Pse Aleksandar Vuçiç e mohon masakrën në Reçak, dhe çka fshihet pas idesë së tij nazi-fashiste..!?

Opinione

Pse Aleksandar Vuçiç e mohon masakrën në Reçak, dhe çka fshihet pas idesë së tij nazi-fashiste..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 12:20
Rexhep Elezaj

Vrojtues dhe historianë të shumtë evropianë që e kanë njohur mirë politikë-bërjen shtetërore, nacionale, kishtare, strategjinë diplomatike si dhe bazat ideologjike mbi të cilat mbretëritë dhe regjimet serbe i kanë ndërtuar dhe zbatuar programet e tyre nacionale, që nga koha e ardhjes së tyre në Ballkan në fillim të shekullit të -VII-të e deri më sot, pajtohen me faktin, se sllavët e jugut janë vendosur në Siujdhesën ballkanike përmes luftërave pushtuese, grabitjes së tokave të huaja dhe gjenocideve, duke u zgjeruar, sidomos mbi territoret e Iliro-dardane!

Të njohur në historinë e vjetër si grupe nomadësh, serbët kanë zbritur në Ballkanin jugor nga pas malet e Karpateve ruse, duke uzurpuar tokat dhe plaçkitur pasuritë e popujve autokton nën lumin Danub, Rashkë, Nish, Novi Pazar, Shkup, Prizren, Selanik, Durrës, Dubrovnik, Mostar e deri në Srem të Vojvodinës, kryesisht përmes sulmeve pirate  dhe asimilimit të dhunshëm të fiseve vendase në sllavo-ortodoks përgjatë 13 shekujve me radhë. Të njohur po ashtu në histori si sllav serbo-etnik (jugosllav), të cilët si “tepricë” biologjike janë dëbuar nga viset e maleve Urale përtej Karpateve, madje të urryer nga “matica”(nëna Rusi) për shkaqe antropologjike, këto grupe më vonë do e marrin emrin “Serb” nga emri “Srp” (drapër) për shkak të zanatit të korrjeve të fushave pjellore në rajonin e Gjerdapit, e të cilët gjatë shpërnguljes së tyre drejt jugut do shndërrohen në grup etnik, pakëz sa të veçantë nga sllavët tjerë. Ndonëse, për shkaqe socio-biologjike dhe kushteve të vështira të jetës prej nomadësh-piratë, do përvetësojnë veti dhe tipare agresive me përmbajtje kriminologjike, vrastare, urrejtjes, frikës, të shpirt gllabërues, etj., që të gjitha këto si “forcë” për t’u ballafaquar me vetëmbrojtjen e popujve vendorë, të cilët iu rezistonin sulmeve të tyre barbare, vrasjeve, masakrave si dhe plaçkitjeve të ardhacakëve të huaj, pra pushtuesve sllavo-ortodoks, të cilët ua uzurponin me dhunë tokat dhe pasuritë e tyre!?

Pra, faktet historike, etnike, gjenetike, racore, fetare, arkeologjike, topografike dhe politike, flasin qartë se dyndjet serbe në drejtim të Gadishullit ballkanik si dhe themelimi i shtetit (knezhevinës) të parë serbe në krahinën e Rashkës (shek. 13-të) janë bërë në dëm të tokave Iliro-shqiptare, fund e krye të motivuar nga instinktet e ankthit dhe frikës për të mbijetuar si grup etnik, por shpirtërisht të ngarkuar me hegjemoni për asgjësimin e etnive-popujve tjerë, në rend të parë të zhbërjes etnike të shqiptarëve!

Këto fakte për të cilat po flasim këtu, më së miri i argumentojnë krimet, masakrat, vrasjet, dëbimet dhe gjenocidet e shumta të serbëve ndaj shqiptarëve, të cilat i kanë kryer vazhdimisht që nga ardhje e tyre në Ballkan e deri tek lufta e fundit në Kosovë, me 1998-99..!?

Me një fjalë, serbët si individ dhe kolektivitet në gjenezën e tyre etnike-biologjike dhe shpirtërore, të vetëquajtur “popull qiellor”, janë kriminalizuar, frustruar, kompleksuar,  djallëzuar, dezorientuar, ç’akorduar psiqikisht, siç ishin bërë edhe shumë agresiv në realizimin e synimeve të tyre nacionale. Pra, janë edhe sot emocionalisht të sëmurë dhe shpirtërisht të ngarkuar me urrejtje të pakufi ndaj etnisë së kundërt, në veçanti ndaj shqiptarëve, mbase janë vrasës  të vetvetes por edhe të popujve tjerë, dhe, mbi të gjitha janë kultivues të rrenës dhe mashtrimit ordinerë, etj., cilësi këto që i kanë përdorur gjatë gjithë shekujve si “mjet dhe strategji” për shtet ndërtimin e tyre, fund e krye përmes luftërave dhe sulmeve ushtarake hegjemoniste, duke bërë krime, masakra dhe gjenocid, sidomos ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në Bosnje..!?

Prandaj, nuk është fare e rastësishme që vetë “babai” i kombit serb, shkrimtari Dobrica Qosiç, në librat e tij i ka theksuar qartë këto veti djallëzore përmes sintagmës, si në vijim; „Mi lažemo da bismo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno. Laž je srpski državni interes. Laž je u samom biću Srbina. U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina. Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…”. E thënë në gjuhën shqipe: "Ne gënjejmë që të mashtrojmë veten, që ta ngushëllojmë tjetrin; ne gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për inkurajim, për ta fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë. Ne gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb si dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinare, krijuese. Gënjeshtra është interes kombëtar serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e Serbit. Në këtë vend-shtet çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë. Serbët i kanë shpëtuar gënjeshtrat shumë herë në histori ... ”..!?

Pra, mohimi i masakrës së Reçakut para pak ditësh nga njeriu i parë i shtetit serb, A. Vuçiçi, përveç konsumit të brendshëm politik, shpreh qartë mos pranimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, siç fsheh në vete edhe mohimin e të gjitha krimeve serbe në Kosovë, duke shpërfaqur publikisht dëshirën dhe epshin kriminal për derdhjen e serishme të gjakut shqiptar në Ballkan, bashkë me tendencën gjakpirëse për ri-okupimin e pestë të Kosovës dhe Metohisë..!?

Pra, kujdes në dialogun e ardhshëm me përfaqësuesit hegjemon të Beogradit zyrtar..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat