Të jesh i vetëm në Kosovë

Opinione

Të jesh i vetëm në Kosovë

Nga: Mr. sc. Shpend Salihu Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 17:14
Mr. sc. Shpend Salihu

Në Kosovë pamvarësisht nivelit profesional, dhe meritave në punë, është mëse evidente se mund të arrish profesionalizëm në shumë fusha studimi, të kesh profesionalizëm dhe objektivizëm të theksuar, por pamvarësisht asaj, nëse nuk ke përkrahje politike të një subjekti parlamentar, bëhesh pre e goditjeve dhe ndërskamcave jo vetëm në rrethin ku jeton, por edhe aty ku vepron në mënyr institucionale. Derisa mungesa e profesionalizmit është dukuri, dhe fenomen i reflektuar në jetën institucionale, derisa matrapazët e dallaverxhinjët bëjn ligjin e Maliqit, intelektualët e mirrëfillt bëhen pre e goditjeve, vetëm për shkak të opinionit të tyre politik, ose për arsye të seriozitetit me të cilin i qasen proceseve si politike ashtu edhe profesionale.

Është mëse evidente se meritokracia nuk përfillet, se individët e spikatur profesional mundohen të nënçmohen dhe etiketohen, dhe se vlerat dhe aftësit profesionale,  shpërfillen dhe se nuk trajtohen njerëzit në bazë të meritave të caktuara në punë, e besa as nuk avancohen nëse nuk kanë përkrahje të një subjekti të caktuar politik, dhe mbesin në nivel të ulët administrativ edhe pse vlerat e tyre mund të rezonojnë rezultate spektakulare në vende të caktuara të punës. Shtrohet pyetja? A jemi në sulltanat apo Kalifat? Sepse vetëm në sulltanat dhe kalifat individëve iu cenohen vlerat dhe atributet si profesionale ashtu edhe morale, nëse nuk kanë mbështetje të kastës politike. Nëse këto vlera orientalistike ku siç thuhet kadia të padit, dhe kadia të gjykon, vazhdojnë të mbizotërojnë në aparatin tonë shtetëror, dhe administrativ, çfarë na mbetet tjetër, pos të marrim valixhet e të ikim dikund në perëndim, ku intelektualët e mirrëfilltë, jo vetëm që do paguhen por edhe do të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.

Derisa pozitat kyqe në sistem të drejtësis, administrativ, në korr diplomatik, në sisteme të sigurisë përcaktohen nga bosat e klasës politike, pozitë-opozitë, intelektualët e mirrëfilltë, injorohen dhe keqtrajtohen vetëm se qasja e tyre dhe karakteri i tyre është i palëkundshëm, me një fjalë duhet të bëhesh servil të nënshtrohesh, të ia puthësh këmbën bosave që të marrëshë një pozitë më të volitshme në shtet, edhe pse kuptohet kjo të degradon vlerat morale dhe intelektuale, në shoqëri dhe të bën vegël ose marionet e bosave të cilët mendojnë se je një vegël në duart e tyre dhe të bëjn çfarë të duan me karrierën dhe me moralin tënd si individ i caktuar në shoqëri.

Këta të mjerë mendojnë se janë të pazavendësueshëm se ne jemi lecka dhe se mund të na degradojn dhe kompromitojm, nëse nuk iu lëpijm këpucët këtyre të mjerëve që deri dje disa nga ta kanë qenë vegël e Serbisë, e disa kanë qenë duke ruajtur lopët, e sot janë big bosa. Më vie keq që SHBA dhe Anglia si dhe BE, i lejojnë këta kvazi intelektual të luajnë rolin e kaubojcave e të bëjn çfarë të duan me kënd të dojn. Besojë se qytetarët dhe intelektualët duhet të mobilizohen nëse jo në një subjekt të fuqishëm politik, barem në një shoqëri të organizuar civile, e të i atakojnë me të gjitha format këta kaubojcat e partive politike, që mos të lejojmë krenarinë, moralin dhe dinjitetin tonë të na e nëpërkëmbin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat