Koalicioni LVV-LDK dhe Presidenti konsensual

Opinione

Koalicioni LVV-LDK dhe Presidenti konsensual

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 10:14
Skënder S.Kapiti

Më shumë shqetësues për kualicionin sot është  bërë problemi i postit të Presidentit , pasi që tashmë është pranuar nga LDK që kryeminstri të jetë nga LVV , Albin Kurti.

Rezultati i zgjedhjeve është pothuajse i barabartë dhe pushteti duhet të ndahet pothuajse në mënyrë të barabartë , pasi rezultati me numër deputetësh është  me diferencë 1 deputet. 

E drejta për ta propozuar postin e Presidentit ne këto kushte i takon LDK-së .

Edhe për  President konsensual asaj i takon fillimisht propozimi për ta bërë.

Por së pari LDK-ja ka të drejtë në insistimin prej saj që Presidenti të vijë nga LDK-ja, pasi këtë të drejtë edhe ia ka dhënë verdikti popullor i 6 Tetorit 2019, që do të thotë se Presidenti  duhet të  vijë nga ajo, që edhe të jetë  person politik prej radhëve të saj , i cili kur të zgjidhet e sapo të marrë postin e Presidentit  duhet të japë dorëheqje prej të gjitha posteve politike, dhe të marrë përsipër misionin e Kryetarit të shtetit dhe të unitetit kombëtar , si person mbi partitë.

Dhe ky individ që  i  plotëson më së miri  këto kritere dhe që është i besueshëm për postin e Presidentit , jo vetëm nga LKD-ja por nga i gjithë spektri politik e publik në Kosovë , është Vjosa Osmani.

Dhe nuk e di se përse LDK-ja nuk e propozon atë për postin e Presidentit të Kosoves , kur me kandidaturën e Vjosës për Presidente të Kosovës , kundër saj as që nuk mund të kundërshtojë  as LVV.

Prandaj LDK nuk ka pse e mban “sekret”  dhe peng kandidatin për postin e Presidentit nga radhët e saj , kur tashmë atë po e deklarojnë dhe e propozojnë jo vetëm antarësia nga radhët e saj , por edhe opinioni qytetar, intelektual e mediatik jo vetëm nga Kosova, por edhe nga diaspora e Shqipëria, e që është Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat