Migrcioni një fenomen i pandashëm i shoqërisë, arsyet dhe faktorët

Opinione

Migrcioni një fenomen i pandashëm i shoqërisë, arsyet dhe faktorët

Nga: Dr Abdulah Ahmedi Më: 5 janar 2020 Në ora: 17:55
Dr Abdulah Ahmedi

Ka shumë arsye ekonomike, sociale dhe fizike-gjeografike pse njerëzit emigrojnë dhe ato zakonisht mund të klasifikohen në faktorë shtytës dhe tërheqës. Cilat janë faktorët shtytës dhe tërheqës?

Faktorët shtytës janë ata që lidhen me vendin e origjinës;

Faktorët tërheqës janë ata që shoqërohen me vendin e destinacionit;

Arsyet ekonomike ose motivet ekonomike janë të mëdha në të gjitha lëvizjet njerëzore, por janë veçanërisht të rëndësishme për migracionin.Faktorët tërheqës që mundet të inflioncojnë migracionin janë,për shembull, për punë më të mirë, paga më të larta,premtimi për një "jetë më të mirë".Ndonjëherë do të thotë se ky migracion inkurajohet nga vendi i destinacionit, për shembull, mundet të jetë rasti me krahunë i punës ose "ikja e trurit".Faktorët e shtytjës priren të jenë përmbysja e saktë e faktorëve tërheqës si, për shembull, mbipopullimi,papunsia,paga të ulta, varfëria.

Kjo mungesë e mundësive ekonomike ka tendencë t'i shtyjë njerëzit të kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit të origjinës së tyre. Një shembull i kësaj është migrimi i krahut të punës ku ata shpesh punojnë me paga të ulëta, me orë të gjata në punë në bujqësi, ndërtim dhe punë shtëpiake. Është e vështirë të klasifikosh këtë çështje thjesht me faktorë shtytës, sepse shpesh faktorët që lidhen me vendin e origjinës janë po aq të rëndësishëm sa faktorët që lidhen me vendin e destinacionit. Por, ky migrim mundet të quhet si nji migrim i detyruar që përdoret gjithashtu për përfitime ekonomike.

Arsyet sociale kanë tendencë të përfshijnë migracionin e detyruar. Kështu,faktorët tërheqës mundet të jenë: toleranca fetare,lidhjet familjare, bashkimi familjar. Kurse faktorët shtytësimplikojnë intolerancën ndaj një grupi të caktuar kulturor, politik, racor, fetar.

Arsyetfizike-gjeografike, tek faktorët tërheqës mundemi të fusim mjediset tërheqëse, siç janë malet, bregdetet dhe klimat e ngrohta,për shembull, Alpet tërheqin popullsinë për jetë më dinamike dhe atraktive. Bregdetet tërheqin migrantë, veçanërisht pensionistët, shumë aktuale në kohën e fundit, të cilët kërkojnë dimra më të ngrohtë.Kurse tek faktorët shtytësmundet të fusim fatkeqësit natyrore, si shembuj do të ishin thatësirat, tëremetet, vërshimet që çojnë popullsinë që të braktisë vendin e origjinës. Lista e arsyeve dhe faktorve që nënvizojnë migracionin nuk është egzostive por ç’ka është e vërtet është ajo se migracioni mbetet një fenomen i pandashëm i shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat