Aman, sa i neveritshëm ke qenë mbrëmë aq shumë na shurdhove e na ke ndejtur mbi krye sa që nuk mund tët' duronim.
Sidomos, e padurueshëm dhe e neveritshme ishte ajo krekosja e ardhjes sate. Çfarë duash bën me ne s'të frikohemi, sa të duash na jep padrejtësira, pikëllime, hidhërime e të këqija, hiç gajlen s'ta kemi, asfarë urimesh e dëshirash s'kërkojmë prej teje, s'të kam festuar e dashur kur kam qenë i ri, në vitet e ish-jugosllavisë, kur gjithë rinia të festonte, gëzoheshin me ardhjen tënde, ne të mohonim e s'donim të dëgjonim për vitin e ri. Se kemi dashur 2019 e ku ty, çdo ditë, javë e muaj e kemi kritikuar e sharë për shkak gënjeshtrave të saja.
Tërë natën gëzohemi me ardhjen tuaj me ushqime, raki, këngë e valle, me çfarë do lloje fjalësh të bukura urimesh, dëshirash e gëzimesh, kurse ju sa vini na e ktheni me të keq, të gjitha urimet tona i ktheni në mallkime njerëzore.
Pa më trego ty 2020, çfarë të mire motra apo vëllai yt, 2019, i ka dhënë njerëzimit?, përveç sëmundjeve, tërmeteve, vrasjeve, vdekjeve, gënjeshtave politike, sociale e ekonomike kurrgjë tjetër. Na tregoni, ju 2020, ku do dalloni prej 2019?, askund. Përsëri premtime e gënjeshtra politike, brenga, halle, fjalosje, përgojime, egoizma, varfëri, egërsira, urrejtje, drogëra, kriminalitete, sëmundje, vdekje e shumë pak gëzime e lumturi.
S'të duam, s'ka gjë dhe prej teje, 2020, ti vetëm dhuron, mbush, palon e ua shton njerëzve vitet, kurrgjë tjetër.