Rama e Thaçi zbatojnë urdhërat e Erdoganit

Opinione

Rama e Thaçi zbatojnë urdhërat e Erdoganit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 janar 2020 Në ora: 15:08
Sherif Ramabaja

Kosova më 2018 papritur ia ekstradoi 6 shtetas turq Turqisë. Ky ekstradim kishte ngjallur reagime të shumta si në planin e brendshëm, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kryeministri Haradinaj ishte arsyetuar që nuk dinte asgjë. Sështë çudi, në Ballkan mund të ndodh gjithçka dhe udhëheqësit shfajësohen sikur të ishin qytetarë të thjeshtë. Po Haradinaj për ta larë veten kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brenëshme dhe atë të Intelegjentës. Kryetari i Kosovës Thaçi, kishte heshtur. As nuk kishte pranuar se ai qëndron prapa ekstradimit, po as nuk e kishte mohuar. Ai ishte fshehur si struci duke pranuar falenderimet e Erdoganit për ekstradimin.

Këto ditë Rama shfajësohej se s´është tradhëtar i kombit, kurse bënë ekstradimin e shtetasit turk, duke rënë ndesh me ligjet ndërkombëtare. Kjo tregon rrugëtimin e përbashkët Thaçi - Rama drejtë Turqisë së Erdoganit dhe largimin gjithnjë më të madh nga EU. S´janë aspak të çuditëshme deklaratat dëshpëruese të herë pas herëshme të Thaçit dhe Ramës kundër EU. Po çfarë mund të pritet nga EU kur si Thaçi po ashtu edhe Rama ndërmarrin këso veprimesh. Kosova dhe Shqipëria po i vuajnë veprimet e tyre duke qenë të izoluar dhe të margjionalizuar. Derisa shqiptarët zgjedhin dhe lejojnë që persona të tillë të na udhëheqin, nuk duhet të presim nga EU të kemi fat më të mirë.

Siç është e ditur, Erdogani me ndihmën e Thaçit ka blerë Kekun dhe Aeroportin e Prishtinës, dy objekte kapitale fitimprurëse më të mëdhatë në Kosovë. Si ngushllim Erdogani na ka ndërtur qindra xhami duke na kthyer si vazal të Perandorisë Otomane. Në Shqipëri Rama pasi ka dështuar në planin e brendshëm dhe së fundi edhe në atë ndërkombëtar, si ka mbetur tjetër përpos t´i tradhëtoi interesat kombëtare. Ai si duket nga dështimet nuk është në gjendje ta kontrolloi më veten. Së pari me Vucicin kundër interesave të Kosovës, thurë plane me Minishengenin që më tepër është një absurditet nga i cili dëmtohen interesat shqiptare. Ramës Me dështimin e hapjes së bisedimeve me EU si ka mbetur tjetër, përpos t´i afrohet Serbisë, turqisë dhe Rusisë që për shqiptarët do të ishte vetëvrasje politike.

Tash së fundi me ekstradimin e qytetarit turk në kthetrat e Erdoganit, dëshmoi se ai rrugën për EU e ka të humbur. Shtrohet pyetja si mund ta heqin këtë të keqe shqiptarët që rëndon gjithnjë e më rëndë në qafën e tyre? Partia Socialiste nëse don ta mbroj kombin, gjë që nuk dyshojmë, duhet të gjej forcë dhe të lirohet nga kryetari i saj Rama. Të kërkoi shkarkimin e tij dhe të zgjedh udhëheqësin që i përgjigjet interesave shtetërore dhe kombëtare. Me një personalitet të tillë, ne shqiptarët si në Shqipëri e Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegje jemi të humbur.

kush ndoshta mendon se është ekstraduar vetëm një person, po për EU, SHBA dhe forcat demokratike është e pafalshme. Konsekuencat ndoshta nuk thuhen haptas, po do të jenë të fuqishme kundër shtetit shqiptar. Kosova e humbi besimin me 2018 me ekstradimin e shtetasëve turq, gjë që pasojat edhe sot po ndihen. Një nga shkaqet për mos liberalizimin e vizave, rëndon edhe kjo mbi Kosovën. Ishte dëshmi se gjyqësia nuk funksionon dhe është dëshmi e fuqishme se Erdogani merr vendime për Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo mbjell frikë në EU kur dihet se Erdogani është një autokrat dhe diktator i cili me çdo kusht po përpiçet ta ringjallë Perandorinë Otomane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat