Tërmeti politik në Durrës - frustrim Ballkanas apo thik pas shpine për Kosovën e pavarur

Opinione

Tërmeti politik në Durrës - frustrim Ballkanas apo thik pas shpine për Kosovën e pavarur

Nga: Rexhep Gashi Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 23:28
Rexhep Gashi

Është kjo marrëveshje (i ashtuquajtur "mini shengeni Ballkanik") , kopje e zbeht, inatçore apo rivalizim me: "marrveshjen e mirënjohur të shengenit për vendet e BE - që e shpresojn të gjithë qytetarët e vendit të Ballkanit perendimor.

Apo më tepër është një frustrim Ballkanas për mbylljen e dyerve për rrugtimin drejt BE të këtyre vendeve (Shqipëris dhe Maqedonis të Veriut). E gjithë kjo sa është për shkak të problemeve brenda për brenda BE-së, po aq edhe për ngecjen e këtyre vendëve në përafrimin e tyre me BE (aspekti politik, ekonomik, juridik, etj).

Pra duke mos qenë të denjë për bashkangjitje drejt BE-së nuk arsyetohet rrëshqitja drejt një organizate alternative si: unioni ekonomik aziatik (pjes e së cilës është Serbia), që është zgjidhja më fatkeqe që mund të prodhoj një burrështetas nga një vend Evropian i antarsuar në NATO dhe me aspirata reale drejt BE-së.

Sa i përket ftesës së kryeministrit të Shqipëris si ideator i kësaj nisme rajonale për Kosovën kur dihen disa fakte: duke pasur parasysh raportet Kosovë - Serbi kjo e fundit, nuk e ka heqë nga  kushtetuta e vetë Kosovën, pra ende ka pretendime territoriale. Gjithashtu nuk lë gurë pa lëvizur për të minuar pavarsinë e Kosovës dhe në këtë nismë paraqitet me hartën ku edhe Kosova figuron pjesë e sajë.

Duke pasur parasysh edhe Kosova është e qytetarëve të saj, nuk është pronë e asnjë politikani në qfardo pozite aktuale qoft aj, prandaj ofendimet, sharjet e inatet personale nuk duhet të qojnë në veprime të dëmshme për të dhe qytetarët e saj.

Duke i pasur parasysh këto dhe fakte tjera kjo është "thik pas shpine", sidomos kur kemi parasyshë Kosovën në ditët e vështira të fundit të nëntorit 2019.

Si do që të jetë - për nesër është planifikuar takimi i tretë me radhë për të ashtuquajturin "mini shengeni i Ballkanit" këtë herë në Durrës (që këtë herë po shkundet nga politika e jo termeti).

Takim ky mes shteteve si: Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe me gjasë edhe BH.

Siq po shihet këtu mungojn Kosova e Mali i zi edhe pse janë ftuar veqmas kam njohuri për Kosovën.

Kur e përmendim emrin marrëveshje dhe shengen ne aludojm me të drejtë në marrëveshjen e mirëfillt të vendëve të BE-së, ku përfshihen: lëvizja e lirë e nerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Liri këto që e bënë BE-në - organizimin më të sukseshëm ndërkombëtar që ka njohur historia. Por në themel të saj qëndron ajo që mendoj e mban këtë krijes kolosale, e ajo është : "marrëveshja në mirëbesim mes këtyre shteteve dhe qytetarëve të tyre" . Duke i shtuar kësaj edhe zhvillimin ekonomik të përafërt dhe vullnetin për shpërndarje të mirave materiale.

- Po a kanë mirëbesim shtetet e Ballkanit perendimor mes vete dhe a mund të jetë marrëveshje parimore në këto rrethana?

- Duke marr parasysh të kaluarën ende të freskët - zhvillimin ekonomik asimetrik dhe mungesën e vullnetit për ndryshime pozitive në të gjitha aspektet.Për fatë të keq përgjigjja është negative, prandaj ky bashkpunim besoj unë mund të cilsohet si kopje e zbeht, inatçore e një bashkpunimi të mirëfillt në BE. Frustrim ndaj mbylljes së dyerve të BE-së ndaj këtyre dy vendeve ( Shqipëris dhe Maqedonis së Veriut) dhe sipas gjitha gjasave rrëshqitjen në një orbitë të pa njohur ( Unioni Ekonomik Euro-Aziatikë etj), kur dihet se e ardhmja e krejt këti rajoni është në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat