Po i rrëshqet dheu nën këmbë, Vetëvendosjes! - Bota Sot
Po i rrëshqet dheu nën këmbë, Vetëvendosjes!

Opinione

Po i rrëshqet dheu nën këmbë, Vetëvendosjes!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 23:02
Fatmir Bajraj

"Patatja" e nxehtë i ka mbetë n'dorë Levizjes, dhe tani e pavendosur se çfarë t'bëjë me të.

Nëse Levizja Vetëvendosje, s'di apo s'do, le t'i lëshoj poziten e Kryeministrit, Dr Vjosa Osmanit.

Koha po ikën, dhe Vetëvendosje po tregohet e ngathtë në tagrin e formimit të Institucioneve të dala nga vullneti i Sovranit me 6 tetor 2019.
Rezultati i barabartë me LDK-në, 28 : 28, sikur i'a ka lidhë të dy këmbët Levizjës, e cila s'di dhe s'do ta ndajë "kulaqin" e pushtetit edhe ashtu të balansuar nga vullneti i qytetarëve të vendit, i shprehur në zgjedhjet parlamantare të 6 tetorit 2019.
Pritjet dhe premtimet e mëdha e megalomane, elektoratit në njërën anë, dhe presioni negativ publik i mediave të kapura nga krimi, e bëjnë Lëvizjen Vetëvendosje, jo-elokunete dhe jo-kreative në eksplorimin e mundësive dhe zgjidhjeve që qojnë në lidhjën e koalicionit të premtuar qeverisës me LDK-në.
Naracioni : " I fituam zgjedhjet" dhe pushtetin e ndajmë ashtu siq duamë dhe deshirojmë, duke rezervuar për vete, ato që i kishim synuar & premtuar dhe LDK-ja duhet të knaqet dhe mjaftohet me pushtetin "dhuratë" nga "fituesi", sikur nuk u pinë ujë, dhe me gjasë do u kthehet bumerang.

Topi të Levizja, e Levizja s'levizë...!

Oferta e LDK-së për Levizjen, si partner serioz dhe e sinqertë, ose duhej t'gjejë aprovimin e Lëvizjës Vetëvendosje, ose duhej t'kerkonte ndërrimin e pozicioneve dhe t'përzgjidhte opcionin e deshiruar për vete duke i lënë hisën tjetër partnerit, alias LDK-së, dhe të zh'bllokohej ngerqi i lidhur dhe mbajtur peng nga egotë e Lveizjes Vetëvendosje për pushtet absolut përkunder mbeshtetjes së Sovranit me rreth 1/4-tën e votes popullore...!

LDK-ja , popullore, Levizja, populiste !

LDK-ja, historikisht dhe tradicionalisht ka ndarë & dhuruar partnerëve n'tavolinë pushtetin e dhënë nga zani i Sovranit, duke marrë përsipër riskun e humbjës së mbeshtetjes & besimit popullor, me vendime aspak popullore, për hirë të interesit nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës.
Dhe kjo i ka kushtuar LDK-së, por kombi dhe atdheu përfituan, pamedyshje.
Për hirë të interesit nacional-shtetëror të Kosovës, mese dy herë, edhe pse kishte fituar zgjedhjet parlamentare në mbi 45 %, pozitën e Kryemnistrit i kishte lëshuar ish opozitës minore ; Bajram Rexhepit PDK, dhe Ramush Haradinaj AAK, duke rezervuar për vete postin e Presidentit të Kosovës, post të cilin ushtroj sa ishte gjallë, Presidenti historik Rugova.
Kompromisi ma i madh dhe ma i natyrshëm i LDK-së, bërë Levizjes Vetëvendosje, është : Mbajë këto, dhe i marrë ato, dhe në të kundërtën ; mdrrojmë hisen e pushtetit.
Lëvizja nuk sjellë ofertë të cilen i ofronë LDK-së, dhe për të cilën do ishte e gatshme t'i thot LDK-së ; Merre, ose e marr unë, përkundrazi ;
Levizjes , secila nga pjesët e "kulaqit", i duket e madhe për LDK-në, dhe e vogel për vete, absurd !

LDK-ja nuk mund të knaqë egotë dhe apetitet populiste të Levizjes, duke i'a lëshuar gjithë pushtetin dhe duke u kthye në makineri votuese të një partneri jo-serioz dhe jo-t'sinqert, dhe duke rrezikuar të dëmtojë rëndë fatet e kombit & atdheut.

Levizja e pa aftë dhe pa dënjë që të gjeneroj zgjidhje kreative dhe n'përputhje me vullnetin e lirë të qytetarëve të shprehur n'kutitë e votimit, vullnet ky, i cili është i barabartë më atë që mori edhe LDK-ja.
Lëvizja peng i ambicjes se Albinit të bëhet Kryeministër, edhe pse kandidati i Levizjes deri me tani, nuk ka drejtuar e menagjuar asnjë pushtet, përveq atij në opozitë dhe i cili lë shije të hidhur në praktiken parlamentare dhe jashtë-parlamentare në Republikën e Kosovës
Albin Kurti, nihilist, defetist dhe mohues i gjithëqkaje dhe n't'githa fazat e procesit, që nga çlirimi, pavarësimi dhe shtetbërja...!

Lëvizja e Albin Kurtit, po e djegë mandatin që i dha Sovrani për të formuar koalicion qeverisës me LDK-në e akademik Isa Mustafës, dhe po i hapë rrugë obstruksioneve dhe makinacioneve perfide, presidentit Hashim Thaqi, i cili ka n'diskrecionin e tij, dekretimin e konstituimit të Kuvendit dhe nominimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
- N'dukje, por fitohet edhe përshtypja se Levizja, ma me deshirë e djegë mundësinë e formimit të institucioneve, se sa t'a ndaj pushtetin me LDK-në e akademik Isa Mustafës, përformimi i sëcilës, do linte n'hije Levizjën, e cila dorën në zemër ; nuk ka potencial dhe as kapacitete profesionale për të qeverisë në nivel qendror.
Ajo, mori votën e deshprimit, thyrjes dhe deprimimit qytetarë nga keq-qeverisja e PAN-it dhe PDK-së PRONTO-iste, por t'njëjtën nuk po deshmohet e aftë t'a përkthej në shpresë dhe besim duke ndarë pushtetin me partnerin dhe shty tutje proceset imediate që po presin vendin.
LDK-ja, para se t'shkoj në opozitë, duhet t'ia bëjë Lëvizjes edhe ofertën që t'kerkohet mandatari për formimin e Qeverisë nga LDK-ja, alias Dr.Vjosa Osmani, ku LVV-ja do merrte pushtetin e balansuar si partnere koalicioni.
Zgjidhja ma e keqe, dhe biles e kobshme do ishte, kur Presidenti Thaqi me diskrecion do caktonte PAN-in për formimin e institucioneve pas deshtimi të Lëvizjes së Albin Kurtit.

- Një gjë është e sigurt, vendi shkonë në zgjedhje t'reja, vetëm nese është në inters të PAN-it dhe presidentit Thaqi.

- Mos t'harrohet ; LDK & LVV, kan 57 ulëse n'Parlament, dhe pjesa tjetër 63.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat