Do e kërkojmë një kryeministër si Haradinaj - Bota Sot
Do e kërkojmë një kryeministër si Haradinaj

Opinione

Do e kërkojmë një kryeministër si Haradinaj

Nga: Erblina Tahiraj Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 19:59
Erblina Tahiraj

Kur jemi te ndryshimet politike dhe gjeopolitike në Kosovë, planet për ndarje, coptim, dëmtim të sovranitetit, si çdoherë, edhe kësaj radhe ishin organizuar mirë dhe si duket ishin planifikuar prej kohësh.

Kishte një ofensivë të thellë që këto plane të zbatohen edhe në praktikë, por ishte këmbëngulësia dhe vendosmëria e Kryeministrit Haradinaj që t’i ndalte ato re të zeza që kishin marrë drejtimin mbi pjesën veriore të Kosovës. Ato re të zeza po vinin nga Serbia dhe jo vetëm, por jo si proces natyror, por si proces politik që do ta dëmtonte pariparueshëm shtetësinë tonë.

Fatmirësisht, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, në ballë të betejës politike u gjend Ramush Haradinaj, i cili si çdoherë po bënte punën e duhur. U desht kohë, mund, ballafaqim me (pa)drejtësinë dhe në fund edhe dorëheqja. Ndërkaq, ideatorët e planeve ogurzeza nuk u ndalën së kërkuari zbatimin e planeve të tyre.

Që nga takimi i Thaqit me Makronin, në një situatë pothuajse enigmatike, “minishengeni” i Edi Ramës, që është zëvendësim tipik i një Jugosllavie të Re, e deri tek premtimi i partive (VV-LDK) që me marrjen e qeverisë do ta heqin taksën.

Sovraniteti dhe subjektiviteti i Kosovës po cënohet dhe po rrezikohet si kurrë më parë.

Jam e bindur se shumë shpejtë, njerëzit do ta kërkojnë sërish Haradinajn, që të këmbëngul edhe njëherë, si gjithëherë, për ta mbrojtur Kosovën. Koha do të flas!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat