Lojërat politike të Kurtit

Opinione

Lojërat politike të Kurtit

Nga: Dibran Demaku Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 23:26
Dibran Demaku

Tri ftesat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit në adresë të fituesit të zgjedhjeve Albin Kurtit,për të marrë mandatin për formimin e qeverisë Kurti i injoroi?! Jo vetëm që i injoroi,por ai në një si përgjigje i tregon Presidentit kur mund të takohen?! Kjo i bie si ajo e njohura popullore:hajde babë t‘i tregoj arat?!...

Nuk dihet se si do të veprojë Presidenti i vendit ndaj këtij presedani nga ana e Kurtit?!Athua veprimi i Kurtit bie ndesh me kushtetuten e vendit?!Ata që merren me politikë duhet ta lexojnë kushtetuten e vendit dhe të veprojnë ashtu siç thotë Kushtetuta?!
Pas gjithë kësaj mund të shtrohet vërtetë pyetja:Ç‘janë këto lojëra politike të Kurtit?!Dhe sa do të kejohet ai kështu të bëjë lojën e tij,në kohën kur vendi dhe shoqëria kosovare ndodhen në një situatë të vështirë dhe të pa rrugëdalje?!

Mbase kushtetuta e vendit përcakton qartë se si duhet të veprohet kur ndodhë një presedan i tillë kur kandidati i zgjedhur i vendit për të marrë mandatin që i takon si fitues i zgjedhjeve,ai injoron ftesën e Presidentit,dhe kërkon nga Presidenti që ai vetë,pra Kurti të caktojë datën e mbase edhe vendin e takimit?!

Tashmë dihet botërisht se Kurti nuk e honeps dot Thaçin si president të vendit dhe në këtë mënyrë bën lojën e tij dhe sikur do t‘i thotë Thaqit se jam më i vlefshëm se ti dhe mund të luaj me ty si të dua?!...A do ta pranojë Presidenti Thaqi një lojë të tillë të Kurtit nuk dihet,por ajo që dihet është se në këtë mënyrë vendi do të mbetët edhe për një kohë të gjatë pa institucione?!...Kjo situatë e krijuar i shkon për shtati vetëm Ramushit,i cili mbase do t‘a mbarojë mandatin e tij katërvjeçar si kryeministër në detyrë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat