Pensionistët e mbetur që nga pas lufta 25 mijë pensionist vdiqen pa i realizuar të drejtat e pensionit

Opinione

Pensionistët e mbetur që nga pas lufta 25 mijë pensionist vdiqen pa i realizuar të drejtat e pensionit

Nga: Ismail Muçiqi Më: 1 janar 2020 Në ora: 14:27
Ismail Muçiqi

Në të gjitha shtetet e dalura nga ish SFRJ- sistemi i pensioneve ka mbetur në parimet e mëparshme si sistem i Bizmarkut, ose sistemet e kombinuara me fonde vullnetare per kursimin pensional. Fondi i trustit të kursimeve tani posedon 1.7 miliard euro me të cilat me kostën e pensionisteve kontributdhënës.

Nga ato mund të paguheshin pensionet për 17 vjet ose mjetet e grumbulluara të fondit arrinë shumën prej 180 milion të cilat do të ishin të mjaftushme për pagesën e pensioneve për më shumë se 19 muaj. Raportet e Bankës Botërore të krahasuara me standartet e përcaktuara në sektorin për luftimin e varfërisë, konstaton se mbi 52% të pensionisteve kosovar, jetojnë në pragun e varfërisë. Sistemi për sigurim pensional- invalidor" gjenerata e financon gjeneratën", në Kosovë u përjashtua pa të drejtë më arsyetim se tani "trusti" do ta zavendësoj fondin për kursime pensionale.

Ky fondacion deri më tani nuk morri kurfar përgjegjësi për pensionistët aktual. Por trusti me përkrahjen e shtetit grumbullon mjete financiare. Me ligjë i cili e obligon punëdhënësin dhe të punësuarin që të ndaj (5+5%) dhe ato mjete arrin shumën prej 1.7 miliard euro. Për fat të keq këto mjete të deponuara menaxhohën nga qendrat financiare Botërore pa asnjë efekt për pensionistët e Kosovës.

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës është themeluar me 4 maj 1947 duke u shtrirë në afro 400 shoqata të organizuara në 30 organizata komunale gjithandej Kosovës. Lidhja e Pensionistëve të Kosovës konsideron se ka munguar përkrahja invididuale dhe kolektive të pensionistve- invalidve të punës dhe shfrytëzuesve të pensioneve familijare të cilave ju është bërë pa drejtësi e diskriminim qe nga viti 1992. Atëhere kur pushteti okupues i Serbisë me dhunë i suprimoj organet legjitime, i uzurpoj objektet mjetet dhe të drejtat e sistemit pensional të Kosovës.

Atë diskrminin e vazhdoj edhe Unëmik-u, por edhe pushteti ligjitim i Republikës të Kosovës. Kjo bëri që edhe sot nuk kemi ligj të mirëfillët të sistemit pensional i cili ka bërë që ende nuk është zgjedh në mënyrë të drejt statusi i pensionistëve. Gjendja aktuale e kësaj kategorie të shoqorisë tregon se qe nga janari i vitit 2016 nuk ka rritje të pensioneve, dhe gjendja sociale ekonomike gjithnjë më e vështirë po ja vështirëson jetën kësaj kategorie, numri i të cilve për ditë e më shum po zvoglohet nga mosha dhe nga vdekjet natyrore. Partit politike dhe Instuticionet përgjegjëse nuk u morrën asnjëhere seriozishtë për mbrojtjen e pensionistëve kontributdhëns të cilët me dekada punuan pa e kursye mundin dhe dijën për të ndërtuar vendin. Duke dhënë kontribute nga të ardhurat personale të cilat në bazë të ligjeve Ndërkombëtare i garantojnë individitë- pensionistit që ta gëzojnë pensionin e merituar për një jetë dhe pleqëri të dinitetshme në shoqërin kosovare të pasluftës.

Me vetë dije apo pa të ndodhën anomalit të shumta të cilat degraduan dhe sollën shum deformime në agjensit e pavarura dhe në bordet e ndryshme të instuticionet e shtetit. Të gjitha këto kan ndikuar në rritjën e shkallës të diferencave edhe në sektorin e të ardhurave personale të cilat kan ndikuar drejtëperdrejt në pa knaqësin e qytetarëve dhe kan sjellë pa barazi gjithëandej. Në fundë po theksojmë se një shtet i cili pas 20 vitesh nuk është në gjendje ta formoj sistemin pensional dhe invalidor dhe përmes të cilit do të zgjidhet edhe qështja e mbrojtjës ligjore dhe kushtetuese të kësaj kategorie të mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat