A do të arrihet marrëveshja natën e fundit?

Opinione

A do të arrihet marrëveshja natën e fundit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 dhjetor 2019 Në ora: 12:55
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zvarritja e arritjes së koalicionit mes LDK-së dhe VV ka shtyrë kancelaren Angela Merkel që të  shtojë presionin për arritjen e marrëveshjes dhe formimin e qeverisë së re. Konkretisht të enjten qëndruan në vendin tonë dy deputetët gjermanë, Christian Schmidt dhe Peter Beyer, të cilët në Kosovë përdorën edhe emrin e kancelares Angela Merkel për t’i nxitur Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që përfundimisht të pajtohen për krijimin e qeverisë.

Duke qenë se zonja Merkel  kritikuese e madhe e qeverisë së kaluar, dëshiron me patjetër një qeveri me njerëz të papërfshirë në korrupsion, duke nxitur kështu formimin e një qeverie pa komandantët e luftës. Deri po afrohet caktuar 26 dhjetorin si datë kur do të konstituohet Kuvendi, ende ska asgjë konkrete. Deputeti i CSU-së, Christian Schmidt, ka qenë shumë i prerë në qëndrime, duke adresuar mesazh të qartë ndaj Albin Kurtit se“Kurti duhet ta dijë një rregull meqë po qëndron në Vatikan.

Njerëzit që janë të mbyllur në konklavë, nuk duhet të flasin derisa të dalë tymi i bardhë”, ka thënë Schmidt . Kjo nënkupton se duhet të arrihet marrëveshje me LDK, dhe jot ë dilet nga zyra pa lëshim pe me refrenin se “ negociatat do të vazhdojnë”. Gjithnjë i takon personit që do të bëhet kryeministër që të lëshoj pe, pasi po arrin të merr postin më të rëndësishëm në vend. Këtë thirrje të deputeti gjerman duhet ta dëgjoj z.Kurti.  Duke marrë si shembull ish kancelarin gjerman, deputet e dërguar nga kancelarja Merkel theksuan ndër të tjera se “Helmut Kohl na ka mësuar që më e rëndësishme në politikë është që të kihet besim dhe përgjegjësi”.

Roli i Gjermanisë për Kosovën është shumë i madh, duke qenë si përgjegjës për pjesën e Ballkanit, me këtë rast arrin të përdor ndikimin e saj që të arrihet marrëveshja dhe të fillohet puna. Duhet theksuar se përveç Gjermanisë së fundi thirrjet për arritjen e koalicionit mes VV dhe LDK erdhi edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe shefave të misioneve të BE-së, të cilët  kërkuan që të filloj formimi i qeverisë së re dhe të vijohet me reforma dhe me dialogun.  Nuk mungoi as reagimi nga ambasada amerikane e cila pajtohet me deklaratën e duke thënë se qytetarët mezi po presin që të krijohet qeveria e re dhe të sillen ndryshimet e premtuara.

“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale. Duke qenë një zëri në qëndrimet e tyre që të arrihet marrëveshja, LDK dhe VV besohet se do të gjejnë mënyrën e duhur që mos të dëshpërojnë edhe ndërkombëtarët. Me thirrjet për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive,  shprehet besimi që kanë tek këto parti se do të qeverisin më mirë se sa PAN që iku.

Pikërisht mos pajtimet me PAN dhe kancelarës Merkel kanë qenë shumë të theksuara, në njërën anën më iden e Thaçit për ndryshim kufijve si dhe me korrupsionin  e Haradianjt .Andaj nuk duhet humbur shumë kohë pasi 26 dhjetori po afrohet, mbetet për tu parë se a do të del parashikimi i saktë i deputetëve gjermanë të cilët shprehën bindjes se nisur nga “Eksperienca ime është se kjo (marrëveshja) është e rezervuar për natën e fundit”, kanë theksuar deputet e Bundestagut .

Megjithatë, theksoj prapë se gjithnjë i takon partisë fituese të lëshoj pe, mos të harrojmë se LDK edhe kur fitonte mbi 58 % të votave bënte kompromise, edhe duke dhënë postin e kryeministrit. Marrëveshje pa kompromis s`ka, dhe zakonisht kompromis më tepër bën ai që synon të udhëheq qeverinë. Mbetet për tu parë efektet e vizitës së deputetëve gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat