Marrëveshja e (ar)miqve!

Opinione

Marrëveshja e (ar)miqve!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 17 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Po thuajse është e (pa)mundur të arrihet një marrëveshje mes dy partive fituese për formimin e Qeverisë.

Rezultatet e 6 tetorit dhanë frytet e saj për ndryshim në Kosovë. Por ndryshimi i votuesve akoma nuk dha frytet e saj për t’u realizuar ajo që ata votuan.

Pra, partia fituese e këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrinë assesi që të bëj një marrëveshje me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të bashkqeverisur në mandatin katër vjeçar për të cilën edhe u votuan nga sovrani brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Edhe pse, para zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kishin biseduar për të arritur një koalicion, mirëpo përshkak të liderit për kryeministër ajo marrëveshje dështoi.

Pas kësaj, ata u zotuan që pas zgjedhjeve partia fituese do të formoj Qeverinë duke bë marrëveshje me partinë e dytë. Në këtë rast, LDK-ja si parti e dytë, është dashur mos të veproj në këtë mënyrë duke vazhduar lojën e saj, për të qitur kushte deri në pafundësi.

LDK-ja e cila dështoi të fitoj në zgjedhje, nuk është duke i mbajtur premtimet e saja të bëra gjatë fushatës. Ajo tash po e kërkon edhe postin e presidentin edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Megjithatë në politikë nuk ka dinjitet, mirëpo edhe humbja e dinjitetit deri në fund është e pakuptueshme për një parti të madhe siç është LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, ku akoma thirret në frymën rugoviane aspak nuk i përngjanë asaj që lideri i përjetshëm i LDK-së, Ibrahim Rugova dikur udhëhiqte dhe punonte me të.

Ndoshta, kjo për shkakun se në këtë parti nuk po vendosin personat adekuat që dëshmojnë me punë e përkushtim se janë duke punuar për Kosovën dhe partinë. Por janë më shumë duke punuar për interesa personale e klanore në mënyrë që t’u zgjatet jeta sa më shumë në politikë edhe pse votuesi vendosi fituesin me votën e tyre të lirë e demokratike.

Ashtu siç kemi shkruar në shkrimet e mëhershme, nëse do arrihej një koalicion i mirëfilltë, në mes LDK-së dhe LVV-së, atëherë këto dy parti do të vazhdonin të qeverisësin për tri mandate të plota.

Së këndejmi, koalicioni i dikur armiqve e sot i miqve, duhet të bëhet në shumë parime. Parimet primare duhej të ishin dashuria për punë, ndryshimi i kësaj gjendje të jashtzakonshme ku gjendet Kosova, e jo të mirren postet ministrore për të ruajtur një pozitë të një personi partiak apo për të mos u zbuluar dallaveret dhe keqpërdorimet e mëhershme të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

E së kjo marrëveshje mund të arrihej mirëpo jo në bazë të parimeve, mund të dëshmohet me kushte dhe me akuza të njërës parti për tjetrën.

Një koalicion qeverisës nuk mund të bie viktimë e disa individëve, dhe për shkak të interesave të tyre të dalin hapur kundër partisë tjetër. Për këtë kemi shumë shembuj që kanë ndodhur në Kosovë, dhe po vazhdon akoma të ndodhin nga partitë dikur të armiqësuara skajsmërisht e sot të respektuara pafundësisht!

Megjithatë, koalicioni i shresës duhet patjetër që të ndodh. Albini duhej të bëhej kryeministër i Kosovës, dhe t’i drejton ministritë për të cilat edhe ka marrë votë nga populli duke shpresuar në ndryshime.

Lidhja Demokratike e Kosovës, duhej të qeverisë me ministritë të cilat i takojnë, të marrin edhe postin e kryetarit të Kuvendit dhe të bashkëpunojnë deri në pafundësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

E për postin e Presidentit, duhet të mbetet akoma kjo çështje e hapur me mundësi ndryshimi të Kushtetutës që presidentin e Kosovës ta zgjedh direkt votuesi. Pra një president adekuat Kosovës i duhet kur zgjidhet nga populli dhe jo nga koalicionet qeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat