Rugova dhe pabesia e “bashkëpunëtorëve të ngushtë” 

Opinione

Rugova dhe pabesia e “bashkëpunëtorëve të ngushtë” 

Nga: Gani Mehmetaj Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 09:59
Dr.Ibrahim Rugova

Kryetar a e dini që disa nga bashkëpunëtorët që të rrinë afër, janë të pabesë, janë të dyshimtë, i thoshin ata që kishin informacione të dorës së parë.

"E di", u përgjigjej Rugova në rrethe të ngushta. Këtë përgjigje ua ka dhënë disa herë edhe në takime me kreun e LDK-së. "Por më mirë është ti kem brenda se sa ti nxjerr jashtë", u thoshte atyre. "Kur i ke brenda", thoshte në qarqe edhe më të ngushta, |i kë nën vëzhgim, u jep atë që do ti për patronët e tyre". Rugova i kishte edhe informacionet e shërbimeve perëndimore për "bashkëpunëtorët e ngushtë".

Me nxiti ta rikujtoj parimin e punës së presidentit Rugova deklarata e djeshme e njërit nga "bashkëpunëtorët e ngushtë" të Rugovës" (Milazim Kasniqi) që gënjen aq shpesh dhe me aq pafytyrësi nëpër televizione sa të vjen pështjellim në stomak. Ai kryente punë teknike në Shoqatën e Shkrimtarëve, e kishin zgjedhur nga Zyra e Rrahman Morinës, nga kjo zyrë e kishin zgjedh edhe kryeredaktor të revistës "Fjala".

Shpesh me disa nga këta "bashkëpunëtorë" të pabesë presidenti Rugova pinte edhe kafe në "Elida", bënte barcoleta, por bisedë serioze kurrë nuk bënte me ta. Është ky bashkëpunëtor i pabesë me disa të tjerë që bëheshin nervoz pse Rugova nuk ua tregonte asnjë bisedë nga takimet në Uashington, Londër e Berlin. Nuk u tregonte as bisedat me diplomatët amerikanë, gjermanë, anglezë e francezë në selinë e LDK-së në Prishtinë. Kurrë nuk i mori në asnjë takim, kurrë nuk ua dha mundësinë të tregonin pakënaqësinë e tyre, nëse e kishin ndonjë pakënaqësi, kur i trajtonte si figurantë.

"Bashkëpunëtorët" e pabesë si ky në një emision televizivë pastaj kur e kryen misionin e spiunimit e mohuan Rugovën si Juda Krishtin, ikën si mijtë nga anija kur frikësohen se do të fundoset. U bënë  me komandantët e Rognerit si qindra spiun të tjerë të Serbisë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat