Urime dhe gëzuar, përvjetori i 30-të, jubilar LDK, LDK-istë dhe Rugovistë

Opinione

Urime dhe gëzuar, përvjetori i 30-të, jubilar LDK, LDK-istë dhe Rugovistë

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 22 dhjetor 2019 Në ora: 17:44
Ibrahim Rugova

Tri dekada n'sherbim të kauzës nacionale të Dardanisë Antike-Kosovës.

Ditëlindja e 30-të e LDK-së, përvjetori i 30-të i inaugurimit të shpreses nacionale për Liri e Pavarësi të Dardanisë Antike-Kosovës.
LDK-ja, aset dhe krenari kombëtare, Levizje Nacionale me mision historik, urragan që nuk ndalet n'këtë mision deri sa t'flitet shqip n'këto troje dhe mbi këtë tokë, përkundër sfidave dhe fortunave jetësore, ajo qonë para kauzën kombëtare. Lëvizje Nacionale e cila bëri historinë dhe hyri aty si aset nacional unik në gjithë historinë kombëtare.

Rugova, njeriu-prijës, që materjalizoj n'vepër, idealet nacionale të Dardanisë Antike Kosovës.

Dr. Rugova "Një Kosovë e lirë dhe e pavarur, e integruar n'BE dhe n'struktuarat euro-atlantike (NATO), si dhe n'miqësi t'përhershme me SHBA-të"!

Profecia e prekshme : Kosova e lirë dhe e pavarur !

- Ajo që sot ka kuptimin e Lirisë, ajo që sot ka emrin e Pavarësisë, ajo që sot, synim ka Demokracinë në Republikës ë Kosovës, ka një emër, ka një ditë & datë, ka një histori të shkruar në vepër nga një brez, nga një elitë e një ndergjegjeje të ndrydhur nacionale n'Dardaninë Antike-Kosovë nga robëruesi shekullor serbo-sllav.
- Ajo ditë dhe datë e 23 dhjetor 1989, është momenti më bazik e fundamantal në themelet e ndryshimit epokal të fateve tona, si komb & atdhe, është dita dhe data e ndarjes së epokave historike, e lindjes së të resë mbi gërmadhat e së vjetrës, e ndergjegjësimit të artikuluar nacional në një manifest vizionar ; idealesh dhe aspirate kombëtare për liri e të drejta.
23 dhjetori i vitit 1989, momenti krucial i promovimit dhe aprovimit të vendos'shmerisë se ajkes kombëtare për të dalë në ballë të kauzës nacionale për liri dhe të drejta kombëtare të shkelura dhe dhe të nëperkëmura deri atëherë, dhe jo vetëm...!
-Ajo ditë dhe datë, mbanë vulën edhe të përmbysjës së sistemit monist dhe ideologjisë sllavo komuniste në Kosovë, përmes së cilës populli shqiptar i Dardansë Antike-Kosovë, u sundua dhe robërua në mënyrën ma të egër dhe barbare në gadi gjysëm shekulli nën krijesen e quajtur Jugosllavi.

Profecia, idealet dhe nismetarët që i dolen zot atdheut.

Përgjegjësitë nacional-politike dhe historike të fateve tona, mori mbi supe, kush tjetër pëveq qarqeve eliteske të dijes & shkencës, njerëz të botes akademike, të fushes së artit & kulturës, njerëz të letrave në njërën anë, por edhe të kurajos e guximit intelektual, politik dhe atdhetar, të mishëruara e t'gjakuara në frymën dhe shpirtin e kombit, pse jo edhe të tillë të sakrificës sublime deri n'pëmbushjën e aspiratave dhe idealeve kombëtare për liri e të drejta.
Konteksti historik, prodhoj brezin i cili permes LDK-së, artikuloj qartë dhe guximshëm kerkesat si imanencë e këtij konteksti historik, dhe nxori n'ballë të asaj Levizje Nacionale, emëruesin e imanencës, elitës dhe idalit nacional, liderin e pakontestueshëm historik, prijësin e palekundur të asaj Levizje Nacionale, Kryetarin e parë të LDK-së, vizionarin dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
- Filozofia largëpamëse politike, orientimi përendimor dhe stoicizmi konsekuent në arritjën e objektivave nacionale pë një Kosovë të lirë e sovrane, bënë për vete ; jo vetëm gjithë shtresat e shoqërisë nacionale n'Kosovë, por edhe miqët tanë euro-përndimor n'krye me SHBA-të.
Sot dhe gjithmonë, i falemi me respekt e nderim, brezit të ri-m'këmbjës nacionale, rilindjës kombëtare, nismetarëve të Levizjes Nacionale për Liri & Pavarësi, themeluessve të LDK-së, n'përberje të së cilës ishin eminenca e kohes nga bota akademike & shkencore ; akademikët : Dervish Rozhaja, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Mark Krasniqi, pa dalluar gjithë firmëtaret-nismetarë tjerë të projektit nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe n'veqanti, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova.
- Sot nga nismetarët dhe themeluesit e LDK-së, shumë prej syrësh janë ndarë nga jeta dhe ikën n'përjetësi duke u ngjitur n'panteonin e burrave të lartësuar për komb & atdhe, përfshi edhe Presidentin Historik Rugova, ca prej tyre i ndau jeta nga LDK-ja dhe vet projekti nacional, por Neve u detyrohemi shumë për meritën dhe kontributin e çmuar n'dobi të kombit & atdheut, ngase pa kontributin e pacmueshëm të tyre, sot nuk do ishim këtu ku jemi, padyshim.

23 Dhjetori si përvjetor jubilar, sfidë dhe test për brezin tonë, brez që shijon frytet e kontributit enorm të të lartpërmendurve dhe jo vetëm, dhe ky test shihet dhe matet me respektin dhe konsideratën tonë në këtë ditë themeltare të pëmbysjes së robërisë shekullore dhe projektit nacional për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Ikja dhe shnamng'ja eventuele e akëcilit nga ky evenimet nacional-historik i klases së sotme poltike, deshmonë vetëm injorancën dhe shpirtëngushtësinë partiake si mëndësi e mykur dhe e mbarsur me paragjykime kompleksive, mëndësi e cila duke mos respektuar të kaluarën, dëmton rëndë përespektivën e brezave dhe të vendit.

Ata që nuk nderojnë sot, nuk do jenë të nderuar neser, ngase: "Çfarë mbjellë, korr", thot një maksimë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat