Ministrat mafiozë të lirë, denoncuesi Salianji në burg!? - Bota Sot
Ministrat mafiozë të lirë, denoncuesi Salianji në burg!?

Opinione

Ministrat mafiozë të lirë, denoncuesi Salianji në burg!?

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 10:19
Qamil Gjyrezi

Jemi i vetmi vend në rruzullin toksorë, ku gjykatat e kontrolluara nga pushteti  dënojnë akuzuesit e krimit të organizuar dhe mbrojnë me ligj ish-ministrat mafiozë!

Edi Rama dhe Rilindja ushqyejnë krimin e organizuar në vend dhe mbrojnë ministrat mafiozë me gjygjtarët vegla të pushtetit të korruptaur. Ky është edhe një konkluzion i analistëve dhe politikanëve të huaj, të cilët janë shumë të interesuar për luftën kundër krimit të  organizuar në Shqipëri!

Ish-ministrat mafiozë rilindas, që u akuzuan për krimin shetëror të mbështetjes së  kultivimit dhe trafikimit të drogës Tahiri dhe Xhafaj, janë të lirë me vendime gjykatash, ndërsa akuzuesi Salianji dënohet nga gjykata me 1 vit burg!?

Ish-deptuteti i P.D.-së Ervin Salianji ishte i vetmi poltikan opozitar që e denoncoi mbjelljen dhe trafikimin e drogës direkt nga arat e mbjella me kanabis. Salianji që në fillimet e tija në opozitë, ka prezantuar politikanin trim, që nuk bën pakt me mafien dhe drogën!

Në të gjitha seanacat parlamentare që është diskutuar kanabizimi dhe trafikimi i drogës me mbështetjen e strukturave të shtetit, Salianji ka denoncuar me argumenta korrupsionin dhe drogën e qeverisë rilindase dhe ish-minsitrit Xhafaj!

Krimi më i madh i Ervin Salianjit është se ka denoncuar pa kompromis mafian e drogës dhe krimin e organizuar të lidhur me pushtetin, ish- ministrat e Rilindjes.

Krimet e qeverisë me mbështetjen e drogës dhe korrupsionit, përbëjnë rrethana rënduese për Rilindjen, për kanabizimin e vendit dhe kapjen e drejtësisë!

Ervin Salianji do ta vazhdojë deri në fund luftën me të keqen duke denoncuar me forcë krimin e organizuar të lidhur me qeverinë!

Po citoj statusin e Ervin Salianjit në F.B., ku shkruan:“Krimi” im është se kam denoncuar pa kompromis mafian dhe krimin e organizuar të lidhur me pushtetin.“Krime” si ky që kanë rrethanë rënduese për qeverinë do vazhdoj të denoncoj edhe me më shumë forcë.Unë nuk dekurajohem nga qelbësirat! Lufta me të keqen nuk ështē e lehtë por me të vërtetën, me kurajo dhe me forcë do ia dalim”!

Ervin Salianji do i’a dali në luftën pa kompromis me ish- ministrat mafiozë të lirë të Rilindjes, në mbrojtje të demokracisë dhe qytetarëve!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat