Le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i '' VETINGUT'', në shtetin e Kosovës dhe fillimi i i mbarë për qytetarët

Opinione

Le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i '' VETINGUT'', në shtetin e Kosovës dhe fillimi i i mbarë për qytetarët

Nga: Nga; Ragip Guraziu Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 14:06
Ragip Guraziu

Shpresat janë shuar për vullnet të mirë të kësaj politike të dështuar prandaj pa VETTING të detaizuar nën mbikëqyrjen 100% amerikane dhe evropiane, nuk ka shans që sistemi I drejtësisë të pastrohet nga servilet e politikës të lidhur me nëntokën kriminale, të cilët llogari ju japin atyre e jo zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës. Pra le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i Vetingut në shtetin e Kosovës dhe fillim i mbarë për qytetarët, një lajm i keq për zhvatësit, shkelësit e ligjit dhe mafio oligarkët e lidhur me politikën dhe krimin e organizuar, që zhvatën Kosovën në këtë vit që po e lëmë pas.

Kërkesat për Paralajmërimi: Vetëm Vetting-u nga amerikanët, e shpëton Kosovën

Shpresat janë shuar për vullnet të mirë të kësaj politike të dështuar prandaj pa VETTING të detaizuar nën mbikëqyrjen 100% amerikane dhe evropiane, nuk ka shans që sistemi I drejtësisë të pastrohet nga servilet e politikës të lidhur me nëntokën kriminale, të cilët llogari ju japin atyre e jo zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës. Pra le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i Vetingut në shtetin e Kosovës dhe fillim i mbarë për qytetarët, një lajm i keq për zhvatësit, shkelësit e ligjit dhe mafio oligarkët e lidhur me politikën dhe krimin e organizuar.

Institucionet e drejtësisë dhe politika e Kosovës po vazhdojnë të sillen si shurdh memec, kur është fjala tek thirrjet ndërkombëtare për luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Edhe pse zyrtarë të lartë me ndikim ndërkombëtar, shumë ish-ambasador dhe ambasadorë të shteteve mike në Kosovë, e kanë përsëritur shumë herë atë që edhe ''mediumet” po e raportojnë për më shume se 15 vite me radhë, që Kosova jo vetëm se sfidohet nga krimi i organizuar, por edhe sundohet nga krimi i organizuar, edhe pse jemi në përfundim të vitit 2019, në Kosovë po vazhdon të mos funksionojë ligji.

Për këtë fenomen të kapjes së thellë të shtetit nga krimi dhe korrupsioni

Se përderisa politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale e ka kapur dhe mban fort në dorë sistemin e drejtësisë, nuk ka shans që në Kosovë të luftohet as krimi I organizuar, as korrupsioni e as asnjë shkelje tjetër ligjore nga peshqit e mëdhenj.

Shpëtimin e vetëm të shtetit nga kjo lidhje mafioze e sheh tek Ligji Vetting, ligj që duhet të bëhet, sikur që është premtuar nga të gjitha partitë politike në fushatë zgjedhore.

Është fakt i pa mohueshëm, diçka shumë ditur për opinionin publik, se gjithë këto vite pas lufte, ka qenë dhe vazhdon të jetë vetëm gazeta Kosova-Sot, një medium i cili jo vetëm që po e sfidon krimin e organizuar, po tregon edhe se si po sundohet shteti nga krimi i organizuar. le të shpresojmë pra në premtimet që i kanë dhënë të gjitha partitë politike në zgjedhjet që mbeten pas se do ta bëjnë ligjin Veting dhe do ti japin grushtin më të rëndë krimit e korrupsionit. Kështu që vitet që shkuan mbrapa, edhe ky viti 2019 mos u ktheftë më, sidomos për qytetarët e Kosovës, dhe këtë retorik të betejës për luftë kundër korrupsionit, krimit organizuar dhe nëntokës kriminale, le ta bëjë realitet qeveria në ardhje, nëse arrin të formohet.

Se qytetarët kanë duruar së tepërmi që të zhvaten e nënshtrohen nga shkelësit e ligjit për gati dy dekada, prandaj është koha e fundit që tani të veprohet kundër këtyre rrjeteve kriminale të cilat janë denoncuar vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët. Kjo NO koment....

Pra Le të shpresojmë që viti në vijim, pra viti 2020 ti merr me vete të gjitha të këqijat sepse deri më tash kishte plot ftesa e plotë kërkesa edhe nga ndërkombëtarët, nga ish-ambasadorë dhe ambasadore të shteteve mike në Kosovë, që e kanë konfirmuar të vërtetën e artikuluar nga gazeta '' kosovare'', të raportuar për më shumë se 15 vite me radhë, por politika dhe drejtësia e inkriminuar vepruan së bashku duke qenë mbi ligjin.

Konsideron se vetëm Qeveria e re dhe Ligji Vetting i kontrolluar drejtpërdrejtë në zbatim nga amerikanët, mundë të sjell shpresat për një shtet ligjor, ndryshe politika është dëshmuar si një faktor krejtësisht pa vullnet dhe e dështuar në zbatim dhe respektim të ligjit.

Shpresat janë shuar për vullnet të mirë të kësaj politike të dështuar prandaj pa VETTING të detaizuar nën mbikëqyrjen 100% amerikane dhe evropiane, nuk ka shans që sistemi I drejtësisë të pastrohet nga servilet e politikës të lidhur me nëntokën kriminale, të cilët llogari ju japin atyre e jo zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës. Pra le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i Vetingut në shtetin e Kosovës dhe fillim i mbarë për qytetarët, një lajm i keq për zhvatësit, shkelësit e ligjit dhe mafio oligarkët e lidhur me politikën dhe krimin e organizuar.

2019 dhe 2020, edhe pas 20 vjetë, me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara,dhe me strukturat paralelel serbe në Veri të Mitrovicës?!

Edhe vitin që po e lëmë pas,2019,dhe këtë që po hymë.2020,Kosovën po e gjen me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

 “Ne i jemi falënderuar Zvicrës për përkushtimin e gjatë ndaj KFOR-it. Misioni ynë i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor 20 vjetët e fundit. Këtë vit bëhen 20 vjet që nga krijimi i misionit të KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshueshëm, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s, mu në prag të festave të Vitit të Ri....

Shteti zviceran ka vendosur që të rikthejë kapacitetet e plota ushtarake në kuadër të KFOR-it edhe pse ky shtet s’është pjesë e NATO’s, pasi sipas tyre situata politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë është përkeqësuar së fundi.

Në komunikatën e datës 27 nëntor të lëshuar nga Këshilli Federal zviceran thuhet se një përkeqësim i tillë i situatës ka detyruar edhe NATO-n që të braktis planin për zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Por, a ka hapësirë për shqetësim për ndonjë konflikte të mundshme meqë Zvicra, ka vendosur të rris numrin e ushtarëve Kosovë dhe a e ka braktisur në të vërtetë NATO planin për zvogëlimin e trupave të KFOR-it për shkak të situatës së sigurisë?

Lidhur më këtë çështje media ka dërguar pyetje drejt Brukselit, në selinë a aleancës veriatlanatike.  Një zyrtar i NATO-së i ka thënë gazetës se misioni i tyre në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë mbetet i pandryshueshëm në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Ne i jemi falënderuar Zvicrës për përkushtimin e gjatë ndaj KFOR-it. Misioni ynë i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor 20 vjetët e fundit. Këtë vit bëhen 20 vjet që nga krijimi i misionit të KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshueshëm, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Siç ka potencuar ky zyrtar, NATO dhe KFOR-i në Kosovë janë për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi atje për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo çfarë jemi duke bërë”, thuhet në përgjigje.

Në fund të përgjigjes thuhet se gjithashtu NATO mbështet rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi pasi sipas tyre dialogu është e vetmja mënyrë për gjetjen e një zgjidhje politike afatgjate për rajonin.

“NATO gjithashtu mbështet rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë të drejtuar nga Bashkimi Evropian, si zgjidhjen e vetme politike e qëndrueshme në rajon”, përfundon përgjigja.

Shteti zviceran ka paralajmëruar që deri në vitin 2021 të rikthehet në Kosovë me kapacitete të plota ushtarake me 195 ushtarë, aq sa kishte pasur në fillim.

Në komunikatën që ishte lëshuar në fundin e nëntorit nga Këshilli Federal i Zvicrës thuhej se mundësitë për ndonjë konflikt të mundshëm janë të vogla, megjithatë sipas tyre situata politike dhe e sigurisë kërkon praninë e KFOR-it

Putin për zgjidhjen parimore të çështjes së Kosovës të bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtarePër palën ruse dokumenti i OKB-së - rezoluta 1244 për Kosovën është i shenjtë.„Pala ruse ka shprehu qëndrimin parimor rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës që është bazuar në rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Acarimi i raporteve ndër etnike që është e dukshme këtyre ditëve në krahinë është ndërlidhur me ndikimin shumëvjeçar të perëndimit në hapa aventuresk dhe provokimet e Prishtinës “,kumtoi ministria e punëve të jashtme qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin pas këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat