Ekzekutivi i ardhshëm dhe disa nga sfidat që mund ta presin - Bota Sot
Ekzekutivi i ardhshëm dhe disa nga sfidat që mund ta presin

Opinione

Ekzekutivi i ardhshëm dhe disa nga sfidat që mund ta presin

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:34
Prof. Dr. Riza Smaka

Në rrethana sado normale , brënda disa ditësh mund të pritet konstitutimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë .

Qeverinë që do të zgjedhej e presin shumë  punë serioze të paprekura dot, të  nisura e të kryera  aramara, të nisura e të   kryera pjesërisht !

Qeveria në  shkuarje virtuelisht dot nuk e ka pasë nisur procedurën për  llogaridhënien e parave të mbledhura  në Fondin Vendlidja Thrret dhe në Fondin 3% të destinuara për  Çështjen e Kosovës gjatë viteve kritike 1989- 1999 e veçanërisht gjatë periudhës 1997-99 as për përgjegjësinë  juridike  të jo pak  personave zyrtarë që  ka kanë toleruar  ndërtime ilegale të shumë  godinave e objekteve    banesore e afariste me të cilat , nder tjera ,  në shpërfillje të   parametrave e normave urbanistike , janë  bërë transakcione  korruptive dhe është ngulfatur   ambienti  jetësor ! Poashtu  ai ekzekutiv nuk ka bbërë çfarë ka mund të bënte dhe  çfarë  ka qenë dashtë të bënte në konfiskime të aseteve e pasurive të  fituara ilegalisht!

U muar vesh se Qeveria që pritet  të  zgjedhet do të këtë  shumë  punë serioze për të kryer , në radhë të parë , amendimin e  Kushtetutës, miratimin e Ligjit për Origjinën e Pasurisë, Ligjit për Zgjedhjet, Ligjit për Studimet Shkencore dhe për Studimet Profesionale, Ligjit për Gjykatën Administrative, Ligjit për Përgjegjësinë Morale, Objektive e Politike dhe të një vargut të akteve juridike të përgjithshme  të reja përkatësisht për plotësimin e përmirësimin e akteve të tilla në aplikim.

Vetëm “ Dura Lex Sed Lex” nëpërmjet  miratimit të akteve juridike të përgjithshme konform me Kushtetutën dhe aplikimit konsekuent të të njëjtave mund të  arrihet luftim serioz , efikas e eficient i të gjitha formave të korrupsionit.

Këtë objektiv, me bazë ,mund të pritet të realizonte Qeveria e administrauar nga z. Kurti për aq sa partneri në koalicion do të ishte i përkushtuardhe kooperativ!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat