A mund të jenë zgjedhjet e reja zgjidhja e problemeve në Kosovë?!

Opinione

A mund të jenë zgjedhjet e reja zgjidhja e problemeve në Kosovë?!

Mr Bislim Aliu Nga Mr Bislim Aliu Më 18 dhjetor 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Sadoqë gjithmonë në mua, ka ekzistua optimizmi, se Kosova e ka shansin që të bëhet shtet i lirë dhe demokratik,  megjithatë te unë ka filluar një lloj skepticizmi. Gjithmonë kështu kam menduar, bile pas luftës së fundit, mendualm lirshëm se na u hap udha për një gjë të tillë! Megjithatë, ky optimizëm, më është shtuar edhe më shumë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku populli votoi për VV dhe LDK. Pra, votoi për ndryshime, të cilën populli e priti qe sa vite! Megjithatë tani, pas zhagitjes, së panevojshme, ashtu po mendoj unë, ka filluar paksa të më humbet ky optimizëm?!

Tani, shpeshherë më ndërlidhet në kokë; a thua, mos vallë, ky vend është i nëmur, apo mos vallë, politikanët tanë e kanë nëmur Kosovën dhe popullin e saj?!  Me 6 tetor populli e tregoi dëshirën e vet. Ai votoi për ndryshime, pra votoi me dashuri për VV-n dhe LDK-në. E tani populli, qe dy muaj e më tepër po e pret këtë koalicion të shumëpritur. Por megjithatë, kjo zhagitje e koalicionit, jo vetëm që populli po pret përparime, në këtë drejtim, ai vetëmsa po dëgjon fjalë edhe më të ashpra në mes të dy partive.

Këto reagime ndonjëherë “jomiqsore” në mes vete, po tregojnë se edhe në këto parti; VV dhe LDK, kanë disa njerëz, për mos me thënë grupe, që në një mënyrë nuk po dëshirojnë koalicionin e këtyre partive!!! E populli po bën “seri” kemi votuar për ndryshime, e me optimizëm të madh po e presim këtë ndryshim, megjithatë, sikur edhe në këto dy parti, paska “disa njerëz” që nuk po e dëshirojnë ndryshimin.

Mollë sherri sikur po del Presidenti. A mos vallë, po fshihet diçka pas këtij presidenti? Unë mendoj se kërkesa që LDK-ja ta ketë presidentin, nuk duhet të jetë pengesë për formimin e institucionenve dhe të qeverisë. Ka kohë ende, gati edhe dy vite për zgjedhjen e presidentit. Ky stagnim sikur e ka “bishtin” më thell. Nëse VV-ja nuk e dëshiron që presidentin t’ia jep LDK-së, por edhe LDK-ja nuk dëshiron që presidentin ta ketë VV-ja, atëhetë, vallë le te bien marrëveshjen konsensuale, që presidentin ta zgjedh populli. Edhe ashtu, më së miri është që presidenti duhet të jetë unifikues i të gjitha partive, atëherë pra, populli duhet ta zgjedh kryetarin e shtetit.

Kjo zhagitje, sipas mendimit të shumicës së popullit është disi e pakuptimt. Aq më tepër, mosformimi i qeverisë dhe zhagitja e saj, vetëmsa po e nervozon edhe më tepër popullin e Kosovës. Për këtë, në disa prononcime të zyrtarëve, edhe të VV-së, por edhe të LDK-së kanë filluar edhe të shaqen ndonjëherë edhe tone, kërcnuese apo nënçmuese në mes vete. Me të vërtetë, unë nuk po i kuptoj pse kanë filluar nënçmimet në mes vete?!  Populli vazhdimisht po i pëcjell këto deklarata dhe është bukur i zhgnjyer me disa deklarta irituese e nënçmuese.

Kanë filluar ndonjëherë edhe mendime nga disa zyrtarë nga VV-ja por edhe LDK-ja,  se nëse nuk mirremi vesh për  koalicionin, që po dëshirohet, atëherë do të shkojmë në zgjedhje të reja?!!!  Unë ju pyes juve, a thua, a do t’i merrni përseri vatat, siç i keni marr më parë?. A thua, a do të del në mënyrë masovike populli që të votoj përseri? Sigurisht se jo. Atëherë pra, çka po flisni aq lirshëm për zgjedheje të reja?!!! Populli me ngulm po dëshiron ndryshimin edhe atë e votoi me 6 tetor. Këto parti duhet sinqerisht të mendojnë dhe të veprojnë që tua plotësojnë dëshirën e popullit dhe sa më parë t’i formojnë institucionet. Pra këto parti duhet të tregojnë sinqeritet më të madh ndaj shtetit se sa ndaj pushtetit. Mos vallë, edhe këtu ka diçka të tillë?! Le të dihet , sipas mendimit tim zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje e problemeve të Kosovës. Zgjidhja e problemeve të Kosovës dhe ndryshimi gjendet vetëm në këto dy parti.

Atëherë ju pushtetarë të këtyre partive, bëne sa më parë koalicionin e shumëpritur dhe zgjidhni problemet e shumta të shtetit të Kosovës. Mos mendoni fare në zgjedhje të reja, meqë Kosova e varfër nuk e ka atë luksin që të hargjoj para miljonshe, për zgjedhje të reja, ku nuk priten asnjëherë, zgjidhja e problemeve të Kosovës, as sot  dhe as kurrë . . .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat