Rama në shërbim të Erdoganit

Opinione

Rama në shërbim të Erdoganit

Nga: Kolonel Hajro Limaj Më: 4 janar 2020 Në ora: 10:55
Kolonel Hajro Limaj

Dorezimi me daten 1.1.2020 i mesuesit Harun Celik nga autoritetet shqiptare presidentit me totalitar te kohes,Erdogan, ngjalli nje reagim te shpejt dhe shume te madh ne median shqiptare dhe turke.

Ndersa Eurodeputetja Ramona Strugariu kur I arrestuari ndodhj akoma ne Rinas,i drejtohet urgjentisht Rames duke I kujtuar atij ligjin dhe i kërkon të mos e ekstradojë në Turqi.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,

Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni HarunÇelik në Turqi!” .Po cfare shpreh neni ne fjale : “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese”

Ndersa, bashkëshorja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të rregjistruar në Kazakistan kërkojnë ndihmë për te shpëtuar babain e tyre.

“Nëse e çoni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”, thonë ata.

Nje pjese e rendesishme e medias turke,si edhe ajo shqiptare action e kundraligjshem te dorezimit te mesuesit e vlersojne si pjelle e marreveshjeve qe ka bere Erdogani me Ramen,vecanerisht ne takimin e fundit per nje kohe 1.5 ore pa presence e askujt tjeter.Gazetat aktifhaber dhe bolmedja kryertikujt I kane “Krahu I zgjatur I Erdoganit ne Shqiperi “,ku ne mes te shkrimit jane vendosur fotografite e takimit Erdogan-Rama.

E gjithe kjo veprimtari e kundraligjeshme,te cilat fatkeqesisht Shqiperine po e largojne per dite e me shume nga Europa,ashtu si larguan Turqine e Erdoganit,duhet te sqarohen me te gjitha shkeljet e bera dhe ashtu sic u veprua ne Kosove duhet te merren masa te ashpera.

Mësuesi Harun Çelik,kishte ardhur ne Shqiperi per te kerkuar mundesite e kalimit transit per ne Kanada,ku do te kerkonte sterhim politik.Do te shkonte prane disa shokeve te tij,te cilet nga perndjekjet terroriste te Erdoganit kishin mundur te sistemoheshin atje.Me nje vize te siguruar ne Kosove ai u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.Edhe pse ai luftonte ti shpetonte kesaj perndjekje te kundraligjeshme,te cilen e spiegoi ne hetuesi gjykata e Tiranes e denoi me 5 muaj burg, dënim mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë.

Me daten 1 Janar,sapo ai ka dalë nga burgu, drejtoria e Emigracionit, e cila i ka zyrat ne Laprake,e ka rrembyer Çelik-un, dhe e izoloi disa ore ne ambientet e saj.Rreth ores 19 me makina te perforcuara policie,sikur ishte nje terroriste qe kishte vrare njerez dhe perbente rrezikshmeri njerezore e cuan ne hyrjen e majte te aeroportit ne nje dhone izolimi.Ndersa ne oren 20.35 me avionin e Stambollit e nisen te lidhur per ta dorezuar ne Turqi.Mediat turke shkruajne se ne kete operacion kane marre pjese edhe oficere te Shikut te ardhur nga Turqia.

Avukati shqiptar deklaroi se kane kerkuar me shkrim qe mesuesit Harun Celik ti jepej sterhim politik ne Shqiperi,sic ben e gjithe europa per keto raste,por autoritet shqipatre as e kane denjuar.Shkelja tjeter e ligjit shprehet avukati qendron se atij duhej ti liheshin 4 dite ne pritje,ku kishte te drejten edhe te apelimit kunder ekstradimit.Por urdheri I Erdoganit duhej te zbatohej me cdo kusht,sepse ai prej vitesh e ka kthyer shqiperine ne nje vend vassal me kaq shume pasoja.Nuk I mjaftoingritja e mozeleumit per 245 “deshmoret turq ne kodrat e Liqenit, e cila edhe kjo perben shkelje ligjore dhe nje veprimtari pa asnje lloj transparence,por kerkonte ta fuste Shqiperine ne listen e zeze,ku perfshihen vendet e Afrikes dhe Kosova per dorezimin dhe rrembimin e 100 mesuesve te pa fajshem.Te “fajshem” sepse kane punuar apo punojne ne institucionet arsmore te predikuesit fetar Gylen.

Eshte fatkeqesi kombetare kur qeveritare apo politikane shqiptare behen pjese dhe mbeshtetes te strategjise se Erdoganit,strategji te cilen e kane injoruar SHBA dhe te gjitha shtetet e Bashkimit Europian.Gulenin dhe shkollat qe shtrihen ne 160 vende te botes nuk I njofin aspak si organizata terroriste,perkundrazi ato kane mbeshtetjen e nevojeshme te ketyre shteteve.Te perndjekurit e ketyre shkollave me nje here u kane dhene dokumentat dhe shtetesine ne Gjermani,Hollande,Kanada,Amerike e kudo.Ndersa Shqiperia qe pretendon te hyje ne BE,por qe realisht te gjithe veprimtarite qe ben jane kunder BE-se nuk u jep mesuesve te kolegjeve ne shqiperi as strehim politik dhe as shtetesine shqiptare,te cilen ua ka dhene me pare.Pra qeveria shqiptare eshte kthyer plotesisht ne varies te urdherave politike te Erdoganit, I cili sot ne boten demokratike vlersohet si shkaterrimtari I shtetit demokratik dhe ligjor ne Turqi, ku I ka mbushur burgjet me kundershtaret politike,me ushtaraket e larte dhe me kedo qe shprehet dhe ka mendim ndryshe nga Erdogani.

Mesuesi I pa fajshem ne raport me shtetin turk, ne oret e von ate mbremjes se dates 1 Janar u fut ne qelite e drejtorise se luftes kunder terrorizmit.Pra terrorizmi !!!.Sepse Erdogani mesuesit e ketyre shkollave I quan anater te organizates “terroriste FETO.Ai tani do te turturohet dhe do te dhunohet dhe pjesa kryesore e jetes qe I ka mbetur,po u rezistoi torturave ,do ti kaloje ne burgjet me te ashpera.Kete denim e ka nga autoritetet shqiptare qe nuk zbatuan ligjet e Konventes Europiane dhe ligjet shqiptare.

Fatkeqesi.Kur njeru nuk mendon se cfare pasojash do te kete nje njeri qe per tu shpetuar perndjekjeve te Erdoganit lufton te te sistemohet dikush,ndersa autoritet shqiptare e groposen ate dhe familjen e tij perfundimisht.Shqiperia dhe shqiptaret gjte luftes se dyte u bene strehe per te shpetuar hebrejte qe perndiqeshin nga Hitleri dhe sot Izraeli e kujton kete perkushtim njerezor.Por per fajet e qeverise Rama,I cili votoi se bashku me vendet islamike kunder kalimit te qendes se qytetit ne Jeruzalemin Lindor,kryeministri I Izraeli anulloi viziten e planifikuar ne Shqiperi dhe me vone shkoi ne Sofje dhe kohet e fundit ne Athine.Prandaj populli I zgjuar shqiptar thorte “Me thuaj me ke rri te te them se kush je “.Po ndenje dhe merr urdhera nga Erdogani Shqiprine po e con ne humnere.Por Shqiperine nuk e kane ne dore invide kalimtare ne krye te qeverise.Ate e ka ne dore populli shqiptar, I cili ne kushte te qeta do te shkruaje historine e seicilit prej ture.

*Ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

*Sot Drejtor I Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat