Edi Rama më nuk e ka ndjesinë e turpit

Opinione

Edi Rama më nuk e ka ndjesinë e turpit

Nga: Kimete Berisha Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 23:43
Kimete Berisha

Mendoj se deri vonë ndjehej keq dhe mërzitej shumë nëse Kosova e keqkuptonte për gjënë më të vogël, vrap midis Prizreni me hëngër qebapa.

Ishte shumë i kujdesshëm dhe i ndjeshëm me Kosovën, pastaj i 'tregoi' dikush prej gazetarëve që i mban afër, i tha, hiqu tyne se s'janë 'kurrkushi', dhe ky filloi të na nënçmonte pa e fshehur mllefin.

Kur t'humb marrja, të humbin të gjitha, më nuk ka shpresë.
Ka shpresë vetëm derisa ke frikë nga turpërimi.
Se frika nga turpërimi të shpëton me fytyrë.

Edi Rama nuk mërzitet pse krejt Kosovën sot e ka kundër.
Kaq i madh i duket vetja. Kaq kurrkushi i dukemi ne.

Por, kjo s'do të thotë se ju duhet ta urreni siç po e urreni sot. Urrejtjen tuaj nuk e meriton.

Ne duhet të qetësohemi. Sepse Edi Rama është 'i vogël' për Kosovën. Edhe me dasht se s'ka çka bën!

Të presim të qetësohet edhe Edi Rama dhe të na e lexoj Mini shengenin fjalë për fjalë për ta kuptuar ne se çka është 'Ai'. Pranojeni se asnjëri prej jush nuk e keni të qartë çka është 'Ai'.

Kryeministrit deri tash ish dashur t'i tregojnë gazetarët që i rrinë n'krahë të djathë se për ne shqiptarët e Kosovës, njësia matëse e të mirës dhe të keqes është kjo: Kur diçka është në interes të Serbisë (si mini-shengeni), automatikisht nuk është në interes të Kosovës.

Lëreni njeriun ta bëjë punën e tij. Ky s'është 'ujku' se përndryshe nuk i kishin shkuar kaq shumë 'dele' prapa.
Në ymyd të Shqipërisë as s'kemi hyrë në luftë, as s'e kemi fituar lirinë, as s'e kemi bërë shtetin.

Ishalla Amerika nuk 'ftohet' prej nesh se ndërmjet vetes ne s'jemi dashur kurrë dhe gjë s'na ka gjet.

Ky e kish një të mirë që ish 'armik' transparent, i hapur dhe as dyfytyrësh jo.

Në Kosovë, por as në Evropë nuk ka politikan tjetër që i mungon sensi i turpit.
Në Amerikë është Trump që i mungon sensi i turpit (sipas Colin Powell), por Trump e ka luksin të jetë i tillë çfarë është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat