nga Serbia.

Nese bota demokratike dhë fuqitë ushtarako politiko ekonomike nuk ja ndalin turrin Serbisë e xitur dhë e përkrahur nga Rusia, paqë, stabilitet dhë marrëdhënie fqinjësore normale nuk do të ketë sikur së nuk po mundë të arrihet marrëveshje paqësore në mes të Izraelit dhë Palestinës.

Izraeli është shtet mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por, veprimet e Izraelit janë të njejta ndaj veprimeve të shtetit serb ndaj Kosovës.

Pa kthimin e Izraelit në kufijtë të viti 1967, paqë në këtë pjesë nuk do të ketë. Ndertimi i banesave në rripin e Gazës dhë mosnjohja e asajë pjese si tokë palestineze, është arrogancë dhë sjellje qellimkeqe ndaj popullit Palestinez.

Në këtë kontekstë, asesi nuk mundë të pranohen aktët teroriste të sponzoruaranga Irani icili zyrtarishtë është deklaruar së deshironë që Izraelin ta zhduk nga  harta e botës si popull dhë si shtet.

Ne, si shtet dhë si popull, nuk jemi ma në gjendje të pranojmë konqesione rreth pozitës nenqmuese në harten politike botërore e aq ma pak evropiane.

Evropa, nga frika por edhe nga përqarjet brenda Uninoit Evropian, dikush pro Rusie dikush kundër, duke e ledhatue e ledhatue Serbinë, disa nga këto shtete gjoja që ta mbajnë si pjesë tëEvropës, po tregohet si shumë jo produktive por ajo që është më e keqja, fakturën po e paguan populli dhë shteti i Kosovës. Deri kur?.

Loja johumane dhë jonjerzore e Evropës ndaj popullit të Kosovës më lojrat të pista gjoja plotësimin e kushteve për t’u bërë pjesë e sajë duke i ndërruar ato, është përtejë qdo rregulle dhë veprimi njerzor.

Edijmë dhë e pranojmë së korrupcioni është enormë dhë zgjedhjet e fundit e dhanë vërdiktin e vetë për ndryshim i cili më shpresë së do të vijë, edhe në shtetë tjera të cilat pretendojnë të bëhen pjesë e Evropës, sadopak nuk janë në gjendje ma të favorshme.

Por, Kosovës disi për ta disciplinue  para bisedimeve më Serbinë, po përdorët si nji llojë shantazhimi përmes  taktikave  dhë praktikave  të cilat Qeveria e re, nuk mundë e as nuk duhet ti pranojë.

Supërfuqitë dhë njiherit numri i madhë i tyre edhe miq tanë, definitivishtë dhë pa  kurfar politizimeshe, duhët gjërat ti thojnë më ëmër e mbiemër. Kjo është e vetmja mënyrë për të ardhur të paqja e qendrueshme.

Nuk mundë ti pajtoshë dy popuj pa jau thanë troq së kush është agresor e kush viktimë. Nuk mundë të futën në nji thesë sepse, karakterizimi i apo barazimi i tyre,  viktimës dhë agresorit, inkurajonë agresorin dhë shkaktarin e gjenocidit mbi nji populli të tërë dhë ja rritë apetitin për të vazhduar më politika e sajë të deritanishme ekspanzioniste siq është rasti eklatant më fqiun tonë Serbinë.

Edhe ne si shtet, duhët ta pranojmë së edhe udhëheqja e jonë e deritanishme, më theks të veqant Presidenti më partinë e tijë, ishte në anën e armikut dhë agresorit i cili i ndihmojë për të ja shtuar apetitin e zgjërimit përmes gllabërimit të pjesve të Kosovës duke e sigurue së për ndarje dhë korigjim kufijsh e ka përkrahjen e popullit dhë të spektrit politik.Ishte gënjeshtër, mashtrim dhë në fundë tradhëti ndaj atdheut për qka ishte deshtë të niset iniciativa për shkarkimin e tijë më ngarkime ma të rënda së ato për të cilat po akuzaohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikës Donald Trump.

Nji pjesë të përgjegjësië për këte, e bajmë edhe  ne vetë sepse, nuk ishim këmbëngulës në këto veprime për hirë të interesave karieriste të atyre që i bënë pazaret dhë u vërsulën në jurish posteve shtetërore pa meritë e pa përkrahje reale përposë atyre brendapartiake më numër të pamjaftueshem të deputetve në  Parlament.

Kombinatorikat absurde për ta mbajtur gjallë më zor koalicionin në dëmë të shteti, e sollën Kosovën në ketë gjendje e silla sillët rreth “mullarit “të vetë siq thotë populi ku në fundë duhet  të ja drejtojë  gishtin vetës para së të tjerve.

Është rrezik që, bisedimet të mos(po)zhvillohen në mës të fituesve në zgjedhjet e fundit për ta formue Qeverinë, po frikohem së po na kanoset më nji situatë të njejtë nga qeveritë paraprake artificiale, përderisa kjo e fundit të cilën e propozojë sovrani, është në kushte shumë ma të favorshme për hirë të besimit sepse i ka mbi 50% të votave.

E keqja e madhe është së, nuk po gjejnë konsenzus ( deri në këtë moment) për ti ndarë postet. Turjela ka hasë tëk posti i Presidenti i cili nuk ishte deshtë që të paraqitet si problem në arritjen e marrëveshjës për  bashkëqeverisje.

Vetëvendosje si e para sipas Kushtetutës, duhët të lëshojë pë pasi që në të vërtetë nuk është edhe kurfar lëshimi që LDK-së ti sigurojë së do ta votojë përfaqesuesin e tyre për President kur të krijohen kushtët.

Pra, zoti Kurti, duhet ta ftojë ziotin Isa Mustafa që të ja sigurojë punën e Presidentit dhë ta formojnë Qeverinë menjihere.

Duke u nisur rreth ngjarjeve politike në harten ndërkombëtare që mundë tësjellin ndryshime të cilat edhe nuk po shkojnë në favor të Kosovës, pritja për formimin e Qeverisë, konstituimin e Parlamentidhë organeve tjera, janë ma së imidiate së qdo gjë tjetër. Vonest do të jenë më pasoja shumë të mëdha për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat