Posti i Presidentit, LDK-së!

Opinione

Posti i Presidentit, LDK-së!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 15:28
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

LDK, ta dijë:

Shteti dhe interesi nacional-shtetëror, nuk ruhet dhe nuk bëhët duke abuzuar me vullnetin e Sovranit, duke lëshuar pe, egove dhe ambicjeve apsulutiste të mëndësive autoritariste dhe sunduese, por duke mbrojtë vlerat sublime të demokracisë moderne, votën e qytetarit, alias, duke përkthye në pushtet vullnetin e Sovranit në mënyrë ekuivalente.

Verdikti i Sovranit, i 6 tetorit 2019, i jep dhe sanksionon të drejtën absoluate dhe t'pakontestueshme LDK-së për pozitën e Presidentit të Republikës së Kosovës, e drejtë kjo në nomonimin dhe përzgjedhjën ekskluzive të vetë LDK-së dhe vetëm LDK-së, e drejtë kjo, e cila derivon detyrimin e pakusht të partnerit të koalicionit në zotimin sot, dhe në materjalizimin neser me votë të GP-së së LVV-së n'Parlamentin e Kosovës.

Në të kundërtën, edhe pozita e Kryemnistrit e cila i takon LVV-së si finaliste e parë në garën zgjedhore të 6 tetorit 2019, pozitë të cilën, finalisti i dytë në garë, LDK-ja, i'a pranon dhe respekton, nuk do ishte , dhe s'do jetë e drejtë ekzkluzive e LVV-së, por në të njëjtat kondida e kritere sikur ajo e Presidentit.

Ka besim apo s'ka besim?

Besimi, respekti dhe detyrimi ndermjet partnerëve, duhet t'jenë të ndërsjellë dhe jo vetëm t'njënshëm dhe unilateral, ngase si i tillë (inilateral), shembë urat e mundësisë së sëndertimit të projektit bilateral, bashkëqeveisjës n'dobi të kombit & atdheut.

Pa besim ; s'ka ujdi, s'ka marrveshje dhe s'ka kushte elementare për një projekt të pëbashkët dhe serioz siq është pushteti për shtetin.

Diskursi i LVV-së për LDK-në;

Ti duhet të më mbështet pa kushte, por mebeshtetja ime për Ty, duhet të kaloj filtrin tim, është hile perfide, sjellje e ulët dhe bizare.

Zatën, nese LVV-ja nuk kapercen këtë diskurs dhe nuk shembë në vete narracionin e diktatit dhe imponimit mbi partnerin potencial, atëherë ky i fundit nuk duhet t'bije pre e një relievi të thepisur & gjëmbor të një partneri joserioz dhe t'pa sinqert, fund e krye...!

Presidenti "konsensual", thikë pas shpinde LDK-së dhe vullnetit të Sovranit të deklaruar me 6 tetor 2019.

LDK-ja, do binte në trukin dhe mashtrimin e një partneri t'pabesë dhe t'pabesueshëm, fund e krye...!

- Shpresoj & dua t'besoj, se LDK-ja n'minimum, ka mësuar prej pësimeve të së njëjtës kastë, dhe nuk do "shkelë n'drrasë të kalbur", për çfarë elektorati i saj besnik do t'a ndeshkoj dhe vendi do t'a mallkoj.

Poqëse LVV-ja, me ndihmen e "kazanit" mediatik, nuk i japin të drejtën ekskluzive LDK-së në nominimin e Presidenit të vendit, atëherë, LDK-ja duhet t'kerkoj me ngulm ; ndërrimin e pozicioneve me LVV-në, dhe nëse edhe këtë kusht nuk pranon partneri i koalicionit, t'kaloj në opozitë, dhe LVV-ja të gjejë rrugën të cilën e ka humbur me vetëdije.

Dëmtimi dhe dobësimi i LDK-së, përmes hileve, është dëmtim dhe dobësim i interesit nacioanl-shtetëror të Kosovës, për çfarë historia e jonë e re, ka dëshmuar ma shumë se një herë.

Popullit duhet sqaruar ambicjet megallomane të LVV-së, dhe lojën e "kazanit" e cila zhvillohet në më shumë se një qerekshekulli kundër LDK-së dhe për kryqëzimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat