Nuk vriten atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë...!

Opinione

Nuk vriten atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë...!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 09:47
Skënder Mulliqi

Po afrohet edhe nje pervjetor pa mikun tim , intelektualin , luftetarin e shquar , bashkepunetorin e ngusht te presidentit, Rugova, Smajl Hajdaraj.Ata qe e vrane, e vrane nje pjese te lirise se Kosoves. Ata qe e vrane , e vrane edhe pavaresine e saj, per te cilen u anagazhua gjithë jetën , me familje .

E kobshme ishte dita e 17 janarit, kur hienat e nates, e vrane para deres se baneses së tij, në lagjën Fidanishte

në Peje.Lajmi per vrasjen e Smajlit u hap rrufeshem, së ishte vrarë deputeti i parë i Kosovës së lirë.Ishte vrarë komandanti i luftës për Rugovë.Ishte vrarë njeriu i një Kosove e cila u errësua nga vrasjet e pas luftës .

U vranë  shume dhe vdiqën në Janarin e historisë së dhembjës dhe krenarisë tonë kombëtare.

U vranë njerëzit e devotshem që lufuan për shtet dhe për komb.Smajl Hajdari nuk i mungon vetem familjes, ai i mungon Kosovës dhe shqiptareve .Nuk kam mundesi lexues te nderuar dhe ju te gjithe qe e keni njohur dhe dashur, Smajlin pa e permendur faktin, se ai, sa kam punuar në Zyrën e Bota Sot, në Pejë, rregullisht më kishte vizituar , kur shumë kush e kishte dronë ta bënte një gjë të tillë.

Me vizitonte vetëm , por edhe më miqët e mi dhe te tij, Nazmi Lukaj, Tahir Cukaj e Naim Kelmendin. Smajli ishte i dashur, ishte i qiltër, tolerant, ishe burr burrash të trevës së Rugovës Kreshnike, e cila gjthmonë i dha kombit njerëz të cilët më trimëri të rrallë e mbrojtën kufirin e  të parëve të tyre, dhe të Kosovës.Nuk e harrojë kurrë vizitën që ma kishte bërë Smajli  edhe në shtepi, kur edhe unë e kisha një kërcnim , nga ata që e përgjakën Kosovën e pas luftës, duke lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre. Me Smajlin , njeriu ka pasur çka të bisedon.Ishte intelektual i kalibrit të lartë, ishte njeri më plotë vizion për të ardhmën tonë. Vrasja e pa zbardhur deri më sot,si  shumë të tjera, ishte humbje e madhe jo vetem për LDK ku ja kushtojë gjithë jetën, por ishte humbje për familjën , veprimtarët dhe mbarë kombin.

Edhe për ne shokët  e tij,  humbja e tij na tronditi në shpirt dhe  në zemer, së mbetem pa mikun e qmuar, humbem njeriu që shumë e deshtëm dhe na deshti.

Smajli po i  mungon edhe  Kosovës. Per këtë vigan liberator,ka njeriu shume  çka të shkruan, së vepra e tij ishte  e madhe...E kujtojmë më nder dhe krenari mikun tonë, që nuk është më në jetë-Smajl Hajdaraj.Nuk është , së jetën dhe të ardhmën ia ndanë në dysh do hiqa që nuk do të gjejnë qetësi kurrë...Mallkimi i pret herdokur...Nuk vritën atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat