Intriga nga dhoma e vajzave

Opinione

Intriga nga dhoma e vajzave

Nga: Kimete Berisha Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 12:14
Kimete Berisha

Ju kish quajtur 'parazitë' (nejse, na kish quajtur 'parazitë') demek Ju që e kritikuat Vejsiun, jetoni brenda 'organizmit' të saj, te t'lanat e saj, aty ku jetojnë parazitët.

E ju në fakt nuk jeni 'parazitë', ju jetoni jetë të vështirë, nga djersa e juaj dhe puna e ndershme, kurrë pa u ngi gjumë, kurrë pa pas pare me ble najsen t'hajrit, gjithmonë tuj pritë lirimet e likuidimet e xhingla-minglave, dhe kurrë pa pushu prej halleve e derteve.

Ajo ju kish treguar juve se 'nuk është kukull'.
Mirë e ka, se ajo është 'nana e kukullave'.
Kur ajo e ka bë hundën sallatë, veç Majkëll Xheksoni ka pas guxim me grry ashtu serbez deri n'asht.

Nëse s'do të donte të bëhej 'kukull' do ta pranonte hundën e vetë origjinale e jo që e ka hedhur poshtë hundën e gjenezës si të pavlerë, ndaj e ka ribërë.

Në fakt ne 's'jemi kukulla', s'na pengon neve hunda edhe nëse e kemi si qizme, sepse nuk mendojmë se hunda është simbol i bukurisë së femrës, sado e vogël që është, s'të lakmon kush n'të. Hajt me pas belin e hollë, e ka një kuptim...

Mbjell' flokë, mjell' çerpikë, mbjell' vetulla, mbjell' prapanica, mbjell' gjoksa, mbjell' thonjë, mbjell' buzë, shkurto hundën, por asnjë lule në shpirt.

'Unë qëndrojë me këmbë në tokë', kish shtuar ajo, demek jo si ju që 'fluturoni'.
Tash kjo zoja duhet të përcaktohet: a jemi ne parazitë apo fluturues.

Ne në fakt jemi të varfër, sepse nuk vjedhim. ne nuk jemi aq të zottë sa ta privatizojmë Festivalin e këngës shqipe dhe paret e taksapaguesve shqiptarë t'i shpenzojmë në salltanet dhe në shërimin e komplekseve 'tona'.

Jemi të mundur sepse nuk e kthejmë të keqen me të keqe, ne nuk i kemi krahët e fortë se kishim fluturu.

Për me fluturu, po fluturojke ajo, familjarisht.
Vëllain e saj e kish pas zënë policia me minahedhës e me drogë n'veturë dhe gjykata e ka liruar nga burgu. Kaq thellë është puna, më e madhe është familja Vejsiu sesa Drejtësia shqiptare.

P.S. Hajt tash kishe s'po ta ndin çka thonë për ty 'parazitët dixhital', qesh pak me dhëmbët e veshur me çarçaf damask.

Ia keni ndërru ngjyrën edhe ashtit nga komplekset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat