Grushtuesi! - Bota Sot
Grushtuesi!

Opinione

Grushtuesi!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 12:42
Ensar Ramadani dhe Endrit Shala

Disa politikanë kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë humbur durimin.Ju ka ofruar fundi.Nxehen,prishin fytyrën,ofendojnë,kërcënojnë,shtijnë me armë deri në sulm fizik ndaj gazetarit të një portali, Ensar Ramadani. Një grusht ky kundër të gjithë gazetarëve dhe medieve në Kosovë.

Ministri i Tregtisë në ikje,Endrit Shala,grushton pa pikë faji gazetarin derisa ishte në detyrën e tij me bexhin zyrtar të punës.Kjo nuk pritej .Është shqetësuese,shkujdesje turpi.Për keqardhje në çfarë situate kemi ardhë.Sulmet fizike,kërcënimet e  deri në linçime janë bërë të zakonshme për disa zyrtarë të partive politike në Kosovë.Vetëm grushtoni,sepse gjërat e bukura ju helmojnë mendjen.

Mozamakeq për Kosovën që ka këtë klasë politike.Nuk di njeriu çfarë të bëjë:me qajtë a me keshë?!

Ndodhemi në një moment kritik ku sulmet fizike,gjuha kërcënuese etj,kanë përfshirë gjithë shoqërinë tonë.

Ndryshe,muaj më parë po këtë zyrtar të Nisma-s,Gjykata e pati dënuar me gjobë për përdirim të armës gjatë një ahengu në konakun e shefit të partisë së tij,Fatmir Limaj.

Kujtojmë në fund se në Kosovë gjatë këtij viti në ikje(2019),të paktën 17 gazetarë pësuan sulme fizike,u kërcënuan apo u penguan gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat