Edi Rama si ‘vic’ serb

Opinione

Edi Rama si ‘vic’ serb

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 23 dhjetor 2019 Në ora: 13:23
Edi Rama

S'di a i ka tregu ministria e arsimit Kryeministrit shqiptar se çka marohet në 'vicat' e serbëve kundër shqiptarëve.

Është një rrjet i gjërë që krijon 'vica' kurrë pa pushu kundër shqiptarëve.

Serbët nuk ngihen veç me urrejtje për shqiptarët si për 'armik' por edhe tallen me urrejtjen e tyre me neve, e krijojnë humor, pra urrejtja e tyre të shtin edhe me qesh.

Ka në mesin e këtyre 'vicave' edhe 'vica' t'mirë, dreqi mos e lashtë pa i hëngër, duhet me pranu se edhe armiku ia qëllon nganjëherë.
A e keni pa ai Bora Čorba çfarë četniku është, por teksti i këngës së tij 'Pogledaj dom svoj Andjele' është i bukur.

I vetmi 'shtos' serb që e mbaj mend është ai kur Sllobodani ka shku te mjeku, u anku për shëndetin e tij dhe i ka thënë mjekut se 'do të vdes' së shpejti por dëshiron ta dijë 'saktë' kur!
Mjeku i përgjigjet Sllobodanin:
- Ti do të vdesësh në Festën e Shqiptarëve.
- Në cilën festë të shqiptarëve, e pyet Sllobodani!
- Nuk ka rëndësi i thotë mjeku, kurdo që ti do të vdesësh do të jetë Festë për shqiptarët.

2. Shqipëria në humorin dhe 'vicat' serb është vend shumë i varfër me një popull budalla.
Ka shumë 'vica' për ta. Për shembull:

- Çfarë ngjyre janë tankset e Shqipërisë, e pyet serbi-serbin!
- Të dyja janë të gjelbra.

- E si mund ta zaptosh një tanksë shqiptare?
- Shumë e thjeshtë (përgjigjet serbi), 'i vret' dy ushtarët shqiptarë që e shtyjnë tanksën nga pas.

E di edhe një tjetër 'fantastik' që flet për Amerikanin, Gjermanin dhe Shqiptarin, që kanë përfunduar në duart e amazonkave por po më vjen marre me kallzu.

3. Ne nuk dimë as me dashtë, as me urrejtë.
Jemi dembelë në gjithçka.
Veç e kemi një yrysh si n'dashni, si 'urrejtje,dhe ftohemi shpejt, na humb interesimi.

Edhe atë urrejtje që e ndjejmë për armikun e kemi urrejtje shumë serioze, shumë dinjitoze, me armikun s'bëjmë hajgare.
Ani ata të Shqipnisë që s'dinë serbisht, ata i 'mbysin' me 'vica'.

Edhe Edi Rama ka hyrë fuqishëm në 'vicat' serbë. Qe një 'vic' që e paraqet si idot:

'Bubnjari' i grupit 'Vampiri' i thërret Edi Ramën dhe Dalai Lamën mysafirë.
Shkon Dalai Lama, troket në derë, nuk ia çel kush derën.
Troket Edi Rama-dera nuk hapet.
Trokasin të dytë bashkë, si t'çmendur- dera nuk hapet.
Të nesërmen e takojnë 'bubnjarin' dhe i thonë: 'ore ti na ftove në gosti, të erdhëm, trokitëm në derë si budallenjë e ti nuk na hape derën.
'Bubnjari' u përgjigjet: Rama, Lama Ding Dong

(Ding Dong do të thotë Idiot, Budalla-shënimi im...për ata që s'e dinë sërrbishten 'bubjar' është bateristi).

3. Edhe nëse të lidh me Vuçiçin dashnia, të ndanë humori. Sepse urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve lind në çerdhe, bëhet pjesë e ashtit dhe gjakut që nga lindja, kurse urrejtja e shqiptarëve për serbët është folklor.
Ne nuk ua kthejmë serbëve as humorin me humor, se lë me reciprocitete tjera.

Sot me kërku Serbia falje për krime-shkrihen prej gëzimi.

P.S. Me qenë ne shqiptarët me përqesh njëri-tjetrin, me ja nxi jetën e me kompleksu tjetrin, jemi të parët.

Ma kish çu njani i një katundi të Deçanit një letër. Më kish lavdu për shkrime por edhe më shumë se shkrimet e kish merak tipi me m'pa n'veshë t'Dugagjinit. Allahile kish shkru (po e parafrazoj) fotografohu me veshje të Dugagjinit e postoje foton në Facebook, se me t'pa n'atë veshë tjetër vetes s'i kisha deshtë.

O vlla shqiptar, pse s'po e zhvesh me një letër për shembull Bërnabiçin, por po të duket interesant 'motrën' shqiptare me 'zezat'.

Shpesh më kujtohet Ganimetja e shkreta kur e qitën tha para pushkatimit kish pas thënë:
'Nuk du jetën të ma falin
varmëni n'litar
Hakun motrës do t'ja marrin
vëllezërit kosovarë.

Valla ishalla s'vjen puna deri aty...

(Kush di ndonjë 'vic' për serbët le ta postoj, nëse ekziston ndonjë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat