Përse, e “duar-trokasë” sot Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi!

Opinione

Përse, e “duar-trokasë” sot Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi!

Nga: Beqir Sina  Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 17:48
Beqir Sina, Hashim Thaçi

Ka shumë shprehje popullore që mund t’i përshtaten më së miri vendimit të mençur, e të gjetur në kohë, të Presidenti Hashim Thaçi, i cili, më në fund i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për pjesmarrje në “Çorbën” sërbe ruse, me refuzimin e tij dhe shtetit të Kosovës.

Pra, shprehja shqiptare “Më mirë vonë se kurr!”, dhe, ajo amerikane e thënë në Tiranë, 11 vjet më parë, “Mjaft është mjaft”, e Presidentit Bush,: “Kosova është e pavarur”, me sa duket vlejtën shumë edhe për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, në lidhjet e tija të “mira” me Kryeministrin e Shqipërisë, kryesocialistin Edi Rama, edhe për t'i dalë kundra....si sot.

 Simbas mendimit tim, thënja amerikane e padyshimtë nga njëri prej më meritorëve, President i SHBA,  për Pavarësinë e Kosovës, e ish presidentit amerikan George W. Bush, gjatë vizitës historike në Tiranë, deklarata shumë e fuqishme,e tij,  e cila konsiderohet si deklarata, kur SHBA e njohën Pavarësinë e Kosovës, që si “Domino”, u ndoq shpejt nga një numër vendesh aleat me SHBA, duke njohur Kosovën, zuri vend “thellë", edhe në mendjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ky është qendrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”, tha Presidenti Bush!

Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha më së fundi se : “ Serbia, ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe, sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta” tha ai duke iu përgjigjë ftesës së “pa-sinqertë” të mikut të tij, nga Shqipëria, Kryeministrit Edi Rama.

I cili,(Edi Rama) së bashku me “mediatorin” Baton Haxhiu, ja “ngulën” ose ja “futën” një herë Hashim Thaqit, idenë e tyre për atë që u quajt :“Shkëmbimi i territoreve. Korrigjim të kufijve , po, por pa u cenuar territorin  Kosovës.” simabas tyre.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, megjithëse me vonesë, dhe “dëmin” që i bëri ai vetvetes, ndoshta edhe me “besmin” që kishte te dy miqt e tij, Edi Ramën dhe Baton Haxhiun, gjeti momentin dhe i tha dy fjalë gjatë Samitit të Diasporës,ku është shprehur se "shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodhë kurrë" pa kalur mbi trupin tim.

Ai mbasi e kishte mbrojtur më parë pa e kuptuar "hilen" që i kishin bërë, për më shumë se dy vjet i qëndrojë kësaj ideje, “trampolin”, duke vënë shpesh her edhe veten në “siklet”, me popullin e tij, por ja që më në fund të fundit , tha se “e konsideroi një gjë të tillë si pazar, duke shtuar se nuk do të lejohet asnjë korrigjim kufijsh”.

Gjë që Kryeministri në largim Ramush Hardinaj, dihet se i ka dalë kundra , qysh në “shtatzani” asaj idesë Viçiç, Rama - Baton Haxhiu. Pikërishtë, në të dy rastet, kështu që ishte i padiskutuesheme e njëjta gjë ishte për Ramushin edhe për “Mini Shengenin Ballkanik ”. Kjo as që u vu në dyshim se do të jetë, apo nuk do të jet në Durrës, ku do të shtrohet darka e fundit dhe e tretë e treshes ballkanike, Vuçiç, Rama dhe Zajev,  ashtu si nuk ishte në dy të parat. 

“Darka e fundit”, ose darka e trilateralës, që po shitet me të madhe si “Mini-Shengeni Balkanik”, për fat të mirë është e bojkotuar edhe nga dyshja tjetër e rajonit, Kroacia, Mali i zi, ish republikat Jugosllave, që nuk i zënë më besë të pa besit.

 Mirëpo, ja që ashtu simbas Luftës së Dytë Botërore, me “Jugosllavinë” e Titos, është 75 vjet më pas për të ringjallur idenë, e daljes së Serbisë, në Adriatik, ideatori i saj “Titoja i ri” Aleksandër Vuqiq, që ka shkelë sot-pa ndonjë fitore lufte, si ajo e LDB, në portin më të madh shqiptar, të Durrësit.

Edhe megjithëse dihet që Aleksandër Vuçiç, është i të njejtit parardhës ideologjik të Pashiq,dhe Titos, që e kishin pushtuar “Adriatikun” që nga Dubrovniku deri në Tivar e Ulqin, deri sa e ashtuquajtura “Jugosllavi” u shkërrmoq, dhe nuk egziston më.

Dhe, ja që vjen një ditë , e ai që mbahet si ideator i këtij të ashtuquajturi “Unioni Ballkanik”, ose si e quajnë gazetarët një “Mini- Shengen Ballkanik” të mundohet me çdo mënyrë të fusë edhe Kosovën, me djallëzinë e Kushtetutës së Serbisë, ku Vuçiçi, është President, dhe Kosova akoma nga serbët, të njihet me kushtetutën e tyre si “pjesë të Serbisë”! 

Pra, si ish zëdhënësi, i Millosheviqit, si Ministër atëhere, dhe si një ish anëtar i atij parlamenti, të lyer me gjak, që i dha votën krimeve serbe në Kosovë, dhe, si mohuesi numër 1, i sotëm i krimeve të Serbisë, ndaj shqiptarvë, madje edhe për Masakrën e Reçakut, nuk ndejti pa folë, derisa e quajti një trillim të Ambasadorit William Walker.

Ky , mysafiri i “pa dëshiruar”, pra Presidenti serb, Aleksandë Vuçiç, jo që nuk kërkoi falje, por mohoi edhe krimet serbe, si atë në Reçak. 

Bloch- ka thënë se: ”moskuptimi i së sotmes, vjen nga mohimi i të kaluarës” (Holocaust Resistance: Testament of Marc Bloch  - March 18, 1941))

Izreali, mbi gjysëm shekulli( për 60 vjet) nuk lejoi hyrjen e shtetarëve gjerman, dhe ulur me ta në bisedime, përkundër kërkim-faljes dhe pagesës së reparacioneve të luftës.

Për derisa e “detyrojë” Gjermanin që të paguajë 772 milion Euro për të mbijetuarit e Holokausit.

Qeveria gjermane, tashmë ka thënë se është angazhuar të paguajë gati 800 milion euro për kujdesin ndaj të mbijetuarve nga të moshuarit nga Holokaustit, si rezultat i negociatave në Izrael midis Berlinit dhe një fondi për viktimat hebreje të agresionit nazist. Ku siç thuhet se të paktën gati 60,000 njerëz të mbijetuar do të përfitojnë nga paratë e ndihmës, “dëmshpërblim” lufte nga gjermanët.

Zyrtarët gjermanë të Ministrisë së Financave, në shenjë falje arritën deri aty sa të vendosnin edhe një kurorë me lune të freskta në Jad Vashem në Jeruzalem, siç kërkuanë negociuesit e Konferencës së Kërkesave.

Konferenca e Kërkesave  Hebreje

Zyrtarët gjermanë të Ministrisë së Financave të vendosin një kurorë në Jad Vashem në Jeruzalem, siç kërkojnë negociuesit e Konferencës së Kërkesave. 

Qeveria gjermane ka rënë dakord të paguajë 772 milion € (1 miliard dollarë) për shtëpinë e të mbijetuarve nga Holokausti në të gjithë botën. Vendimi u mor nga Ministria gjermane e Financave së bashku me Konferencën e Kërkesave, një fond hebre për viktimat e agresionit nazist, pasi negociatat në Jeruzalem përfunduan në pajtesë të plotë.

Anzeige

Paratë, të cilat do të jepen në faza midis 2014 dhe 2017, do të sigurojnë rreth 56,000 të mbijetuar nga Holokausti - rreth një e treta prej të cilëve banojnë në Izrael - me kujdesin e infermierisë në shtëpi, ilaçe dhe shërbime sociale, tha Konferenca e Kërkesave në një deklaratë. Fondet janë veçanërisht të rëndësishme tani, shtoi ai, sepse të mbijetuarit që ende jetojnë, janë gjithnjë e më të moshuar dhe kanë një nevojë gjithnjë e më të madhe për shërbime të tilla.

"Ne po shohim angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të përmbushur detyrimin e saj historik ndaj viktimave naziste," tha Stuart Eizenstat, një ish ambasador i Shteteve të Bashkuara që veproi si kryenegociator për Konferencën e Kërkesave. "Kjo siguron që të mbijetuarit e Holokaustit, tani në vitet e tyre të fundit, mund të jenë të sigurt se ne po përpiqemi t'i ndihmojmë ata të jetojnë me dinjitet, pasi jeta e tyre e hershme ishte e mbushur me një tragjedi dhe traumë të papërshkrueshme. Kjo është më mbresëlënëse pasi vjen në koha e pagesës prej buxhetit në Gjermani ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat