Mirë… Rama ik, por… kush me ardhë?!

Opinione

Mirë… Rama ik, por… kush me ardhë?!

Nga: Skënder Kapiti Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 21:03
Skënder Kapiti

Shqipëria aktualisht ndodhet në një krizë të rëndë shtetërore, gjithëinstitucionale politike, dmokratike, juridike, ekonomike dhe me varfërinë, papunësinë, me krimin e korrupsionit dhe me eksodin. Këtë e di shumë mirë i pari Edi Rama, i cili nuk largohet vetë dhe me dëshirë ,pasi te shqiptarët pa u shndërruar kriza politike në katrastrofë kombëtare nuk ka dorëheqje.

Që duhet të ikë Edi Rama e di shumë mirë edhe opinioni qytetar shqiptar, pra populli shqiptar pasi ai po vuan pasojat e kësaj krize të rëndë.

Që Rama duhet të largohet këtë e dinë shumë mirë edhe ndërkombëtarët, edhe SHBA, edhe BE. Por Rama nuk ikën pasi nuk po ka akoma alternativë politike të vërtetë dhe të besueshmedhe sidomos te ndërkombëtarët se kush mund dhe kush duhet me ardhë.

Ky është Problemi më madh që kanë sot shqiptarët, pasi deri më sot ik e eja dhe asgjë, dhe asnjë ndryshim për mirë,por vetëm përkeqësim.

Këtë e di edhe opozita e cila zvarritet dhe që as ajo nuk e do pushtetin dhe as nuk ka besim as te vetëvetja, dhe as populli nuk ka besim te ajo. Pse akoma me Berishën , Palokën , Fatmir Mediun , Dashamir Shehin, Agron Dukën dhe me dështakët e tjerë?!

Dhe kjo do të thotë se duhet të largohet e të ndëshkohet jo vetëm Rama e Rilindja por e gjithë elita politike e këtij tranzicioni. Dhe këtë meqenëse nuk e bëri deri më sot as politika, as demokracia e as shoqëria shqiptare , me siguri që këtë do ta bëjë VETTING-u, i cili do t’i skualifikojë, dëbojë por edhe do ta ndëshkojë politikën e keqe , elitën politike të dëmshme dhe antikombëtare në Shqipëri, do ta pastrojë dhe do ta dekriminalizojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat