17 vjet pa luftëtarin besnik të atdheut, Kolonel Tahir Zemaj

Opinione

17 vjet pa luftëtarin besnik të atdheut, Kolonel Tahir Zemaj

Nga: M.A. Sami Blakaj Më: 2 janar 2020 Në ora: 12:34
Kolonel Tahir Zemaj dhe Sami Blakaj

Janari i këtij viti shënon shtatëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së luftëtarit besnik të Atdheut, strategut ushtarak dhe njeriut të pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë, Kolonel Tahir Zemaj.  

4 janari i vitit 2003 nuk ishte një ditë e zakontë për Kosovën, në fakt ishte një ditë e zymtë për vendin tonë, ishte dita kur dora gjakatare tinëzisht vrau kolonel Tahir Zemajn, të birin e tij Enisin dhe veprimtarin e shquar politik, Hasan Zemaj.

Vrasja e kolonel Tahir Zemajt ishte vetëm njëra nga vrasjet e pas luftës në Kosovë të organizuara dhe të skenuara nga ata që mendonin dhe vepronin ndryshe nga kolonel Tahir Zemaj dhe bashkëluftëtarët e tij, nga ata që asnjëherë nuk ia deshën të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Tinëzaret dhe dashakeqësit e Kosovës nuk kursyen asgjë nga skenari i tyre për vrasjen e Tahir Zemajt, madje ata nuk kursyen as jetën e djalit dhe kushëririt të tij, të cilët në ditën kritike ndodheshin së bashku me kolenelin Zemaj.

Vrasja e Tahir Zemajt nuk ishte thjesht vrasje e një figure të lartë ushtarake, ajo ishte më shumë përpjekje për të vrarë atë që me luftën dhe heroizmin e tij arriti të hynte për së gjalli në historin më të re të Kosovës, atë që më bashkëluftëtarët e tij arriti të bënte realitet ëndrren e ç’do shqiptari.

Tahir Zemaj, ndonëse ishte i djathtë dhe ishte gjithnjë në krah të presidentit historik Ibrahim Rugova, megjithatë ai në misionin e tij prej ushtaraku ishte i pa anshëm dhe jo politik.

Kolonel Zemaj me gjithë forcën e tij intelektuale dhe ushtarake u angazhua maksimalisht për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike, por krahas tyre përgatiti ushtrin e fortë e cila do ti rezistonte armikut.

Përgatitjet e tij ushtarake në mbrojtje dhe shërbim të Kosovës ishin shumë vjeçare dhe ai së bashku me ushtarakët e tjerë të kalitur mirë si Agim Ramadani, Sali Çekaj e shumë ushtarak të tjerë, krijuan dhe udhëhoqen Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), e cila atëbotë vepronte nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe ministrit të atëhershëm, Ahmet Krasniqi.

Tahir Zemaj, epror dhe ushtarak me përvojë gjatë luftës në Kosovë ishte i përqëndruar më shumë në zonën e Dukagjinit, zonë kjo në të cilën u zhvilluan luftime të ashpra përballë makinerisë serbe.

Betejat tashmë të njohura jo vetëm për zonën e Dukagjinit, por për gjithë Kosovën, ishin beteja e Logjës dhe ajo e Llukës, e që ishin nën udhëheqjen e tij. Pikërisht lufta dhe betejat e fituara prej një ushtaraku dhe strategu të luftës siç ishte kolonel Tahir Zemaj, ishin arsyet që shtyn armikun të mos ndalej drejt përpjekjeve të tij për ta bërë atë që nuk kishin mundur ta bëjnë gjatë luftës, për të vrarë atë që në luftë ishte i pa kapshëm dhe i pa prekshëm për armikun, për të vrarë atë që ishte simbol i mbrojtjës dhe shpresës për popullin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Tahir Zemaj nuk vdiq në luftë edhe pse shkoi për të vdekur, por ai u vra tinëzisht nga kriminelët e trathtarët, ai u vra nga ata të cilët flisnin shqip, por që në fakt nuk kishin gjak shqiptari.

Vrasja e kolonel Zemajt tashmë po rrumbullakson shtatëmbëdhjetë vjetorin dhe në këtë përvjetor me të drejtë duhët thënë se ai ishte dhe mbeti hero për kombin shqiptar.

Megjithatë  është për të ardhur keq që edhe sot në 17 vjetorin e vrasjes së trefisht, kolonel Tahir Zemajt më të birin dhe kushëririn e tij, kriminelët akoma veprojn të lirë në Kosovë.

Fatkeqësisht strukturat kriminale që gjatë luftës dhe sidomos pas saj vranë, torturuan dhe poshtëruan figurat më të çmuara dhe më të ndritura të kombit tonë, edhe sot e kësaj dite gjejnë mbështetje politike nga ata që dikur përfaqësuan krimin, ndërsa sot përfaqësojn dhe flasin për „anti-krimin“.

Vrasjet e ndodhura pas lufte në Kosovë dhe mos zbulimi i këtyre vrasjeve padyshim që në popull kanë shkaktuar dhe do shkaktojn; huti, frikë, urrejtje, xhelozi, armiqësi dhe mbi të gjitha pasiguri tek qytetarët e këtij vendi, e të cilët si shpresë të fundit dhe të vetme kanë gjetur ikjen nga atëdheu i tyre për të cilin ata dhe familjarët e tyre nuk kishin kursyer asgjë, madje as edhe jetën e tyre.

Rastet e pa zbuluara të vrasjeve politike padyshim se nuk përfshijn vetëm rastin e kolonel Tahir Zemajt, por fatkeqësisht ato janë të shumta dhe si të tilla vlenë të përmendën; rasti i vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë, ai i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës në Prishtinë, ai i Smajl Hajdarajt në Pejë si dhe shumë vrasje të tjera të intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar që padrejtësisht dhe pa mëshirshëm u vranë gjatë luftës dhe pas saj.

Të gjitha këto vrasje politike kishin një emërues të përbashkët e që përbëhej nga tri shkronja, LDK (Lidhjen Demokratike të Kosovës). Ky qëllim i përbashkët vrastar synonte përmbysjen e partisë së parë politike në Kosovë (LDK), duke i vrarë kështu anëtarët më të devotshëm të kësaj partie, vrasje këto që nuk u zbuluan asnjëherë deri më sot.

Ndërsa sot, pikërisht kjo parti politike, LDK sëbashku me VV-në pritet të kenë në duar udhëheqjen e shtetit, udhëheqje kjo që do të nënkuptonte qeverisje me duar të pastërta, një qeverisje e cila do të mbështetej në drejtësi dhe jo anasjelltas, siç ka ndodhur deri më tani.

Është koha e fundit që institucionet e ndjekjes dhe ato të drejtësisë të veprojnë në Kosovë dhe kësisoj të udhëhiqen nga parimi human „çdo drejtësi e vonuar, është pa drejtësi“. Këto institucione duhet të reagojn sa më shpejt në gjykimin e drejtësisë, sepse në të kundërten asnjëherë nuk do të ketë qetësi dhe aq më pak drejtësi në Kosovë.

Fundja, ky është obligim ligjor, politik e moral që Kosova domosdoshmërisht duhet ta kryej para qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat