Rrëfimi i ëndrrave

Opinione

Rrëfimi i ëndrrave

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 10:06
Sherif Ramabaja

Me aprovimin e Paketës Antishpifje që pritet të aprovohet nga parlamenti  me bekimin e kryeministrit Rama, fillon sërish epoka e rrëfimit të ëndrrave. Kjo praktikë kishte përfunduar me rënjen e regjimit të E. Hoxhës, po u vërejt se shqiptarët u “shpërfillën”, i filluan sharjet, banalizmat dhe e humbën mirësjelljen morale. Kryeministri Rama duke e parë se shoqëria shqiptare po polarizohet dhe degradohet, mendoi gjatë si ta gjej zgjidhjen.

 Nuk ishte e lehtë që ta merrte një vendim të tillë, po ai e din se pjesa më e madhe e shqiptarëve do ta përkrahin. Për këtë ai është i bindur, sepse kjo është vetëm test për “demokraci” (autokraci). Ligjet demokratike ishin shumë liberale, s´dihej kush han e kush pin. Me Paketën e re Antishpifje fillon një epokë e re. Gjithëçka do të kontrollohet, analizohet, sistemohet dhe vendoset çka lejohet e çka jo.

 Kryetarët e bashkësive janë të obliguar, çdo mëngjes t´i grumbullojnë ëndrrat dhe t´i dorëzojnë në komisariatin e bashkësisë. Komisariati vendosë për to dhe merr vendime, ndaj kujt duhen të hapen hetimet. Ëndrrat e bukura do të shpërblehen, kurse ata që kanë parë ëndrra të larmishme do të japin llogari. Me ta do të punohet në mënyrë sistematike derisa të shohin ëndrra të bukura. Ne mund të na kritikojnë, po ne do të punojmë që ta ngrisim Shqipërinë aty ku e dëshirojmë, në majat e botës.

 Kryeministri Rama është një vizionar, burrështetas dhe din si mbrohet atdheu.  Rama opozitën e ka halë në sy, sepse pushtetit vetëm kokëdhimbje po i sjell. Ata flasin për zhvillim, rritje të pagave, pranim në EU, investime, liberalizim të ligjeve, kushtetutë, gjykatë kushtetuese, korrupsion, punë, perspektivë, shtet ligjor, mafia, vjedhje, drogë, shpërdorim, oligarkizëm etj.

 Për këto gjëra flas edhe unë që nga mëngjesi deri në mbylle të programit televiziv. Shqiptarët nuk mund të ankohen se u mungoi. Unë zgjohem me ta, i shoqëroi gjatë tërë ditës dhe bie me ta në gjumë. Jamë i tillë çfarë jam – edhe fëmijtë i shoqëroi në shkollë. Edhe mjekrrën e bardhë e kam rritur enkas për festat e fundëvititit. Do të këndoi edhe këngët e Krishtlindjes, po familjet mund të më porosisin që edhe fëmijëve të tyre t´u këndoi ninulla, u kushton ca lekë po gjejmë zgjidhje. Cili burrështetas bënë më shumë se unë për popullin tim. Ka të tillë që më krahasojnë me Erdoganin, Kim Un yong, Putinin, Vucicin, Maduron si dhe me ish udhëheqësit Enverin, Stalinin, Maon, Kastron etj. po aq më bënë mua. Unë kam edhe miq të shkëlqyer : Orban të Hungarisë, Salvinin e Italisë, Mitsotakisin e Greqisë, Zaevin e Maqedonisë, Vucicin e Sebisë etj. desh e harrova Putinin. Pra unë nuk punoi kokë më vete.

 Dritën e gjelbërt për planet e mia e kamë në xhep nga ndërkombëtarët. Vendin do ta shpie drejt fitoreve të reja, po qe nevoja edhe barë të hamë. Vetëm shkurtpamësit insistojnë të më pengojnë, në misionin tim. Unë jam i vendosur ta rindërtoi Shqipërinë pas termetit. Njerëzit i kam sistemuar në hotele me pesë yje. I Pëlqeu kjo dikujt apo jo. Rroftë Shqipëria ime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat