Meqenëse procesi i kualicionit LVV-LDK po mbahet peng i postit të Presidentit, edhe unë Ilir Malindi mendoj ashtu si edhe intelektualë, shkrimtarë e opinonistë të tjerë që Vjosa Osmani e meriton postin e Presidentit të Kosovës.
I pari që e ka bërë propozimin që Vjosa Osmani të jetë Presidente e Kosovës, këtë e ka propozuar te “Bota Sot” me dt. 10 Tetor 2019, shkrimtari, historiani, publicisti, politologu, juristi dhe opinionisti i njohur nga Durrësi, bashkëqytetari im Skënder KAPITI në shkrimin e tij me titull :”Vjosës, verdikti i 6 Tetorit ia dha asaj mandatin e Presidentes së Kosovës”. Unë duke e ndjekur politikën në Kosovë dhe zvarritjen e procesit të formimit të kualicionit qeverisës LVV-LDK për shkakun e panevojshëm dhe artificial për postin e Presidentit të Kosovës, dhe si një admirues i Presidentit historik Ibrahim Rugova, jam plotësisht dakord me propozimin e z. Skënder KAPITI , i cili me largëpamësi, duke argumentuar me objektivitet dhe me intuitë ka propozuar sapo doli rezultati i zgjedhjeve në Kosovë që, Vjosa Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës, si kandidatura më e duhur dhe më e merituar aktualisht në Kosovë për postin e Lartë të Kryetarit të Shtetit.
Më poshtë , ja shkrimi i Skënder KAPITIT dt. 10 Tetor 2019 me titull:
“Vjosës, verdikti i 6 Tetorit ia dha asaj mandatin e Presidentes së Kosovës”
Nga Skënder Sadri KAPITI
Rezultat i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 me një diferencë kaq të vogël votash, dhe si i tillë edhe nuk e përjashton edhe mundësinë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre, dhe Presidenti nga VETËVENDOSJA ,dhe nëse jo, atëhere Vjosa është kandidatja NR 1 nga LDK-ja dhe më e merituara edhe publikisht e kombetarisht , edhe moralisht e politikisht dhe potencialisht, si edhe intelektualisht e patriotikisht si personaliteti më se i merituar dhe më i duhur që ajo të jetë Presidente e Kosovës, e cila është pakrahasueshmërisht më meritore nga të tjerët, dhe që dallon dhe e ndan nga Presidenti i sotëm Thaçi një distancë me vite dritë largësi.
Ky i fundit duhet që të shkarkohet nga posti i Presidentit për të gjitha ato veprime kundërkostitucionale të tij të cilat tashmë i dinë të gjithë shqiptarët,e madje edhe ndërkombëtarët dhe përveç shumë të tjerash , sidomos për Marrëveshjen për ndarjen e Kosovës e cila po të ishte zbatuar do të kishte qenë me pasoja shumë të rënda deri dhe shkatërimtare për shtetin e Kosovës.
Ndëshkimin dhe largimin e Thaçit si President, tashmë parlamentit të Kosovës ia ka deleguar vota ,referendumi popullor i 6 Tetorit, referendum i cili nuk ndëshkoi vetëm Thaçin dhe PDK-ne por edhe të gjitha ato parti politike që iu bindën atij dhe formuan kualicionin keqqeverisës PAN. Votuesi inteligjent kosovar për këto arësye ndëshkoi po ashper edhe AAK -në , edhe Nisma-n , pse ato ishin pjesë qeverisëse me PDK-në e Presidentit, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme të 11 Qershorit 2017 , vota popullore ndëshkoi edhe LDK-në , pse ajo atëhere ka qeverisur në kualicion me PDK, dhe pse LDK e pati votuar Thaçin President.
Duke parë rolin që duhet të luajë Presidenti, atë të përfaqësimit të Shtetit, të unitetit kombëtar dhe të mbikqyrjes së funsksionimit të mekanizmave kushtetuese ,prat e rolit të garantit të Kushtetutës, me Vjosën Presidente, me siguri që ajo është më e përkushtueshmja, më e përgjegjshmja para popullit , shtetit, dhe Kushtetutës. Dhe me Vjosëm patjetër që do të bëhet edhe reformimi i institucionit të Presidentit që është dhe i shërben edhe kthimit të besimit publik te institucioni i përfaqësuesit të shtetit, të unitetit kombëtar dhe të garantit të kushtetutës.
Personaliteti, si i Kryeministrit ashtu edhe i Presidentit të Shtetit kanë rëndësinë dhe rolin parësor dhe kryesor edhe në dhënien e paraqitjen e imazhit, të besueshmërisë , të prestigjit dhe të autoritetit të shtetit në arenen ndërkombëtare, pra edhe në funksion dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.
Durrës, 10 Tetor 2019. Botuar te “Bota Sot”