Hilet e politikanëve të LDK-së dhe kalkulimet e tyre Debatet e televizioneve po shkaktojnë neveri te qytetarët

Opinione

Hilet e politikanëve të LDK-së dhe kalkulimet e tyre Debatet e televizioneve po shkaktojnë neveri te qytetarët

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 22:50
Ismail Muçiqi

Qyetetaret e Kosovës janë të zhgënyer pa masë rreth gjendjes aktuale për shkakë të bllokadave të cilat po bëhen për formimin e Qeverisë dhe të Instuticioneve Demokratike të cilat i prodhuan zgjedhjet e fundit Nacionale. Hilet dhe kalkulimet të cilat po shifën në të gjitha aspektet dhe papërgjegjësia ndaj qytetarve dhe shtetit e kan vetëm një emërues të përbashkët., E këta jan kalkulantët të cilët janë pozicionue kundër arritjës së marrëveshjes ndërmjet dy partive të cilat me muaj nuk po arrin të gjejnë zgjidhje për ti ndërtuar Instuticionet.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila si paravan ka kauzën si parti Instuticionaliste me veprimet e saja dhe papërgjegjësinë ndaj vendit gjithnji e më shumë po e demanton vetën, duke parashtrue kërkesa jo racionale dhe jo parimore për ndarjen e pushteteve. Se më të vërtetë partit politike, jan devalvue deri në atë masë, po shifet se këto parti nuk kan parime, dhe nuk ndjenjë përgjegjësi ndaj qytetarve dhe ndaj instuticioneve të shtetit por interes parsor e kan luftën për pushtet, dhe për interesat tjera nepotiste dhe materiale Lidhja Demokratike e cila po e pengon- (zhagit) arritjen e marrëveshtjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen VetëVendosje, po mundohet ta rrit pazarin, e në anën tjetër nuk qanë kokën për situatën aktuale, në të cilën gjindet Kosova. Po theksojmë se zgjedhjet e fundit treguan qartë se pjesa dërmuese e elektoratit të Lidhjes Demokratike e përkrahën dhe e votuan Vjosa Osmanin si kandidate dhe figurë kyqe në skenën politike të Kosovës.

Për shkakë të këtyre hileve dhe barikadimeve, në mediumet telivizive të Kosovës qytetarët janë të ekspozuar nga debatet politike të cilat po shkakëtojn neveri në familjet Kosovare. Këto debate të përditshme me musafir të njëjtë të ashtuquajtur (analist) të cilët më shumë po shkakëtojnë kunfuzuitet, dilema dhe defetizëm tek qytetarët e Kosovës se sa po i ndihmojnë shikuesve për të pushuar dhe relaksuar në shtepit dhe familjet e tyre. Debatet dhe imagjinatat e këtyre panelisve me plotë të pa vërteta dhe hipoteza konspirative po e përqajnë skenën politike dhe në përgjithësi shoqërin Kosovare këto mediume telivizive të cilët i kan të përzgjedhur edhe panelistët kan kauz të përafërt me politikën editoriale dhe programore të këtyre mediumeve kinse të "pavarura" në fund është momenti i fundit që këto dy parti të cilat fituan më së shumti vota nga elektorati të vedisohën dhe reflektojnë pozitivisht në për afrimin e tyre sa më të shpejtë për ti formue Instuticionet, deri sa populli nuk e ndryshon bindjën, për ti denue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat