“Mini Schengeni” apo “Unioni ekonomik”

Opinione

“Mini Schengeni” apo “Unioni ekonomik”

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 10:39
Prof. Dr. Musa Limani

Që nga mbajtja e Samitit në Ohër nga tri vendet Ballkanike: Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, temë shumë aktuale dhe diskutimi u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së këtyre vendeve për të formuar “Mini Schengenin” Ballkanik. Duke ndëgjuar debatet dhe lexuar polemikat për këtë integrim ekonomik, fitova përshtypjen se Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama nuk e kupton përmbajtjen dhe qëllimin e kësaj Marrëveshjeje. Siç dihet, nismën për këtë marrëveshje a ka marrë Presidenti i Serbisë në mbledhjen e mbajtur me këto tri vendi në Novi Sad. Tani, z. Rama del me deklaratën e tij se ai qenka nismëtar i kësaj ideje që nga Konferenca e Berlinit. Bile, paska bërë trysni për ta bind Vuçiqin që ta pranojë një gjë të tillë. Z. Rama, siç është e njohur, kur serbet pranojnë që ta bëjnë një gjë të përbashkët me shqiptarët, duhet ta dini se është në dobi të tyre e në dëm të kombit tonë. Për këtë nuk ka nevojë të hezitoni, sepse historia e ka vërtetuar këtë konstatim. Këtë më së miri e vërteton edhe mos realizimi i asnjë marrëveshjeje që është arritur me negociatat e deri tanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Andaj, Z. Kryeministër i Shqipërisë, me këtë rast unë ngriti dy pyetja për Ju. Kur keni vendosur që Shqipëria të marrë pjesë në këto Samite dhe të nënshkruaj Mararëveshjen për formimin e “Mini Schengenit”, a e keni shqyrtuar këtë çështje në Qeverinë Tuaj dhe a i keni analizuar efektet pozitive dhe negative që mund të dalin nga ky proces integrues ekonomik? Pyetja e dytë do të ishte. A e keni konsultuar ndonjë institucion profesional, ndonjë ekonomist apo jurist se çka në jetën praktike mund të sjellë për kah funksionimi i tij “Mini Schengeni” Ballkanik për Shqipërinë dhe për Kosovën? Po presupozojë se këtë gjë nuk e keni bërë, që tregojnë edhe reagimet e strukturave politike e institucionale në Shqipëri.

Andaj, deklaratat e juaja publike më bëjnë të kuptojë se Ju personalisht nuk e keni idejen se çfarë pasojash negative ekonomike dhe politike do të ketë kjo Marrëveshje, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por për mbar kombi shqiptarë. Bile ju ja zini për të madhe Kosovës për mos pjesëmarrje  në këto Samit, duke thënë se Kosova po vetizolohet. Në kontekst të kësaj, unë do të jap disa sqarimi profesionale ekonomike për përmbajtjen dhe funksionimin e “Mini Schengenit” Ballkanik, ku tash për tash jeni vetëm ju tri vendet e sipër cekura. Sipas Jush me “Mini Schengenin” do të krijohen kushte më të volitshme në transaksionet ekonomike ndërmjet këtyre vendeve, sepse do të jetë: qarkullimi i lirë i mallrave dhe shërbimeve, i kapitalit dhe i njerëzve-fuqisë punëtore etj. Tani vetëvetiu shtrohet pyetja. A thua vallë ky “Mini Schengen”, është ekuivalent me formën më të lartë të integrimeve ekonomike ndërkombëtare me “Unionin ekonomik”? Unë them se po, sepse të gjitha elementet që i prezantoni Ju në “Mini Schengen”, të njëjtat përfshihen edhe në “Unionin ekonomik”. Andaj, Unioni ekonomik paraqet formën më të lartë të integrimit ekonomik ndërkombëtar apo rajonal. Kjo formë e integrimit ekonomik në vete përfshinë, jo vetëm heqjen e doganave për qarkullimin e mallrave, por edhe të gjitha inputeve, si: të fuqisë punëtore, të kapitalit të shërbimeve etj. ndërmjet  vendeve anëtare të këtij asociacioni ekonomik rajonal. Pos elementeve të sipër cekura, në unionin ekonomik përfshihet edhe përcaktimi i politikës së përbashkët zhvillimor ekonomik, sistemi i përbashkët monetar etj. Unioni ekonomik për kah përmbajtja, funksionimi dhe veprimi i tij, paraqet treg të përbashkët ekonomik, siç është rasti me Tregun e Përbashkët Ekonomik të Bashkimi Evropian. Andaj, funksioni dhe veprimi i “Mini Schengenit”, për kah përmbajtja është ekuivalent me “Unionin ekonomik”. Pra sido që të quhen këto dy forma të integrimeve ekonomike ndërkombëtare apo rajonale, në përmbajtje dhe funksion janë identike (të njëjta). Me zbatimin e tyre, formohet një lloj federate, jo vetëm ekonomike, por edhe politike, ku disa elemente të politikës së zbatuar ekonomike dhe instrumentet e politikës fiskale, marrin karakter mbi nacional (subnacional). Andaj, nga kjo nuk është vështirë të konstatohet se, “Mini Schengeni” Ballkanik që ju doni ta formoni, nuk ka vetëm karakter ekonomik, por do të thosha se ai ka më tepër karakter politik, që kryesisht është në interes të Serbisë, e shumë pakë, apo më mirë me thën aspak as për Shqipërinë, e as për Kosovën.

Andaj, duke pasur parasysh atë që u tha më sipër rreth “Mini Schengenit” dhe “Unionit ekonomik”, unë për Ju z. Rama, ngrisë edhe këtë pyetje. Po qe se Kosova pranon të jetë anëtare e këtij asociacioni ekonomik rajonal, siç insistoni Ju, çka do të ndodhte me transaksionet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast Serbia fiton të drejtën që pa kurrfarë barrierash administrative dhe fiskale, të fus në tregun e Kosovës mallra, kapital, shërbime, fuqi punëtore etj. Ndërkaq, në të njëjtën kohë asnjëherë nuk do ta ndalte veprimtarinë armiqësore ndaj Kosovës. Këto procese, z. Rama, Kosovën do të shndërronin në koloni klasike të Serbisë dhe në treg konsumues dhe rajon agrar ku do të kultivohen kryesisht kulturat bujqësore. Besoj se edhe Ju nuk pajtoheni që Kosova të shndërrohet në koloni të Serbisë, qoftë në aspektin politik, apo ekonomik. Mirëpo, insistimi i Juaj që Kosova të jetë pjesë e “Mini Schengenit”, prejudikon shndërrimin e Kosovës në varësi ekonomike dhe politike nga armiku shekullor i kombit shqiptar, siç është Serbia. Pse?!!!.

Siç është cekur edhe gjatë polemikave në Kosovë dhe në Shqipëri, se nuk ka nevojë për asociacione tjera ekonomike rajonale, deri se ekziston CEFTA, e cila nuk dha efektet e pritura, formimi i së cilës ishte që vendet e Ballkanit Perëndimor, duke zhvilluar tregun rajonal, të jenë të përgatitura për të të hyrë në tregun e përbashkët evropian. Andaj, është iracionale të formohet edhe ndonjë asociacion tjetër, siç është “Mini Schengeni”. Lidhur me formimin e këtij asociacioni ekonomik, z. Rama nuk keni bërë kurfarë analize as ekonomike e as politike për efektet e tij, e as që e keni konsultuar Kosovën, për këtë çështje. Nga deklaratat e Juaja del se, ju jo që nuk keni bërë ndonjë analizë apo konsulltë edhe me Kosovën, por as që e kuptoni prapavijën politike dhe ekonomike të Serbisë me formimin e “Mini Schengenit” Ballkanik vetëm nga tri vende që ishit pjesëmarrëse në Samitin e Ohrit . Nga deklaratat e Juaja, mund të nxirret konstatimi se me dashje apo pa dashje, me vet dije apo pa vet dije, e mbështesni Serbinë si armike shekullore të kombit shqiptarë, në një anë, kurse e fajësoni Kosovën që nuk pranon të bëhet anëtare e këtij asociacioni ekonomik, në anën tjetër. Bile, çka është edhe më e keqja, për mos anëtarësim në këtë asociacion të Kosovës, Ju edhe ofendoni indiv e udhëheqës të lartë të Kosovës, siç ishte rasti për z. Albin Kurti, kryeministër i ardhshëm i Kosovës,  duke thënë: “Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”. Mirë, Z. Rama, atëherë si do t’iu quajmë, apo si do të shkruajë historia e re kombëtare për Ju, kur me veprimet e Tuaja, në vend që të angazhoheni për të mirën e Kosovës, Ju dëmton rreth 50,0% të popullatës dhe vëllezërve të kombit tënd?! Do t’i ju quajnë: “patriot” apo “trathtar” të kombit.

Pas mbajtjes së Samit të Ohrit, u bënë shumë kritika, mendime e vlerësime profesionale politike e ekonomike, të cilat ishin kundër idesë së Juaj për formimin e “Mini Schenginit”, si dhe mohimi i Malit të Zi dhe të Bosnjë-Hercegovinës që nuk do të jenë anëtare e këtij asociacioni, që në start e varrosi idenë e Juaj. Madje, deklarata aktuale e Presidentit të Serbisë z. Aleksandar Vuçiq, se masakra e Reçakut është skenim, e Z. Voker mashtrues, nuk do të hiqni dorë nga Samiti i radhës që është paraparë të mbahet në Durrës. Andaj, pas të gjitha atyre reagimeve në Shqipëri dhe në Kosovë, veçmas të mohimit të masakrës së Reçakut nga Z. Vuçiq, nëse edhe më tej ngulni këmbë dhe në Durrës me 21 dhjetor do ta mbani Samitin e radhës, do të jetë dështimi më i madh për Ju si personalitet e politikan, veçmas si shqiptar. Duhet të hiqni dorë nga ego personale dhe të mbroni interesin e shqiptarëve të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve kudo që janë. Për ta realizuar këtë qëllim, Ju duhet të hiqni dorë nga mbajtja e këtij Samiti dhe në tërësi në formimi i “Mini Schengenit” Ballkanik. Z. Kryeministër i Shqipërisë, në vend që të formoni “Mini Schengenin”, Ju duhet të angazhoheni së pari të formoni “Unionin ekonomik”, apo më mirë me thënë tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përkatësisht Kosovë Shqipëri. Ky është interesi jonë gjithëkombëtar, i cili njëherit përforcon edhe procesin drejtë ribashkimit gjithë kombëtar. Me fjalë të tjera, unioni ekonomik do të mundësojë që qarkullimi i mallrave, shërbimeve, kapitalit, njerëzve-kuadrove etj. ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Kosovës dhe Shqipërisë, do të bëhet pa kurrfarë barrierash administrative dhe fiskale. Kjo do të mundësojë pos integrimeve ekonomike kombëtare dhe hapë të sigurt drejtë ribashkimit kombëtar. Kjo është perspektivë e jonë si komb

Historia e popujve të Ballkanit, sikur po përsëritet me një rregullsi të çuditshme. Popujt e këtij gadishulli kurrë s’arritën t’i lajnë hesapet me njeri-tjetrin. Hasmëria e popujve të Ballkanit ndërmjet vete la pasoja të mëdha për popujt e këtij nënqielli, veçmas për shqiptarët dhe tokat e tyre etnike. E kaluara historike për kombin shqiptar ishte e hidhur dhe tragjike. Shqiptarëve iu bënë padrejtësi të mëdha, shtrembërime historike, aneksime, uzurpime, copëtime, spastrime territoriale etnike me shpërngulje të dhunshme nga trojet e tyre etnike, e me veprime gjenocidiale ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, e çka jo tjetër. Të gjitha këto u bënë nga fqinjët tanë grabitëçar me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Të gjitha këto, fqinjëve tanë, u shërbyen për zgjerimin territorial të vendeve të tyre dhe krijimin e: Serbisë së Madhe, Maqedonisë së Madhe, Greqisë së Madhe dhe Malit të Zi të Madh. Andaj, këto procese famëkeqe për kombin shqiptar, ndikuan që të shkatërrohet dhe të uzurpohen trojet etnike, të   Shqipërisë gjeografike, apo më mirë me thënë të mirëfilltë dhe të tkurret Shqipëria e shpallur më 28 nëntor 1912, që përfshinte kufijtë gjeografik etnik shqiptarë, e që më pas u copëtuan nga Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913. Apetitet dhe aspiratat hegjemoniste serbo-orthodokse sllave, nuk janë shuar, ata tentojnë me çdo kusht që ende të grabitin tokat tona etnike, me forma të ndryshme, tani edhe ndërmjet proceseve integruese ekonomike, si po quhet “Mini Schengeni” Ballkanik

Andaj, është koha që të punojmë për ribashkimin (bashkimin) kombëtar, si Shqipëria ashtu dhe Kosovë, i cili paraqet proces dhe do të realizohet nëpërmjet integrimeve ekonomike, kulturore, arsimore, martesore etj. për të cilën kauzë është luftuar nga Skënderbeu e deri në ditët e sotme, e që duhet luftuar deri të kryhet ky proces. Me ribashkim gjithë kombëtar, nuk formohet “Shqipëria e Madhe”, por formohet Shqipëria gjeografike-etnike, për të cilën shqiptarët nuk e hoqën pushkën nga krahu, duke i mbrojtur trojet e tyre etnike. Mendoj, se shprehja bashkim duhet zëvendësuar me shprehjen “ribashkim”, sepse ne ishim të bashkuar si komb, por na ndan e na copëtuan Fuqitë e Mëdha. Andaj, ribashkimi Kombëtar në vete nuk nënkupton formimin e “Shqipërisë së Madhe”, as cenimin territorial të as një vendi fqinjë, por rikthimin e trojeve tona etnike të aneksuara dhe të uzurpuara kohë më parë nga vendet grabitqare fqinje dhe formimin e Shqipërisë gjeografike, në kuptimin: një komb, një gjuhë, një shtet, një flamur. Çfarëdo ideje tjetër në këtë drejtim pos Ribashkimit Kombëtar, që në vete nuk nënkupton vetëm Ribashkimin Kosovë-Shqipëri, por të të gjitha trojeve etnike shqiptare të aneksuar më parë, si: Çamërinë, Luginën e Preshevës, pjesët e territoreve tona etnike në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Lidhur me këtë i madhi Aleksandër Xhuvani thoshte: “Shqipëria etnike, e vetmja alternativë”. Për të realizuar këtë qëllim që është amanet i të parëve tanë, duhet të luftojmë për unitet, e jo për polarizim kombëtar. Perspektiva kombëtare e jona, është vetëm në ribashkim. Për këtë qëllim duhet të bashkohen të gjitha forcat e brendshme kombëtare, si dhe përkrahja e faktorit ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar duhet të na i kthejë borxhin, në kuptimin si na kanë ndarë e copëtuar më parë, tani duhet të na bashkojnë. Andaj, në kontekst të kësaj duhet potencuar se, deri sa baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e eminencës evropiane kanë “konstruktuar” kufijtë e Ballkanit me gërshërë në dëm të trojeve etnike dhe popullit shqiptar, bijtë e tyre tani duhet të “konstruktojnë” modelin dhe formën më të mirë evolutive, me dialog e paqe për revidimin e kufijve dhe për Ribashkimin e trojeve etnike dhe popullit shqiptar. Me këtë rast ata do të kthejnë borxhin dhe do të përmirësojnë gabimet dhe shtrembërimet historike të të parëve të tyre ndaj shqiptarëve. Ribashkimi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë element stabilizues, e jo destabilizues në Ballkan, sepse me këtë rast do të shuhen aspiratat dhe elementet hegjemoniste e shoviniste sllavo-orthodokse, veçmas të Serbisë dhe Greqisë, që janë prezentë edhe aktualisht për uzurpime të trojeve tona etnike.

Në fund shfrytëzoj nga rasti të them disa fjalë edhe për tregjedinë e vëllezërve tanë që u ndodhi me fatkeqësinë elementare këto ditë, si dhe për sjelljet çnjerëzore dhe jo humane të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama. Pos fakteve historike e elementeve që e karakterizojnë një kombë, tregoi uniteti dhe solidaritet vëllezëror i shqiptareve në Maqedoni dhe në Shqipëri me rastin e fatkeqësisë që më 1999 i ndodhi popullatës shqiptare në Kosovë, e tani asaj në Shqipëri. Populli thotë se, në ditë të vështira vetëm vëllau të vjen në ndihmë. Më 1999, kur shqiptarët në Kosovë ishin para një kasaphane dhe gjenocidi masiv, vëllezërit tanë në Maqedoni dhe në Shqipëri, hapën dyertë dhe zemtrat, duke i strehuar dhe mbajtur me muaj të tërë vëllezërit e tyre nga Kosova, si me qenë “miq spari” si thotë populli. Tani, me rastin e fatkeqësisë që i ndodhi Shqipërisë, me ç’rast familje e numër shumë i madh i popullatës mbetën pa kulm mbi krye dhe pa bazë materiale, vëllezërit e tyre nga Kosova, u mobilizuan duke grumbulluar ndihma në ushqim e veshëmbathje, si dhe duke ofruar shtëpi e banesa për të gjithë atë që kanë nevojë për strehim, tregoi se ne jemi një, të një gjaku dhe të një kombi. Me këto gjeste, Kosova tregoi një solidarizim vëllezëror, kurse Kryeministri i Shqipërisë në vend që të jetë mirë njohës, nuk e hoqi taksen prej 5 euro që paguhet në kufij për autorrugën e Kombit, edhe për ata që i ofrojnë ndihma nga Kosova dhe ata që kërkojnë ndihma nga Shqipëria, duke thënë: “Taksën rrugore nuk e heqim, ata që sjellin ndihma i paguajnë edhe 5 euro”. Si mund ta quajmë këtë  gjest të Kryeministrit, unë nuk kamë fjalë në fjalorin tim, por mund të them se, ky qëndrim i tij, nuk ishte bërë as nga armiku më i madh i shqiptarëve. Z. Kryeministër askund në botë nuk ngarkohen me taksa rrugore e as nuk tatimohen mallrat me instrumente të politikës fiskale, të cilat i dedikohen ndihmave humane. Ju me këtë gjest mbroni një person që është pronar i Shoqërisë koncesionale të rrugës së Kombit, Shefqet Kastratin e i gjobitni njerëzit që kanë pësuar nga tragjedia elementare që e goditi Shqipërinë. Z. Rama, një duhet ta dini, se jo 5 euro taksë, por as plumbat e as tanksat nuk mund të na ndalojnë që t’u ofrojmë ndihmë vëllezërve tanë, e ju paguani taksen nga 5 euro, se duhet të merrni provizionin tuaj personal!!!  Për fat të mirë kjo taksë u hoqë nga vet Z. Kastrati, edhe për rreth kërcnimeve me telefon nga Kryeministri E.Rama. E përgëzojmë për këtë gjest, që u tregua më vizionar, më human e më njerëzor se Kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat