Shqipëria është e shqiptarëve e nuk është e individit

Opinione

Shqipëria është e shqiptarëve e nuk është e individit

Nga: Zymer Mehani Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 09:23
Zymer Mehani

Idetë për njëfarë mini-shengeni ndërmjet vendeve dhe popujve të Ballkanit, duke e anashkaluar dhe duke mos e njohur shtetin e Kosovës, sigurisht se do të jenë fitimprurëse vetëm për politikën shoviniste të Serbisë, ngase ajo bregdetin tonë shqiptar, sidomos “Draqin” edhe sot e gjithë ditën e sheh ëndërr, ndërsa për shqiptarët përgjithësisht, e në veçanti për Republikën e Kosovës, ky lloj marifeti i quajtur “mini-shengen, do të jetë një thikë e ngulur në shpatullat e kombit, duke sjellë fatalitet për shtetin e Kosovës, nëse do të realizohet në praktikë. Por, në rastin e Kosovës, mendoj unë se fjala është për njëfarë urrjejtjeje të pakuptimtë të z. Rama ndaj politikëbërësve shqiptarë të Kosovës!!!.... Në trurin e tij ka nisur të pikojë dhala nga idetë antikombëtare ruso-serbe.....

Përderisa Serbia sheh ëndrra me sy hapur për njëfarë Jugosllavie të re dhe përderisa udhëheqësit e saj ultranacionalistë e shovinistë nuk janë në gjendje për kërkim falje për gjenocidin dhe masakrat e bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës, bashkëkombasve të Edi sharlatanit, faktikisht çdo shtrëngim duarsh me palën serbe prej kujtdo nga pala shqiptare, është tradhti ndaj Kosovës, e cila ende lëngon dhe vuan nga plagët e shkaktuara nga një regjim, të cilin e simpatuzoi dhe e përkrahu fuqishëm edhe kryeministri i sotëm i Serbisë,Vuçiq. Një projekt i tillë (mini-shengeni) nuk është në interes të kombit shqiptar, prandaj edhe do të çojë drejt rrezikut, sepse në këtë rast Shqipëria dhe Kosova do të dalin humbëse, ngase Serbia do të na hyjë si pykë çarëse në trupin tonë kombëtar. Pra, vetëm ideja si e tillë për një të ashtuquajtur mini-shëngen është tepër e dëmshme dhe tejet e rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe për kombin përgjithësisht, ngase fjala është për një rikonstruktim të njëfarë Jugosllavie të re.

Mendoj se ëndërr e çdo shqiptari të vërtetë është Ribashkimi Kombëtar, e në raport me Serbinë ne shqiptarët duhet të flasim me një zë, sepse jemi një komb, por kjo duhet të ndodhë kur Serbia do të kërkojë falje për përgjakjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat