Projektet e Serbisë i Realizon Edvin Rama!!?

Opinione

Projektet e Serbisë i Realizon Edvin Rama!!?

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 22 dhjetor 2019 Në ora: 10:53
Katër liderë ballkanikë në samitin e Tiranës

“Kosova u vet përjashtua”, thotë kryeministri shqiptarë Edvin Rama. Nuk kishte nevojë për vet përjashtim shton ai.

Në Tiranë u mbajt samiti famëkeq dhe qëllimkeq për shqiptaret. Kosova për të mbarë; nuk mori pjesë në këtë vetëvrasje kombëtare. Ky samit është studiuar mirë dhe përshtatur për rrethanat e kohës nga  AASHS si pjesë e projektit famëkeq për shqiptaret dhe në interes të Rusisë dhe Serbisë. Ja një citat origjinal nga projekti po e kopjoj: “ Kraljevina Serbija:(Serbia mora zbog svoje ekonomske samostallnosti dobiti pristup na Jadransko more i jedan deo arbanaske  oballe: bilo zauzimanjem teritoria bilo dobijanjem ekonomskih i komunikacionih prava na tu obllast. To  znaci dakle,zauzimanje istina jedne etnografski strane oblasti, ali takve koja se mora zauzeti zbog osobito vazni privredni interesa, upravo zbog zivotne potrebe)”.Jovan Cvijic.

 “Synohet  dalja  në Adriatik dhe në bregdetin shqiptarë si që thotë(Arbanas) qoftë duke pushtuar territoret qoftë duke fituar të drejtat ekonomike dhe të komunikacionit ne atë zonë. Kjo do të thotë pra pushtimin e një zone etnografike të huaj, por që duhet pushtuar veçanërisht për interesa të rëndësishme ekonomike pikërisht për shkak  të nevojave jetike”( Kralevina Serbije Jovan Cvijiq). Tani thirrja nga Edvin Rama që i bënë Kosovës mundë të thjeshtohet kështu: Nëse do të vish më të mirë eja nëse nuk do t do; të izolojmë më mini-shengenin serb, nga se ky mini shengen do të përfshijë Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Rama mashtron popullin e vet në Shqipëri dhe shqiptaret në përgjithësi së nuk paska obligime dhe as detyrime. Atëherë pse nënshkruhet kjo marrëveshje që nuk obligon kënd?. Por kjo del edhe më e kobshme kur heshtin AASHSH dhe AASHK si dhe AASHM ku shumica janë shqiptar. Shumë herë kam menduar për “Kalin e Trojës” si ka mundësi të përgatitet Kali i Trojës nga trojanet që ishin shqiptarë. Tani po vërtetohet edhe një herë që Kalin minishengen po e përgatitin shqiptaret dhe ata më origjinë shqiptare. Vuqiq ka gjysmë origjine shqiptare, Zajev ka origjinë shqiptare, Gjukanoviq dhe Edvin Rama ka origjinë shqiptare. Ata nuk u mblodhën që te shtrojnë çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës. Qe Serbia të kërkojë falje për gjenocid, masakra dhe krime tjera të bëra ndaj shqiptarëve, të përgjigjet për dëme që u ka sjellë popullit shqiptarë tani e sa shekuj. Pakuptimisht kërkojnë të i bijën në prehër Serbisë, të e rehabilitojnë atë që ajo të përgatitet për krime dhe okupime të reja në gadishullin Ilirik. VV dje protestojë në Tiranë kundër kësaj marrëveshje, por Albin Kurtit i pati mbetur hatri në Edvin Ramen pse nuk e priti edhe pak sa të vije në pozitën e kryeministrit dhe jo për përmbajtjen e marrëveshjes, për dëmet që kjo marrëveshje i sjell shqiptarëve. Qeveritë shqiptare nuk kanë nevojë të kujdesen për rehabilitim e Serbisë kriminele por për ngritjen e ekonomisë se vendeve të tyre. Ato duhet ta luftojnë krimin e organizuar në shtetet e tyre dhe të përkrahur pikërisht nga Serbia. Edi Rama ju heshtni para krimit që ta ka organizuar Serbia në Shqipëri  më trafikim të qenieve njerëzore, më shitjen e vajzave shqiptare nga Shqipëria. Vajzat shqiptare shiten në Serbi, këtë krim e përkrah Serbia, kurorëzimin e këtyre viktimave të cilat nuk do të flasim më  gjuhen shqipe kurrë dhe do të lindin e rritin fëmije serb, këtë krim e bekon popi serb dhe u behët kumbarë ministri i jashtëm serb Daçiq. Ju heshtëni!??.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat