Erotika politike e Albin Kurtit

Opinione

Erotika politike e Albin Kurtit

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 18 dhjetor 2019 Në ora: 16:24
Albin Kurti

Forcat jo proporcionale dhe shumë ideologjike sikur kanë krijuar kataklizëm besimi tek njerëzit dhe disi individualizmi politik ende rishfaqet më me fortesë në podiumin e politikë-bërjes. Nganjëherë, duket e turpshme lufta dhe uzurpimi i podiumit politik, se kush ka luftuar dhe se kush e ka shijuar “lezetin” e mbipodiumit.

E turpshme mbetet po ashtu edhe për historinë se kush ka hipur mbi podiumin e politikës, për kaq vite, individ dhe njerëz që pos profesionit të bariut dhe bodigardit, librin dhe dijen e perceptojnë ende si mjetë të rënduar dhe me dhimbje koke. E vërteta, duket kondita më e vështirë në përballje me realitetin, ajo na vije e ashpër në të gjitha leksionet, por siç ngjau përballja më të, bëhet e lodhshme, mbase edhe për kohë të tjera ajo e vërteta nuk do të shalojë rehat.

Dija, nuk mund të jetë objekt dhurate, ajo fitohet ose edhe rrëmbehet me sakrificë nuk mund ta saktësojmë se ae e fitoi apo e rrëmbeu Albin Kurti dijen? Një lider që hy në aksion politik me rrëmbim dhe sakrificë dije, ai sot është njeriu më i votuar në vend dhe për këtë ka investuar mjaftueshëm. Ka admiruar të tjerë njerëz, jo vetëm brenda gjeografisë shqiptare. Sjellja e tij duket e pështirë për akcesin politik, por sot e ka fituar duelin më të, është një lider qe ka  2 milion banor, por qe duket se vije i përgjegjshëm sikur ta kishte 10 fshin e tyre. Vërtetë ka një erotik politike që do të tërheq në përmasa xhelozie.

Politika me argumente dhe ndërthurja e situatave e bënë Albin Kurtin të jetë tërheqës dhe kjo tërheqje sikur ka manin e erotikës, ngaqë vetëm erotika tërheq në mënyrë imagjinative, por erotika e politikës se Albinit, ka edhe një dimension tjetër goxha interesant dhe sfidues në kohë edhe për politikanë të tjerë të pas Albinit. Mbase dhe gjithsesi ata që do të vijnë ose synojnë sfidën me Albinin duhet të jenë më erotik, në kuptimin për nga dija dhe ndërthurja e argumenteve politike. Ndryshe e kanë të vështirë ardhjen në podiumin politik.

Pse nuk mund të kemi një koalicion bashkëqeverisjes, sepse e gjykojmë që vërtetësia e distancave ekziston që nga opozita në opozitarizëm, dhe për këtë retorika dhe deklaratat nuk kanë përmbajtje, madje mbesin në atë nivelin e përdorshëm që absolutisht nuk kanë një seriozitet për realitetin dhe kërkesat publike të shoqërisë. Në këtë logjikë mendoja dhe po të mendoja më shumë, bashkëqeverisja duhet të koinçidoj në praktikën e ndryshimit të gjërave shpejtë sepse vendi ka rënë shumë poshtë, madje në të gjitha segmentet shoqërore. Më nuk është e rëndësishme të zgjedh si t’i kundërvihesh  për tu treguar më pastaj se ke një zgjidhje kundrejt zgjidhjes aktuale, më këtë teorinë recidive se edhe ne dimë të bëjmë politik, kur provat të nxjerrin aty këtu dimenzinalisht me ata që u ndëshkuan si “kopukë politik” dhe tej-të “inteligjent në krim e korrupsion”, ç’të duhet solucioni këtu.

Pra, nga kjo gjendje e përshkueshmërisë nuk mund të diktohet fituesi i zgjedhjeve për ndryshim. Ngërçi për presidentin e vendit para marrëveshjes për qeverinë dhe bashkëqeverisjen  ka vetëm një qerre që të qon në pazarin e hudhrave. Para se të hyjmë tek magjia e hudhrave të ndajmë bukën për të uriturit rreth tavoline sepse kjo ka rëndësi para, hudhra më vonë, më pastaj. 

Mbase çuditërisht nekrotomi politik do të na sugjeronte se “babai gjysmë i vdekur”, i partisë nuk na ngjallë shpresat dhe nuk na le gjasa të ndryshojmë, për këtë punëtoria politike duhet të qajë rrugën e ngërçit politik dhe vendi të ecën, siç duhet ndershëm dhe krenar në rrugën e tij. Le ta kuptojmë sepse domosdoshmërish duhet ta kuptojmë ndryshe, ngaqë nuk mund të jemi ndryshimi vet pa nisur nga motivimi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat