Europa po bënë gabimin e dytë historik,pas Kongrsit të Berlinit 1878

Opinione

Europa po bënë gabimin e dytë historik,pas Kongrsit të Berlinit 1878

Nga: Nga Haxhi Zeneli Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 14:18
Haxhi Zeneli

Siç dukët Europa nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës historike!.

Kohëve të fundit janë ngritur shumë debate në lidhëje me refuzimin e Shqipëris dhe Maqedonis së Veriut në BE.Mos pranimi apo zvarritëja e këtyre shteteve për ti antarsuar në familjen e tyre Europiane,nuk është jasht logjikës që të bëhët gabimi i dytë historikë i Europës në këtë fushë.

Pa dyshim se kjo dikujt edhe i konvenon!.Aleksander Vuçiq,i cili tashti ka bërë të ditur edhe në një gazet austriake,ku tha se:"ne tashti i kemi mardhanjet e mira me Kinën,Rusin,Turqin,dhe kemi nënshkruar mardhanje ekonomike me Bashkimin Euroazian të udhëhequr nga Rusia".Çka na jep të kuptojme se Serbia nuk ngutët të hyjë në B.E.ajo"ushqehët me dy lugë"siç thotë populli,të cilët pohojn se:"ne duhet të këkojme alternativa te tjera....".Kjo nënkupton se alternativat tjera hapin fushë-veprimin Rusis,që të ndërhyej aty ku Europa dështon dhe gabon.Mini Shëngeni Ballkanik nuk është rastësi.Shengeni",për Rusin dhe Serbin është rasti më i mirë dhe shumë i mirëpritur,sepse ata janë përfituesit më të mdhenj të këti okupimi dinak,kurse për shqiptarët kjo është një greminë.Këte nuk besojë se Edi Rama se ka të qartë,por mendojë se ai ka bindur vetën që është një aktor i mirë,që ju është dhënë një rol kryesor në këtë"film",ku në fund të filmit do e kuptojë që ai s'ka patur asnjë rol me rëndësi,njëjtë sikur Enver Hoxha,kurë serbo/sllavët ja zhvatën Kosovën,edhe ky është i njëjti skenar,por i ngjyrosur me ngjyra tjera.E.Rama nëse sinqerisht don ta mësojë politikën serbe,le ti pyesë shqiptarët nën ish-Jugosllavin,se çfarë çmimi kanë paguar ata për gjithë ato vite nga Serbo/sllavia?,dhe kurë janë në pyetje shqiptarët,ata nuk ndryshojnë.Kam përshtypjen se nga dëshprimi që e refuzuan Bashkimi Europian,ai mundohët të përdorë një shantazhi(Blackmaili),që ti friksojë ata,se:"nëse ju nuk na pranoni,neve nuk na mbetët tjeter gjë,veç se të kërkojmë opcione tjera"!.Në anën tjetër Rusia i"fërkon duart"duke qëndruar në gjendje gadishmërie,për të ndërhyer aty ku Europa gabon.Si do që të jet,shqiptarët nuk do pranojnë që edhe njëherë të futën nën ambrellën Ruso/Serbe,sepse ata e kanë të qartë se çfarë i pret ata aty.

Pas gjithë këtyre manevrimeve të Rusisë,me qëllim apo pa qëllim B.E.po qëndron në vijën ansore,dhe se ende nuk kanë një plan të qartë apo strategji për Ballkanin,kështu që na jep të besojmë se ata mund të bëjnë një gabim të dytë historik,njëjtë sikur atëherë kurë bënë ndarëjen e padrejtë të Ballkanit në dëmë të shqiptarëve,duke krijuar një Jugosllavi artificiale,e cila pas gjysëm shekulli përfundoje në një luftë të tmerrshme dhe turpruese për gjithë Europën,që ende edhe pas dy dekadave riparimet po vazhdojnë.

Nga politika pasive e B.E.,Rusia edhe pse nuk ka fuqin e duhur,ata i shtyn oreksi i madh,të cilët duan të përfitojnë nga rasti dhe të vazhdojnë drejt synimeve të tyre që të përçaj Bashkimin Europian,Naton dhe Ballkanin,që pastaj edhe ti kontrollojë.

Dhjetor/2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat