Në tavan na u bë një birë, tanë me i shkri s'del një i mirë. - Bota Sot
Në tavan na u bë një birë, tanë me i shkri s'del një i mirë.

Opinione

Në tavan na u bë një birë, tanë me i shkri s'del një i mirë.

Nga: Rexhep Shahu Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 22:28
Rexhep Shahu

Edi Rama eshte i vetmi qe e ka seriozisht Edi Ramen dhe askush nuk po beson se ai i ka vene te gjithe perpara ne rrjesht dhe po ju ben rrjeshtore.

Askush nuk po kupton ose s'duan ta besojne se ai po punon me ngulm dhe ethshem per mandatin e trete.

Sic thote nje mik vezhgues i holle i politikes, Edi Rama eshte i vetmi ne Shqiperine politike tani qe e di se sa euro kushtojne 71 deputete dhe ai e ka kuleten plot per kete gje gjithmone. I vetmi esell per kete gje dhe i vetmi qe nuk pushon asnje sekonde per te mberritur synimin e tij.

Edi Rama ka aftesine fantastike te shtirjes para syve te njerzve. Hiqet i deshperuar si aktor hollivudi nderkohe tallet me ate qe vuajne deshperimin e tij, hiqet sikur jeton me hallet tona nderkohe qeshet me te madhe dhe mezi e mban gazin

Ata gazetare, analiste, politikane, gjithologe qe u bene bashke te gjithe maskarejte e vendit per te shporre Sali Berishen e per te sjelle Edi Ramen ketu ku eshte Edi Rama, qe me kenaqesi ia pranuan atij lutjet e pergjerimet qe u bente, qe me kenaqesi ia pranuan atij talljet e vrazhda e mizore qe ai ua bente, ende nuk jane poshtruar dhe tallur sa duhet prej Rames, ende nuk jane ngi me talljet e poshtrimet e tij por thone, ishalla jemi ne enderr si gomari qe e hante ujku dhe besojne se Rama do te behet i mire, ose pajtohen me ate qe thote muti im eshte me mire ani se mut eshte.

Edi Rama aq mashtruese po e ben rrugen per mandatin e trete sa veshtire te ndiqet.

Duke dashur te jete dielli e rrezja e tij te bjere vec mbi te, qe syte e te gjitheve te shohin vetem ate, qe mendja e gjithkujt te mendoje e kujtoje vetem ate, qe fjala e pare e secilit te jete ai, qe zgjidhesi i cdo halli ne kete toke te jete vetem ai, qe kudo po shfaqet shpetimtari, hyjnori, qe ai po shoqeron edhe femijet e traumatizuar nga termeti per ne shkolle, ai po merr ajer per ne te gjithe, ai po na mban gjalle neve te gjitheve ai po e sheh udhen per ne dhe ne nuk kemi nevoje te shohim, ai na ka marre per beli me njeren dore dhe me tjetren po na tregon horizontet sic thote vargu i Uitmanin.

Sapo ne turremi per nje ceshtje drejt tij, ai nxjerr nje problem tjeter. Sa i bie bursa ne nje gje, nxjerr nje tjeter. Eshte i pakonkurueshem ne retorike, ata qe i mund i shkel, ata qe nuk i mund i sheh si zota.

Ne parlament ben lufte qesharake e mban fjalime bajate per televizion e per militantet e veteranet qe i ka ne rrjesht kunder malokeve, qe duan te na mohojne luften e gjakun e derdhur per kete toke.

Nuk ka ambicje per te lene gjurme te forta, per te bere gjera te medha qe mbeten te paprishura ne histori, thjeshte don te jete njeshi si gjel maje plehut e te kendoje vec ai.

Vdes te shfaqet patriot por Kosova po i behet gur i rende ne qafe, don te flase per gjithe shqiptaret por i thahet fjala ne gryke kur vjen puna tek Kosova. Do ta jepte gjysmen e Shqiperise te kishte pak pushtet moral ne Kosove por nuk arriti ta munde Sali Berishen ne Kosove dhe e vuan me tmerr kete gje dhe duket i hakerrehet Kosoves. Ai n uk gjeti dot udhen se si hyhet ne Kosove dhe nuk gjeti partner me hy ne Kosove.

Nuk ka asnje respekt per ligjin dhe e ben ligjin sic don vete duke fshire ligje e bere mbivendosje te frikshme.

U del zot i vetem halleve te popullit, demeve te termetit dhe duket se po nuk foli ai, po nuk shkoi ai, po nuk urdheroi ai askush nuk riparon asnje shtepi. Behet lolo me dashje ne biseda e llogje me femije e gra ne shtepi e oborre te ndryshme dhe kete e ben perfekt per vemendje ne kete gje, qe te largohet vemendja nga gjerat e tjera te tij. E fshin pa meshire cdo bashkepunetor apo vartes se nuk ka bashkepunetore, e mohon pa dhimbje vetem te merret vesh se ne kete toke eshte vetem ai qe i di dhe i ben te gjitha punet e zotit e te robit.

Ne Kodet e vendit ka ekzistuar ligji per shipfje, tani nxjerr ligj mbi ligj per shpifjen.

Njerzit e mesuar me Enver Hoxhen e dhunen e tij nuk e marrin seriozisht Ramen e ligjin e tij pasi njerzit dine me e talle edhe me goje mbyllur Ramen e qeverine e tij. Rama knaqet me dhunen qe ben dhe me reagimin e dobet qe provokon. Po ta shohe se ka reagime serioze ai lag pantallonat dhe mezi merr fryme pastaj ne mikrofon.

Askush nuk guxon t'i thote jo se e sheh veten jashte vathes se tij sic nxori jashte selise se Partise Socialiste, qe vec targen ka PS, figurat me te rendesishme te se majtes shqiptare me autoritet moral dhe i zevendesoi me roje parcelash droge.

Edi Rama ka parlamentin qe deshi dhe beri vete, ka qeverine qe deshi dhe beri vete, ka drejtesine qe deshi dhe po ben vete.
Ai do te shembet si keshtjellat prej rere qe ndertoja e shembja une vetem kur opozita te jete e bute, e heshtur dhe radikale dhe karikaturat e opozites te fshihen nga dallga e pazeshme si kalate e mia te reres ne breg te detit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat