Dështimi i LVV-së në krijimin e institucioneve, është përplasje e kokës për muri dhe një fitore për PAN-in dhe presidentin Thaçi!

Opinione

Dështimi i LVV-së në krijimin e institucioneve, është përplasje e kokës për muri dhe një fitore për PAN-in dhe presidentin Thaçi!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Fatmir Bajraj

Lidhi qentë o Albin Kurti! Të tillë; bredhës, endacak dhe nomad të cilet pasojnë shtegëtimin në ndjekje të nuhatjës së kulaqit dhe t'zotit (padronit) i cili gradon të tillët konform kontributit në luftimin dhe linçimin e partnerëve potencial të koalicionit të mundshëm si qellim të dobësimit dhe nënshtrimit të tyre, duhet ndaluar nese s'ndalen.

Logjika oborrtare e kultivuar n'mediat e kapura nga krimi & kriminelet në dy dekadat e fundit, dhe e instaluar dhe e sofistikuar nga kapësit e shtetit të deri sotëm, pas nuhatjes se kasta kriminale n'pushtet po numëronte ditet e fundit, kaloj në subjekte poltike dhe kryesisht n'LVV, permes eksponentëve të shquar për shqisën e nuhatjës dhe lehtësinë e ndërrimit të "lëkurës" dhe ruajtjën e "vesit" !
- Falë përvojes së të tillëve dhe zhdervjelltësisë akrobatike të fituar në mediat sorosiane, të tillët ndërruan "lekurën" dhe vazhdojnë me zellin ma intensiv luftën kundër interesit nacional-shtetëror të Kosovës duke kryqëzuar LDK-në dhe lidershipin e saj legjitim & legal.

Albini, t'i ndal klyshët, nëse s'është vet dresuesi i tyre, por padron real !

S'ka kuptim thirrja e Kurtit për marrveshje koalicioni me LDK-në, në njërën anë, dhe shantazhimi i saj përmes zagarëve të zëshëm n'media të cilët, jo vetëm kontaminojnë marrveshjën e koalicionit, por bëjnë dhe hapin tutje duke linçuar e kryqëzuar figura të deshmuara publike & politike të LDK-së dhe të Kosovës në gadi tri dekada veprimtarie n'sherbim të kombit & atdheut.
Pandehma e eksponentëve të LVV-së në media, se LDK-ja është humbëse e zgjedhjeve dhe duhet t'i nënshtrohet "kutit" të "bujarisë" së VV-së si "fituese" e zgjedhjeve, në marrjen e hisës së pushtetit dhe përgjegjësive, është jo vetëm fallse por edhe intriguese e cila nuk ka synim bashkëqeverisjën, por mbjelljen e mosbesimit dhe mbeshtetjën për muri të partnerit potencial për t'pranuar të papranueshmën dhe poziten inferiore, gjë që s'do të ndodhë kurr.

Fituesi relativ, një humbës i madh !

Karta e LVV-së për bashkëqeverisjën në sensin :
"Nese s'pranoni kushtet tona, shkojmë në zgjedhje", absurde !

Pra duke mos njohur dhe vlerësuar peshën e LDK-së në fitorën e ish opozitës për një koalicion qeverisës të shpresës për vendin, është ireale, iracionale dhe megallomane fund e krye.
Kushtet dhe "kuti" i VV-së në ndarjën e përgjegjësive pushtetare me partnerin (LDK-në), janë cinike dhe poshtëruese, kushte këto që s'njeh praktika parlamentare e Kosovës në 20 vitet e fundit n'liri.
Kërcnimi i LVV-së, se mospranimi i kushteve të saja nga LDK-ja, e qon vendin në zgjedhje, fsheh në vete paaftësinë gjeneruese dhe kreative të fituesit relativ të zgjedhjeve për arritjen e koalicionimit me LDK-në, në njërën anë, dhe jo-guximin dhe friken nga pushteti sfidues, përgjegjësi të cilen LVV-ja kurr s'ka ushtruar dhe nuk i'a ka haberin.

Narracioni : LVV fituese dhe LDK-ja humbëse, mbytë partneritetin dhe qasjën konstruktive në arritjën e koalicionit qeverisës të mbeshtetur në vullnetin e Sovranit dhe nëvojen imediate të formimit të Institucioneve të vendit. Ky narrativ i sajuar nga media dhe eksponentë të ish mediave të cilët kaluan edhe zyrtarisht në kampin e kuq, por në sinkron dhe frekuenca t'njëjta me mediat nga kanë ardhur, dëmton rënd procesin negociator të formacionit fitues ; LDK & LVV dhe arritjen e koalicionit qeverisës për çfarë ke nevojë vendi dhe proceset zhvillimore dhe integruese euro-perendimore dhe veri-atlantike.

Sistemi ynë zgjedhor s'nxjerrë fitues, por finalist !

Konteksti historik i pavarësimit dhe shtetndertimit të Republikës së Kosovës, ka derivuar një Kushtetutë dhe Ligj zgjedhor i cili pamundëson akëcilin subjekt partiak që t'fitoj zgjedhjet si e veteme me një rezultat 50%+1, fitore e cila do mundësonte krijimin e institucioneve me 61 deputet, kusht ky minimal në formimin e Qeverisë, i cili nuk u përmbushë as nga dy të parët në garë ; LVV & LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Përgjegjësia, detyrimi dhe e drejta e të parit në garë, LVV, si fituese relative është në inicimin e krijimit të institucioneve dhe gjetjen e partnerëve të koalicionit, duke ndarë përgjegjësitë qeverisëse me besim dhe kompromise kreative që nuk cenojnë vullnetin e Sovranit dhe intersin nacional-shtetëror të Republikues së Kosovës.
Kjo e drejtë kushtetuese për finalistin e parë, mbarsë në vete edhe detyrimin për arritjën e koalicionit qeverisës dhe bërjën e institucioneve, sikurse ; edhe tagrin e tërhjekjes se konsekuencave n'mungesë gjenerimi dhe deshtimi të kurorëzimit të vullnetit të Sovranit më institucione.
Deshtimi eventual i LVV-së në krijimin e institucioneve, është përplasje e kokes për muri dhe një fitore e dhuruar për kapësit e shtetit në PAN dhe Presidentin Thaqi, të cilet fërkojnë duartë dhe janë të gatshëm të vazhdojnë sundimin dhe dëmtimin e vendit dhe intersit nacional të Kosovës.

Zgjedhjet e reja, PAN-i n'pushtet !

Paaftësia e LVV-së n'formimin e institucioneve nuk prodhon me automatizëm zgjedhje të reja parlamentare, por aktivizon diskrecionin e Presidentit të vendit në eksplorimin e alternativave kushtetuese në formimin eventual të Qeverisë nga subjekte tjera n'kuvend të cilat janë të gatshme t'a bëjnë një gjë të tillë në respektim të ligjeve pozitive dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vendi shkonë në zgjedhje me deshtimin e LVV-së si "finaliste" e parë në krijimin e institucioneve, dhe me vullnetin e PAN-it, nëse ky i fundit e sheh si ma profitabile shkuarjën në zgejdhje dhe koalicionin parazgjedhor të PAN-it, i cili do dilte fitues absolut i atyre zgjedhjeve të cilat do linin n'opozitë "finalistët" e tashëm ; LDK & LVV.
Humbës absolut do dilnin LVV & LDK, të cilat nuk do promovonin as opozitarizëm serioz sikur n'dy vitet e fundit, biles LVV-ja le t'pergaditët për rrugë dhe jo më për pushtet i cili do i ikte nga duartë me shpejtësinë e dritës.
- Në një rast të tillë, langojtë të cilet i'u bashkangjitën LVV-së, për interesa meskine & pushteti, do jenë të parët të cilët do braktisin Albinin dhe Levizjën e tij, të shquar për rrugë e jo për pushtet n'sherbim të shtetit.

Albinin dhe Levizjën e tij të kuqe, e ndajnë 4 ditë nga vendimi historik n'dobi të vendit, duke arritë marrveshje koalicioni me LDK-në, dhe në të kundërtën ; deshtimi i Tij dhe i Levizjës që ai drejton, hapë trajektorën e një krize institucionale dhe mbytjën e shpresës për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese për vendin dhe qytetarët e tij.

Fati i vëndit, ma shumë se kurr është në duartë e atyre që u dha besimin Sovrani (LVV), por u deshmuan t'pazot dhe t'papergjegjshëm në kurorëzimin me sukses të atij besimi, duke abuzuar me vullnetin e Sovranit, të drejtën që jep Kushtetuta dhe përgjegjësitë moralo-politike të cilat janë n'deficit n'Levizjën e kuqe të Albinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat