Trashëgimia kulturore e fetare në Kosovë është shqiptare e jo serbe

Opinione

Trashëgimia kulturore e fetare në Kosovë është shqiptare e jo serbe

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:26
Harta

Mos lejoni T’ju mashtrojë Serbia agresore gjenocidale dhe kriminele. Mos lejoni T’ju mashtrojë Aleksandër Vuçiqi, demagogu dhe rrenacaku i shekullit.

Më datë 8 dhjetor 2019 mediat botërore informuan për deklaratën skandaloze të Aleksandër Vuçiqit se gjoja masakra ndaj qytetarëve të pafajshëm që kreu Serbia në Reçak të Kosovës na qenka trillim.

Tërë bota e din se masakra në Reçak qe shkaku i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Serbi dhe Kosovë.

Kjo me së miri dëshmon shpirtin prej krimineli të Serbisë dhe popullit Serb.

Mediat e Serbisë më datë 13 shtator 2019, njoftuan se Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë  pas takimit  në Beograd me  z. Audrey  Azoulay, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s, ka deklaruar, “se Serbia i vlerëson aktivitetet e kësaj organizate  në mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar serbe në Kosovë. Kjo trashigimi  historike dhe fetare është e gjithë botës”. Ndërkaq në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhet se. “Vuçiq shprehu mbështetje  për përpjekjet e A z. Azoulay për të ruajtur  vlerat thelbësore, mbi të cilat  bazohet puna e UNESCO-s, si edhe për  të parandaluar politizimin e saj”.

Zonja  Audrey Azeulay, në respektim të personalitetit Tuaj dhe të detyrës  së rëndësishme që po kyeni, unë në cilësinë e gazetarit me përvojë  më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, përvojë e fituar me përkushtim maksimal në sinqeritet dhe mbështetje në argumente bindëse , po Ju informoj sa vijon:

Serbia dhe serbët Janë falsifikatorë të mëdhenj të historisë dhe historinë e tyre e mbështesin në gënjeshtra dhe në hegjemonizmin serb.

Trashigimia kulturore dhe fetare në Kosovë është e  Kosovës dhe shqiptare.

Politizimin dhe përvetësimin të trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë me një agresivitet të madh e bëjnë Serbia dhe serbët, sidomos para dialogut Kosovë-Serbi ku pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare gjithpërfshirëse.

Serbia dhe serbët këtë politizim dhe pëvetësim të trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë e bëjnë duke pretenduar para faktorit ndërkombëtar dhe UNESC-os që edhe më tej të jetë e pranishme në Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran.

Sa për njohuri po Ju informoj se: Bardhyli, mbreti Ilir e kishte mbretërinë e tij që shtrihej nga Trieshta në veriperëndin e gjer te Gjiri i Artës në jug, duke përfshirë edhe Citibardhin-Beogradin e sotëm. Kjo mbretëri Ilire ka qenë e shquar për kulturë e civilizim.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historikun e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje  për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, pasardhës të vetëm të Ilirëve.

Serbia edhe në fundshekullin e 2o-të  nxiti dhe kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia edhe pse i kreu këto tre agresione gjenocidale në fundshekullin e 20-të, ku vrau, masakroi e dhunoi mijëra e mijëra njërëz të pafajshëm, nuk shprehu asnjë fjalë keqardhje, pendimi, apo falje publike për të gjitha këto krime të kryera, duke  vrarë, dëbuar  për të okupuar  territore të huaja.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan u vendosën në afërsi të Beogradit të Sotëm, dhe që këtu filluan me sulmet agresive ndaj mbretërisë Ilire, dhe kështu  me luftëra të përgjakshme me shekuj i zgjeruan territoret, duke e vrarë e dëbuar popullin vendas.

Ekzistojnë dokumente historike se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi. Dokumente të këtilla ekzistojnë në arkivat e Stambollit.

Serbët  në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë e masakruar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta.

Zonja Audrey Azoulay, Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të paturpshëm të historisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që i bëjnë serbët Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohet në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Kjo tregon qartazi se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, asesi nuk ka patur mundsi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, e që sot i konsiderojnë si vende kulturore e  kulti të Serbisë.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbë që sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia i quan si të  saj.

Kralët  e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet e tjera shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Ekzistojnë të dhëna historike se në ofansivat ushtarake të Serbisë në trojet shqiptare i kanë mbyllur të moshuar e fëmijë nëpër shtëpi dhë ua kanë vënë flakën duke i djegur për së gjalli.

Zonja  Audrey Azoulay, krijimi i Banovinave të Serbisë në vitin 1918 kishte  për qëllim okupimin e sa më shumë trojeve shqiptare, duke i ndryshuar toponimet vendase, duke hapur shkolla serbe dhe duke ndërtuar edhe kisha serbe.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për tia plotësuar Serbisë dëshirat hegjemoniste, u copëtuan  trojet dhe populli shqiptar.

Si rezultat i kësaj më shumë se gjysma e trojeve  dhe e popullit shqiptar mbetën jashta kufijve të shtetit amë Shqipërisë, dhe sot Shqipëria me pesë shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me popullin e vet shqiptar.

Zonja  Audrey Azoulay, agresioni gjenocidal i Serbisë ndaj Kosovës në vitet 1998/1999 është edhe një e keqe plotësuese që e pësuan shqiptarët.

Në agresionin gjënocidal të fundshekullit të 20-të në Kosovë, ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake  serbe e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Serbia pas të gjitha këtyre të zezave e mizorive që i kreu në Kosovë, në vend që të mbushet mend, të civilizohet e demokratizohet qytetarisht, ajo me një agresivitet  të paparë tashmë 20 vite me gënjeshtra e korrupsion diplomatik po e mashtron botën se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgjë të keqe, dhe se gjoja po mundohet që të sigurojë mirëqnie për pakicën serbe prej 5 përqid që jeton në Kosovë, edhe pse kjo pakicë serbë në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Serbia edhe sot e kësaj dite nuk heqën dorë nga doktrina e saj shekullore hegjemoniste e Kralëve serbë, e Garashaninit,Çubrilloviqit, Akademisë Serbe të Dobrica Qosiqit dhe e  Sllobodan Millosheviqit që synonin kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Me shantazhet e vazhdueshme  që Serbia po ia shkakton Kosovës, qoftë me pengimin për tu anëtarësuar në UNESKO, në INTERPOL, apo në organizmat tjera ndërkombtare, qoftë  edhe me lobimin mashtrues që po e kryen Serbia  për anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, dëshmon se mbetet armiku më i madh i Kosovës, i shqiptarëve  dhe rreziku më i madh i sigurisë e paqes në Ballkan.

Serbia dhe serbët trashigiminë e tyre kulturore e fetare duhet ta kërkojnë në Kaukazin e largët nga ku edhe erdhen ne Ballkan, e jo në Kosovë ku gjithnjë kanë jetuar shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat