Gjykata Speciale dhe aferat e improvizuara ndaj UÇK

Opinione

Gjykata Speciale dhe aferat e improvizuara ndaj UÇK

Nga: Mr.Sc Shpend Salihu Më: 3 janar 2020 Në ora: 17:50
Mr.Sc Shpend Salihu

Për fat të keq, pamvarësisht asaj se Serbia kreu akt gjenocidal dhe krime ndaj njerëzimit në Kosovë, ku pos vrasjeve dhe persekutiemeve dhe kishim dëbim masovik të popullatës, çfarë është gjenocid tipik ndaj një etniteti të caktuar, qysh ishte ndaj komunitetit mazhoritar Shqipëtar në Kosovë nga aparati hegjemonist i sistemit të aparteidit Serbi i instaluar në Kosovë jo vetëm gjatë luftës por edhe prej suprimimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës në Mars 1989.

Mos të harrojmë se UÇK ishte forcë guerile e më pas strukturë e uniformuar ushtarake që kishte përkrahjen e NATO dhe kishte karakter defanziv, mbrojtjen e integritetit të Kosovës dhe popullatës së saj, andaj të flitet për krimet e UÇK është diç e paprecedent, sepse kishte karakter mbrojtjes së integritetit fizik dhe moralit e dinjitetit kombëtar të qytetarëve të Kosovës në trollin e vet. Si mund të flitet për krime të UÇK derisa kemi afërsisht 14.000 viktima Shqipëtar e me mijëra gra e femra të përdhunuara, kur kishim të burgosur politik, vetëm pse mbrojtën kauzën e interesin Shqipëtar, kur forcat Serbe bën çmos ta thejnë vullnetin e kombit Shqipëtar për mëvetësi dhe sovranitet në trollin e vet. Shtrohet pyetja, për çfarë krime të UÇK flitet? Asnjë provë as në gjykatë të Hagës e as më pas nuk arriti të argumentojë implikimet e ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së në çfarëdo krimi gjatë luftës në Kosovë. Rastet e montuara siç ishin Kleçka, Bllaca dhe Drenica dolën të ishin një farsë dhe paradë për eliminimin e krahut të luftës nga skena politike. Andaj shtrohet pyetja deri kur do të vazhdojë terrori dhe persekutimi i pjesëtarëve të UÇK? Deri kur këta pjesëtar të devotshëm që mbrojtën pragun e shtëpive tona do të përdhunohen nga media të caktuara e të quhen kriminelë, vrasës, hajna etj a duhet ne dhe ato qarqe të Serbofilave të na vie turp, kur bëjm përdhunimin e vlerave të luftës dhe ushtrisë sonë martire e cila pati dhe ende ka përkrahjen e një pjese të konsiderueshme të strukturave të NATO. Mobilizimi i luftëtarëve në Kosovë dhe diasporë ishte një mision shumë i rëndësishëm, sepse çdo ushtarë që u fut në luftë ishte i vetëdijshëm se ose do vdesë ose do jetësojë pamvarësin e Kosovës, këta bij e bija sakrifikuan çdo gjë që ne të na sjellin lirinë, fal angazhimit dhe përkushtimit të tyre u futën trupat e NATO në Kosovë, po të vazhdonim me rezistencë paqësore gradualisht do të asimiloheshim dhe dëboheshim nga trojet tona dhe shkijet me memorandumin e tretë të Dobrica Qosiq, Smilja Avramov, Drazha Markovic, Antonie Isakoviç etj do realizonin kolonizimin e Kosovës, që ishte predikuar nga radikali Serb Vojisllav Sheshel, andaj nëse duhet të flasim për Specialen duhet të trajtojmë krimet Serbe ndaj Shqipëtarëve e jo UÇK e cila mbrojti vlerat dhe dinjitetin e kombit Shqipëtar në Kosovë. Ju lus të ndalet parada nga qarqe të ndryshme mediale sepse kjo është vetëm duke i irrituar masat e gjëra e kjo propagandë duhet të ndalet e Specijalja të zhbëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat