Edi Rama ua mbylli “çorapen”

Opinione

Edi Rama ua mbylli “çorapen”

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 12:30
Kimete Berisha

1. Sipas Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka të drejtë të ulet në një tavolinë për kafe me Gjuriqin, e Edi Rama nuk ka të drejtë të takohet me Vuçiqin.

Xhelal Sveçla kur u arsyetua pse e uli veten aq poshtë që në Tiranë u ulë pranë Vulinit, tha: 'Ne në VV nuk largohemi nga tryeza'.

E, çka u dashta të bëjë Edi Rama sot?
Të largohet nga Shqipëria derisa Vuçiqi të lodrojë nëpër Durrës.

2. Sipas Hashim Thaçit, Ai ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje politike dhe të dëmshme për Kosovën me Daçiqin, kurse Edi Rama s'paska të drejtë të bëjë marrëveshje me Vuçiqin.

Hashim Thaçi paska të drejtë të nënshkruaj ndarjen e Kosovës (Asociacionin e Komunave serbe, pra Autonominë e serbëve të Kosovës) me Daçiqin, kurse Edi Rama nuk paska të drejtë të nënshkruaj lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Allaile?
Ku keni pa kështu!

3. Sipas Ramush Haradinajt, shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të udhëtojnë në Serbi veç me letërnjoftime (siç e bëjnë kurrë pa pushu), e shqiptarët e Shqipërisë (duhet të jenë patriotë), ata nuk duhet të kenë të drejtë të jenë 'tradhtarë' si ne!

Gjithë vjeshtën e lume shqiptarët e Kosovës, si te kojshija derë më derë, shkojnë me letërnjoftime në banjë të Sijarinës m'i parit' eshnat, e në mbrëmje kthehen në shpi, si 'patriota' me eshna të forta.

Shqiptarët e Kosovës pra duhet mos me pranu me shku në Luginën e Preshevës veç me letërnjoftim.
Duhet me insistu te dogana serbe që pa pasaportë mos m'i leju me kalu.

4. Lëvizja e lirë nuk është 'tradhti' e kombit.
Gjynah, sa e sa shkodranja e varfër u martu në katundet e Serbisë, ato kanë nevojë për lehtësira kur shkojnë në opçinë (krah për krahë me burrat e tyre katundarë serbë).

Edi Rama mendon edhe për to. Se në Shqipëri djemtë shqiptarë preferojnë vajza të pasura, e vajzat e varfëra detyrohen me shku m'u martu n'katundet e thella të Serbisë. Dhe anasjelltas, vajzat serbe nuk martohen me katundarë serbë, edhe nëse janë vetë katundare.
Kështu e gjeti eshi-eshin.

Mendoni për shqiptarët që heqin si gjarpri ndër gurë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sa herë merrni kry 'kundër' lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Mos jeni vonu pak!

Për çdo gjë që janë kundër Edi Ramës, këta hajnat milionera të Kosovës, e kanë bë vetë.

Edi Rama është i vonshëm për Serbinë.

5. Vuçiqit ia ka mpreh brinat Hashim Thaçi, e tash, kur e pa se 'i kaloi miu nëpër mustaqe', kishe po flas kundër tij
Edhe tri mandate m'i pas Edi Rama nuk ka mundësi m'u taku më shpesh me Vuçiqin sesa Hashim Thaçi.

P.S.
M'u paska prish edhe gramafoni.
Këngën e motrave Mustafa po ma qet dallash.
Po thotë:
'Dhe qaj, me zemër të përvëluar;
Paskam dasht oj nanë priftin e gabuar' ?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat