Kush po tenton t’i asgjëson 425 mijë votat e sovranit, i cili votoi për ndryshime epokale, me 6 tetor 2019..?! - Bota Sot
Kush po tenton t’i asgjëson 425 mijë votat e sovranit, i cili votoi për ndryshime epokale, me 6 tetor 2019..?!

Opinione

Kush po tenton t’i asgjëson 425 mijë votat e sovranit, i cili votoi për ndryshime epokale, me 6 tetor 2019..?!

Nga: Rexhep ELEZAJ Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 14:47
Rexhep ELEZAJ

Ata politikanë që e mohojnë vullnetin e popullit, ose janë hileqar, ose janë në shërbim të djallit dhe interesave të huaja, ngase ndryshe nuk mund të shpjegohen kërkesat antikushtetuese të cilat Isa Mustafa i ka vënë në tavolinën e bisedimeve me Albin Kurtin, për arritjen e marrëveshjes për koalicion bashkë qeverisës LVV-LDK..!?

Isa Mustafa bashkë me katër sejmenët e tij të ngushtë, në gati 10 vitet e fundit njihen si lojtarë “politik-maker”, sidomos për koalicione jo parimore, për ngërçe politike siç ishte ai për 6 muaj i V-LAN-it në vitin 2015, por kur papritmas duke i “tradhtuar” katër partitë tjera bëri koalicion me PDK-në, duke i lënë ato me gishta n’gojë partnerët e tij politik..!?

E gjithë kjo histori e “bujshme” e LDK-së me Isa Mustafën në krye, që nga viti 2010 e deri më sot, mjerisht ka vetëm një anë të medaljes, anën e një purgatori nga i cili Kosova është mbuluar me tym, herë të zi, herë ngjyrë gri, duke sjellë ajër të ndotur mbi qiellin e Prishtinës, gjegjësisht mbi tërë Kosovën!

Këto ditë ekipi “institucional” i LDK-së në krye me Pinokun me shkopin magjik të Moisiut, po vazhdon me lojën e ping-pongut kinez, herë fort-shpejt, herë butë-ngadalë, duke dashur që me çuk të zorit ta fitojë lojën në emër të “barazisë” zgjedhore-fifti-fifti, përndryshe siç thonë ata, nuk do të ketë as post të kryeministrit për Albin Kurtin, por të cilit sovrani ia dha besimin për ta shpëtuar shtëpinë nga tërmetet e radhës!

Kur i bën bashkë 220 mijë votat e LVV-je dhe 205 mijë votat e LDK-së, në mesin e tyre 143 mijë votat e Vjosa Osmanit, rezulton se sovrani me shumicë dërmuese prej 425 mijë votave ua dha besimin këtyre dy partive që ta qeverisin bashkë shtetin e Kosovës, dhe, këtë besim askush nuk guxon ta nëpërkëmbë dhe as ta keqpërdorë për interesa personale dhe grupore..!?

Por, nëse Isa Mustafa vazhdon edhe më tej me lojën e tij prej politikani të pangopur për poste dhe pushtet, atëherë LVV-je dhe Albin Kurtit, nuk i mbetet zgjidhje tjetër, veçse këtë lojë të Isa-Jesusit në kurriz të popullit të varfër të Kosovës, ta ndërpres duke e dërguar vendin serish në zgjedhje parlamentare. Ngase, siç e ka kuptuar sovrani, karakteri i Albinit prej atdhetari të madh, politikani të mençur, patrioti dhe vizionari guximtar, por edhe si lideri më i ri shqiptar, nuk e lejon që ai t’i tradhtoi dhe zhgënjejë dëshirat, ëndrrat dhe vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës për ndryshime epokale si dhe shpëtimin e Kosovës nga kurthet e reja të cilat po i përgatitën pas shpine në kazanin e ashtuquajtur, Beograd-Shkup-Tiranë..!?  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat