Diverziteti fetar është vlerë kulminante e harmonisë kombëtare të popullit shqiptar!

Opinione

Diverziteti fetar është vlerë kulminante e harmonisë kombëtare të popullit shqiptar!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Ismail Muçiqi

Gëzuar Krishtëlindjet te gjithë Besimtarve Shqipëtarë ku do që jetojnë në trojet Etnike Shqipëtare dhe në vendet e ndryshme të Botës.

Kjo festë simbolizon paqën, shëndetin, gëzimin, mirëqenjen dhe prosperitetin e të gjithë besimtarve Krishter. Kjo festë është mesazh për të gjithë Shqipëtarët pa dallim feje Muslimon, Katolik, apo Ortodoks.

Shqipëtarët gjat periudhave të bujshme të Historisë arritën të ruajnë dhe kultivojnë vlerat, diverzitetin fetar i cili ishte arma më efikase për të ruajtur unitetin e Popullit në momentet më të vështira të zhvillimit Historik.

Anëmiqët e Shqipëtarve nuk arritën asnjëhere të përqajnë unitetin e popullit edhe pse u përpiqen që përmes fesë shumë here ti atakoin vlerat fetare dhe diverzitetin.

Këto vlera u trashiguan dhe u kultivuan me shekuj nga figurat dhe personalitetet të ndryshme të intelegjencës Shqipëtare të cilët gjat jetës dhan kontribut Historik dhe Kombëtar për identitetin dhe faktorizimin e Kombit Shqipëtar në përgjithësi kontribut të veqant në këtë drejtim dhan edhe një numër i konsiderueshëm i prisve fetar qofshin Katolik, Muslimon apo Ortodoks.

Këta Teolog nuk lejuan që askush ti atakoj apo të përqajnë Kombinë përmes propagantës fetare. K/ta prisë fetar në mënyrë shpirtërore e edukuan dhe e ruajtën popullinë dhe harmonin e tij.

Për nder të Krishtëlindjeve duhet përkujtuar të gjithë veprimëtarët dhe patriotët shqipëtarë të cilët punuan shumë dhe nuk kursyenë mundin, dijën dhe pasurinë për ta ruajtur identitetin e Kombit Shqipëtarë.

Në fund po theksojm se në prag të Krishtëlindjeve diverziteti fetar është vlerë, dhe mrekulli i cili do të shërbej gjithnji për të hecur para ashtu si populli i civilizuar i cili ka histori të lashtë dhe është i mishëruar më humanizëm, dhe ideale për ti ruajtur vlerat univerzale/njerzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat